Kulturë
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XII)
E shtune, 22.08.2009, 03:22 PM

Nga Përparim Hysi
1.Humbi koha
Humbi koha.U bë send
Si kovë që ra në pus
Mes,nesh,përnjimend
U hap një hendek si hauz.
U shurdhua gjithësia
Asgjësend nuk pipëtin
Ku vajti,ku shkoi dashuria?
Po pyet miku,Përparim.
Unë jam "valencë e lirë"
Dhe kohën e kam me tepricë
Po hiç nuk më vjen mirë
Kur ti s'bëhesh e gjallë,hiç.
Gjithmonë duhet të gjesh kohë
Makar sa t'i shkruash një miku
Fjalët të tepërta.Pa "ah" dhe "oh"
Kjo "humbje kohe" më piku.
1 gusht 2002
2.Ma kënda
Ma kënda buzën tënde të freskët
Dhe gushën,dhe gjirin ma kënda
Por unë ende nuk jam i verbët
Që të mos "ha" mjaltin që ke brënda...
2 gusht 2002
3.E pashë miken
E pashë miken që më kishe
(më mirë të mos e kisha parë?!)
Ah,si më ishte!Si më ishte!
Flori,e tëra,shkruar.
Ah,ç'sy!Ç'sy!Ç'Të them?
Të tillë,s'kam parë gjëkund
Nuk di,nuk di me ç'kalem
Ta bëj atë,nuk mund.
Po buzë e saj që vetëm qeshte
Po përse qeshte vallë?
A qeshte se dikë ajo deshte
Mos atë që ka përballë?!
Dhe është e "zënë",se s'ka se si
(se kush s'e lakmon arin?!)
Të them të drejtën,e kam zili
Dhe sa s'po zë të qarin.
Në fund të fundit,të paça fatin
Çfarë tjetër unë të them
Kam unë me cilën nxjerr "inatin"
Kam timen si mademë.
5 gusht 2002
4.Sa kontradiktor që jam
Jam një shpend me krahë kilometrikë
Që fluturoj fushave dhe pyjeve pa fund
Por dhe si mi jam;aspak karizmatik
Se bie në çarg e s'dal dot.Nuk mund.
Unë jam i guximshëm dhe i shpejtë
Siç është,përgjithësisht,një luan
Por jam delikat i pandreqshëm
I brishtë dhe i krishsëm si një xham.
I frikshëm siç ka frikë çdo gjallesë,
Por jam në gjëndje që ta mposht frikën
I dobët dhe plot me debulese
Sa për botën nuk e njoh rrezikun.
Për atdheun bëhem mburojë
Vrapoj në timen llogore
Në vritem,e kam njësoj
Sikur kthehem nga fronti me fitore.
5 gusht 2002
5.Edhe në u plaka
E ç'më duhet në u plaka
Se me moshën s'ke çfarë bën
Por kusuri nuk m'u ndaka
Po më shpon si gjëmb në këmbë.
Sepse syri im noksan
Ende seç më bredh azat
As që pyet në plak jam
Po njësoj:si djalë në vakt!
E,kështu,që thuaj,moj mike
Unë rrojta,pa u plaka
Po ti ndalu pak,fisnike
Se meraku nuk u pakka.
28 gusht 2001
6.Dashuri
Pikëllohem se të dua
Ç'është ky kusur,vallë?
Ah se ç'më ka gjetur mua
Nga ky mall seç vij vërdall.
Më pengon kjo kohë shëmër
Më pengon dhe më thotë:ndal!
Dashuria mbeti ëndërr
Dhe më vret,më vret ky mall.
Mos thuaj koha ka ndryshuar
Se po shkohet në kozmos
Asgjësend nuk ka ndryshuar
Sa dëshirën unë nuk sos.
15 gusht 2002
7.S'dua të vdes
S'dua që të vdes në këtë çast
Jo se më dhimbset jeta ime
Porse dot ty nuk të thashë
Që të dua,o shpirtja ime.
Sa ta them mendimin tim
Aq,moj,dua të jetoj
Po t'u dhimb ky shpirti im
Vdekjen bashkë e mundim,moj...
15 gusht 2002
8.Gati dy shekuj më parë
Gati dy shekuj më parë
Sherbatova e ndoqi pas Lermontovin *
Se digjeshin të dy nga një zjarr
E braktisi për të konfortin
Po ne,të dy,që jemi nga ata larg
Sa mund të thuash si "vjetedrite?!"
Pse ngurojmë që ta hedhim atë çap
Dhe unë po tretem e ti po venite.
Sikur koha ka ngecur në vënd
A ca më keq:ecën prapa?!!!
Malli na treti përnjimënd
Siç tretet akulli nga vapa.
*poet i shquar rus-mik i Pushkinit.
