Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini

| E premte, 21.08.2009, 08:49 PM |


INTERVISTË  ME  DREJTORIN  E  SHTËPISË    KULTURËS 

 “ ABDULLA  KRASHNICA “  NË  PRESHEVË  Z. NASER  NUREDINI

 

KULTURËN DUHET KULTIVUAR NË VAZHDIMËSI

 

Nga Bilall MALIQI

 

Shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë kohëve të fundit u ballafaqua me ndërrime drastike të udhëheqësve.Prej vitit 2005 e tutje u ndërruan dy drejtor të kësaj shtëpie akoma pa i mbushur mandatet e tyre, njëri me tri vjet ushtrues detyre dhe tjetri me një vjet punë në këtë shtëpi që promovon kulturë.Shkaqet që më shtyen të bëjë këtë intervistë me drejtorin e ri të kësaj shtëpie z. Naser Nuredini ishin pikërisht disa interesime për shpjegim para opinionit, për këtë problematikë dhe për pyetje tjera me interes pë kulturën  tonë, e që z.Nuredini me dëshirë iu përgjigj kësaj interviste...

 

 

Kohë më parë  subjekti  juaj  politik ju  ngarkoi  me  detyrën e drejtorit    shtëpisë     kulturës , na thuani  se    çfarë  gjendje  e gjetët  këtë  institucion  kulturor ?

 

 

     - Si  rezultat  i  krijimit  të një shumice    re në  udhëheqjen komunale , unë    nga  fillimi  i  muajit  korrik u  caktova    funksionin e  u.d. të  drejtorit të  këtij institucioni. Me  profesion  jamë  ekonomist  i  diplomuar  kurse  politikisht  vijë  nga  radhët  e Partisë  Bashkimi Demokratik  i Luginës  por  thellësisht  i  bindur  se përkatësia  partiake  nuk  guxon    ndikojë    asnjë mënyrë    ndonjë  punë  apo  veprim    njëanshëm në  këtë  institucion . Sa  i  përket  gjendjes      cilën  e gjetëm këtë  institucion  unë  mendoj  se kjo  tanimë  botërisht  është  e njohur  për    gjithë  ; me  infrastrukturë    filluar  kaherë  dhe    papërfunduar  ende , flas  për  objektin  e  shtëpisë    kulturës ,  me  mungesë    paisjeve  teknike që  janë të  nevojshme  për  punë , me  llogari    boshatisur  financiare , por  gjithnjë  me  shpresë në  tejkalimin e  këtyre  vështërsive që  kultura    marrë dhe    ruaj  vendin  e  merituar    shoqëri.

 

Kultura

 

Naser Nuredini
Naser Nuredini
Çfarë  na  thuani  për  rrjedhat  kulturore  deri  tani në  komunën  tonë  kur  ju nuk                                      ishit  drejtor ?

 

    -Ne  jemi munduar      përcjellim  për    afërmi  të gjithë   aktivitetet dhe punët që

ndodhin  jo  vetëm    këtë   institucion   kulturor  por  edhe    organizatat  dhe  institucionet tjera të  komunës  , por  meqenëse  është  fjala për  rrjedhat  kulturore  , unë  do    thoja  se edhe  kultura  është  reflektim  i  gjendjes  momentale  nëpër    cilën  kalon popullata  jonë , me    gjitha  vështërsitë  dhe  problemet  me    cilat  përballemi për  çdo  ditë drejt  ruajtjes  ,  kultivimit  dhe  avansimit    kulturës    përgjithësi . Nuk  guxojmë    jemi    kënaqur  asnjë  herë me    arriturat    kulturë sepse vazhdimisht  ekziston  diçka e paarritshme, po    këto  kushte  dhe  rrethana në    cilat  jetojmë  dhe  veprojmë.

 

 

Çka  mendoni – “ çka  do    thotë  kultura  për  një  komb” ?

 

-Unë  mendoj  se  kultura  është  shpirti  i  një kombi –  dihet  se shpirti sipas  një  thënie  nuk  vdes  kurrë .

 

Viteve    fundit  u  bënë  ndërrime  drastike të  udhëheqësve kulturor në  këtë  shtëpi , mos  vallë kultura  pakashumë  është  politizuar ?

 

     -Unë  nuk  do    thoja  se  janë  bërë  ndërrime  drastike , por  janë bërë  ndërrime    i janë përgjigjur   realiteteve të  krijuara  nga  vullneti  i  lirë .Kulturën  nuk  e  prodhon  udhëheqësi  i  këtij  instutucioni  por  ai  duhet të  dijë  të menaxhoj  dhe    jetë  gjithnjë në  shërbim    atyre    prodhojnë  kulturë dhe  ate  jo    një  lëmie  apo  sfere    kulturës sepse  kultura  është  shumë  e  llojllojshme dhe  shumë  e  begatshme. Me  rëndësi është që    udhëheqësin  e  institucionit të  kulturës  mos     shiqohet  nga  prizmi  politik , por    një  njeri    duhet    jetë   i  hapur  për    gjithë  ata    interes   kanë  kulturën , kuptohet  gjithnjë duke  pasur  parasysh  mundësitë  financiare pa    cilat  sot  nuk  mund të  bëhet  kulturë.

 

Angazhimi

       

Tani  jeni  njeriu  i  parë  i  kulturës    komunën  tonë , na  thuani  sa  do    jetë  angazhimi  juaj  për    ecur  përpara  kultura    komunën  tonë?

 

      -E  thashë  edhe    parë jo  njeriu i  parë  i  kulturës por  njeriu  i  parë    shërbim    kulturës , duke  u  munduar që t’i  jipet  hapsirë të  gjithë  atyre     interes  kanë  kulturën  dhe  jetojnë  për  kulturën  , por  jo  edhe  për  ata      kulturë  shohin  vetëm  anën  materiale , sepse    besoni mundësitë  i  kemi  tepër    kufizuara kurse  nevoja  për    mbajtur gjallë  kulturën  është    shumë   se  kurdoherë    parë .Këte e them  duke  u  mbështet në kushtet  dhe  rrethanat    mbretërojnë në komunë  dhe  rajon të  cilat  janë mjaft të  ndërlikuara dhe    them  edhe    tendosura . E  para    rrezikohet    këto  rrethana është  pikërisht  kultura  , andaj  duhet  bërë  çmos      mbajmë   gjallë  aktivitetet kulturore  sepse  me  këte  mbajmë  gjallë  vetveten.

 

  kuadër    shtëpisë    kulturës  është  edhe  klubi  letrar “Feniks”, a  mendoni se  kanë  qenë  aktiv dhe  sa  do  ta  përkrahni në    ardhmen  këtë institucion  legjitim  letrar ?

 

     -Unë vetëm përshëndes  punën  dhe  aktivitetin  letrar të  Klubit “Feniks”i  cili në gjirin  e  vetë  tubon të  gjithë  entuziastët e  penës ,e që  sikur  e  tërë  kultura  ballafaqohen  me  shumë  probleme të  natyrave    ndryshme  e    rend    parë të  natyrës  financiare  me  shpresë    tejkalimin  e  tyre    një të  ardhme    afërt  për    krijuar  mundësi      mëdha  si    Klubit  letrar “Feniks” ashtu  edhe    kulturës    përgjithësi. Normalisht që puna dhe  bashkëpunimi  nuk  guxon    ndërprehet në  asnjë mënyrë  por  gjithnjë me  një  mirëkuptim  të ndërsjelltë për  situatën  dhe  rrethanat me    cilat  do    ndeshemi . Unë jam i  bindur se  këtu do    kemi  mirëkuptim.

 

Ndërtesa   e  shtëpisë    kulturës    brendi  ende nuk  është  finalizuar , na   thuani  kur  presim    një  ditë ta  shohim    kompletuar  ?

 

    - Po, ky  është  problemi    na  përcjell  me  vite ndaj    cilit  duhet    kemi  një  përgjigje  adekuate . Shtëpia  e kulturës  mjerisht  është   e  dekoruar  nga jashtë  por  aty  ku   zhvillohet  kultura , infrastruktura ,  vazhdon     mbetet në  gjendje  jo    mirë . Shpresoj     mirëkuptimin nga  ana e  udhëheqjes politike që  këtë punë  ta  përfundojmë disi dhe    bëjmë  aftësimin dhe kompletimin  me    gjitha  pajisjet  e  nevojshme që  i  nevojiten  një  institucioni  kulturor ,në  mënyrë    të mos  ndodhë derisa të  përfundojmë objektin nga  brenda, të  fillojë    amortizohet  nga jashtë. Kjo ndoshta  edhe më  shumë ndërlikohet duke  qenë    vetëdijshëm për  situatën  e  cila  sot  mbretëron në  nivelet  edhe  më të  larta të  shoqërisë ku  mundësitë  financiare çdo  ditë e më  shumë  janë duke  u  kufizuar dhe  vështërsuar.  

 

Vizioni  i punës  suaj  gjatë mandatit  tuaj    drejtor i  shtëpisë    kulturës .

 

    -Të  krijojmë  një  infrastrukturë të  arsyeshme për  aktivitet kulturor , të ofrohen    gjithë ata  që profesion  kanë   kulturën   kuptohet      gjitha  lëmive  të kulturës dhe  me  projekte  adekuate të  na  bëjnë    mundëshme që    konkurojmë për të  siguruar mbështetjen  financiare    këtyre  projekteve në  nivele    ndryshme    pushtetit  e që  këto  projekte të  na  shërbejnë si  programe    rëndësishme  për    marrë  pjesë  në festivale ,  manifestime  , recitale  dhe  akademi    ndryshme ,    në drejtorin , gjegjësisht udhëheqësin  e  shtëpisë  së kulturës  mos    shiqojnë    bazë     kriterit  politik  por    një  njeri    bënë  shërbim    kulturë , sepse udhëheqësit  shkojnë  e vijnë  kurse  kulturën  duhet  kultivuar  në vazhdimësi. Nëse  arrijmë  t’i kuptojmë  këto  gjëra  mendoj se mund    bëjmë  diçka    këtë  lëmi  aq    rëndësishme    jetës , por  kuptohet  vetëm bashkë .