15 gusht 2002
9.Ajo
Ajo vjen gjithmonë me bashkëshortin
Kujdeset që të ulet përballë
Në ngasje më vë mua,zëmërdobtin,
Karshillëkut s'i bëj dot ballë.
Se ka një nur tepër lakmues
Po sharmin?Ah,ç'sharm që ka!
Përballja më bën turbullues
Pusullën e humb si më s'ka.
"Vjedhurazi" shkëmbejmë mesazhe
(se kot nuk ulemi përballë?!)
Seç kanë,seç kanë ato mesazhe
Ç'të kenë?Veç mall kanë.Veç mall...
15 gusht 2002
10.U mpak nëna ime
U mpak dhe u plak më shumë nëna ime
Qëkur djemtë i ikën në kurbet
Regëtima e saj më bën copë e thërrrime
Dhe thinjem e plakem si ajo vet.
I them fjalë malli në telefon
E mbaj me gajret a ca më shumë:me shpresë
Por ofshama dhe loti i saj si plumb më shpon
Ah,që nuk kam krahë të fluturoj si shpezë!
18 gusht 2002
11.Bie të fle
Bie të fle,gjumi s'më zë
Se s'më lë,s'më lë,s'më lë
Para sysh më shafqesh ti
Po ta"mbajti",hajde fli?!
Gjumi shkoi,u arratis
Se më vjen,më mollois
Çfarë më thuaj e çfarë të them
Vallë,a shkruhen me kalem?!...
23 gusht 2002
12.Kurbet
Shtëpisë i vura drynin
Dhe toka mbeti shkretë
Tek nisa unë udhëtimin
Për larg e në kurbet.
Plaçkën unë e fala
Se plaçkë s'më duhet më
Do zë unë "retë e bardha"
Si unë?Ku ka?Asnjë!!!
Pa sosa për ku u nisa
Dhe tak më dol "të pirët"
Se këtu ku unë bitisa
Si kau më dolën brirët.
Brirët janë goxha
Të mëdhenj e mu në ballë
S'e kam hiç me shaka:
-T'i gëzosh,more kokëbardhë!
25 gusht 2002
13.Dhe nuk ka më "bukur"
As shoh, as dëgjoj,as flas
Dhe sa nuk pëllcas.
Vallë a ka më "bukur"
Nga unë më i "lumtur?!"
26 gusht 2002
14.Dori!
Post Mortum,T.Kekos
Do të na marrë malli për ty ,i dashuri Dori,
Siç na merr malli,shpesh,për një mik
Se ti për ne,qe bujari,madhështori
Ç'na ndave,papritur,o moj vdekje e ligë!
Erdhe,tinëzare,si shtriga e përrallës
Dhe vrave pas shpine një njeri bujar
Këto çaste dua të kem magjinë e ringjalljes
Ta ringjallë,sërish,të madhin tregimtar,
Mjerisht,e shoh që e kam të pamundur
Dorin e Madh e rrëmbeu vdekja e zezë
Nga ne s'e heq dot;vdekje,ik e mundur
Ai është mes nesh;e sheh si po buzëqesh?!
Se iku nga kjo botë si buzëqeshje e madhe
Dori qe gjenerator që prodhnte veç mirësi
Në pushoi para kohe zëmra e tij aq bujare,
Në zëmrat tona do të rrojë si asnjeri.
21 gusht 2002
15.Bluzën
Bluzën ma ke prerë
Model allafrënga
Me bizë seç ke "nderë"
Mbi gji nja dyzëmra.
Mirëpo ato "dyzëmrat"
Më bëjnë isharet
Çfarë fshihhet nën zëmrat
Unë e dua vet...
24 gusht 2002
Komentoni
Artikuj te tjere
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (VI)
Vikena Kamenica: Sekreti im në Austri
Halit Bogaj: Samuraji i fundit
Frederik Ndoci: Gruaja më la pas 17 vjetësh. 'Jam lesbike'
Demir Krasniqi: Si po i edukojmë fëmijët tanë
Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini
Mehmetali Rexhepi: Diaspora dhe indiferentizmi
Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
Ali D. Jasiqi: Ngjarje që kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesë
Edison Ypi: Mero Zgjyra
Xhevat Rexhaj: Në Istog u promovua monografia ''Nëngurra e Istogut'' - Vepër e publicistit Selim Hasanaj
Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
Mexhid Yvejsi: Sot është Ramazan
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XI)
Naser Aliu: Sa për dijeni
Engjëll Koliqi?: Dhembje e krenari për Dardaninë
Doli nga shtypi trilogjia nga autori Blerim Shala:"Jeta e vdekjes"
Mesazh Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava...
Poezi nga Blerim Rrecaj
Arsim Halili: Seminari i 28-të ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare