E diele, 28.04.2024, 12:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Halimi: Rolan Barti dhe aventura e shenjave

E hene, 24.08.2009, 06:29 PM


ROLAN BARTI DHE AVENTURA E SHENJAVE


(Përkitazi për librin "Aventura semiologjike' të Rolan Bartit përkthyer në Prishtinë më 1987 nga Rexhep Ismaili)

 

Nga FATMIR HALIMI

    Krijimtaria e Rolan Bartit (1913-1980), njërit nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, është e ndërtuar në kategori dhe skema të përpunuara mirë mbi artin letrar, retorikën dhe semiologjinë. Mirëpo, te R. Barti nuk mund të kërkohet i njëjti koncept me problemet me të cilat merret që nga fillimi e deri në fund, që nënkupton zhvillimin dhe zgjerimin e tij prej kritiku dhe mendimtari. Pra, te ai nuk kemi të bëjmë me të njëjtën fushë të veprimtarisë nga fillimi e deri në fund. Me një fjalë, në fugurën e tij kemi një personalitet shumë të gjithanshëm dhe të ndërliqshëm, intelektual e krijues që është vështirë të vendoset në kallëpe konceptuale. Ai bën lëvizje prej njërit pol tek tjetri në drejtimet (rrymat) e mundshme që mbizotruan në kohën e tij, duke mos mohuar as njërën e as tjetrën. Krejt këtë kallëzim të krijimtarisë e bën përmes shkoklitjes së ligjërimit, mjetit kryesor të nyjtimit dhe të realizimit të tij. Prandaj objekt i interesimit të tij kryesor është ligjërimi, qoftë në aspektin teorik, qoftë në përdorime konkrete në shoqëri dhe në situata konkrete. Këtë e bën edhe kur merret me ligjërimin e shkrimtarëve klasikë frengë (mbi Rasinin), edhe kur e analizon mitologjinë e shprehjes së modës, po edhe kur shkruan tekst mbi jeten si ai mbi Japoninë. Bartit i intereson çdo gjë që ka të bëjë me kuptimin. Ai nuk e pranon interesimin e kufuzuar për ligjërimet, vetëm për aq sa kanë të bëjnë me komunikimin, po pikërisht që ka të bëjë me domethënien e tij. Pra, semiologjia (domethënia, kuptimi i shenjës), sipas tij nuk do të jetë semiologji e komunikimit, po semiologji e domethënies.
 

AVENTURA SEMIOLOGJIKE

    Aventura semoilogjike, ligjëratë e mbajtur në Itali, botuar së pari në le monde më 1974, ndërsa si veper me këtë titull botohet pas vdekjes së autorit më 1985. Në këtë ligjeratë Barti bën një elaborim të historisë së re të semiologjisë dhe përcakton konceptet studimore të saj. Ndërsa, sa i përket shkencës së semiologjisë, duke u nisur nga subjektiviteti i ti Barti nenvizon: "Semioliogjia per mua nuk është shkencë ,diciplinë, shkollë apo levizje me te cilën e indifitikoj veten , por është aventurë , ajo që më ndodh, ose ajo qe më vjenë nga shenjuesi ". Më pas, këtë aventurë – personale, por që thotë se nuk është subjektive e ndan në tre momente.
Momenti i parë për të është ligjerimi ose më saktë ligjerata që ka qenë objekt konstant i punës së tij, që nga libri i parë "Shkalla zero e shkrimit", e deri më tash. Momenti i dytë është shkenca ose shkencësia e saj, që me librin Elementet e semiologjisë pat provuar të konceptonte një mësimdhënie të saj.-Me këtë rast ai përmend studjuesit që janë marrë me shkencën e semiologjisë para tij, Eko e Gremas si dhe hulumtuesit më të rinj, Bremani e Meci. Ndërsa, momenti i tretë është teksti me të cilin thuren ligjëratat që për të zhvendosin paragjykimet dhe propozojnë koncepte të reja. Teksti për Bartin në kuptimin modern, dallon thellësisht nga vepra letrare, pra nuk është prodhim estetik, por është praktikë shenjuese. Sipas tij, teksti e kapërcen veprën letrare, ku si shembull merr shkrimin e tij mbi Japoninë. Në këtë vepër letrare, përveç kësaj ligjerate, janë edhe shkrimet të cilat ishin të botuar më herët si libra të veçantë, Shkalla zero e shkrimit, Kritikë dhe e vërtetë, ose si shkrime të botuara në revistat franceze të kohës, Elementet e semiologjisë, dhe Retorika e vjetër.
 
 

SHKALLA ZERO E SHKRIMI

    Vepra Shkalla zero e shkrimit (1953), si vëllim në këtë libër paraqet një analizë të re dhe origjinale, depërtim të ri në fushën e interpretimit të letërsisë dhe të fenomeneve që lidhen drejtpërsëdrejti me ligjërimin letrar. Në të janë të shkoklitura problemet letrare si ai se, ç`është shkrimi, shkrimi politik, shkrimi i romanit, vallë a ka shkrim poetik? etj. Për të zbërthyer pyetjen ç`është shkrimi? dhe për të dhënë përgjigjen për të, Barti së pari ndalet te gjuha, e cila është një korpus rregullash dhë shprehish të përbashkëta për të gjithë njerëzit, pra është pronë e pandashmë e njerëzve, por jo edhe e njerëzve të shkrimit (shkrimtarëve).Perderisa gjuha ka strukturë horizontale, stili që paraqet të folurit e saj, ka linjë vertikale. Nëse gjuha dhe stili janë objekti, shkrimi është kunfsioni i saj, ai është ligjerimi letrar i transformuar nga destinim i tij social.-Shkrimi për Bartin është një realitet i dysishëm, nga njëra anë, ai lind nga konfrontimi i shkrimtarit me shoqërinë, nga ana tjetër, e shpie shkrimtarin te burimet intelektuale të ktijimit të vet. Nëse të folurit është mjet komunikimi që mban një gjendje të shtyrjes së pafund, shkrimi shfaq një mbyllje, veçori kjo që është e huaj për ligjërimin e të folurit, dhe nuk është e domosdoshme të jetë edhe mjet komunikimi. Duke pasur parasyshë se shoqëritë dhe pushtetet e ndryshme për ekzistimin e tyre, përveç shkrimeve letrare, filozofike e të tjera, do të prodhojnë edhe shkrimin politik, i cili do të jetë i ndryshëm varësisht se cilit pushtet do t`i takojë, dhe nuk ka dyshim veneron Barti se çdo pushtet ka edhe shkrimin e vet. Ndërsa sa i përket tekstit për shkrimin e romanit, ai mendon se romani dhe historia kanë pasur raporte të ngushta. "Lidhja e tyre e thellë do të duhej të na bëjë të mundur të kuptojmë se, si romani ashtu edhe historia, me ndërtimin e botërave të tyre prodhojnë dimenzionet e vete dhe kufijt e vet, duke vënë aty kohën e vet, hapësirën e vet, popullësinë e vet dhe mitet e veta", mendon ai,pëkufizuar se finaliteti i përbashkët i romanit dhe i historisë së rrëfyer qëndron në tëhuajsimin e të dhënave, pra e kryera e thjeshtë është vetë veprimi i shoqërisë mbi të kaluarën dhe të mundshmen e vet.Vallë a ka shrim poetik?,Barti i bën një analizë të thukët shkrimit të poezisë nga koha klasike e deri te poezia moderne, ku si masë matëse për vlerën dhe strukturën e saj ka prozën. Proza dhe poezia janë madhësi, dallimi misdis tyre është i matshëm, ato janë në distancë midis tyre si dy numra të ndryshëm. Dhe krejt në fund të vëllimit shkalla zero e shkrimit, ai trajton utopinë e ligjërimit, që kjo paraqet shkrimin modern sot. Shrimi modern është mekanizëm i pavarur që zhvillohet rreth aktit letrar e zbukuron me një vlerë të huaj dhe për ekzistencën e tij angazhon në mnëyrë të vazhdueshme dyfishtësisnë e saj, dhe mbi përmbajtjen e fajalëve vë shenja të errrëta që në vete bartin një histori të re. Kështu shumëfishimi i shkrimeve, për Bartin themelon një letërsi të re, që e shpik ligjërimin e vet për të qenë projekt, ku letërsia bëhet utopi e ligjërimit.


ELEMENTE TE SEMIOLOGJISE
 

    Pjesa tjetër , Elemente të Semiologjisë, që u botua si studim shkencor në revistën francere "Communication " më 1964, paraqet një nga sintezat më të rënësishme në fushën e semiologjisë. I mbëshetur në konceptin e Sosurit për jetën e shenjave në gji të jetës shqoërore, të cilat i paraqiti në veprën e tij ,Kursi i Gjihësisë së Përgjithëshme, të botuar më 1916, Barti arrin në një përfundim që për shumëçka konsiderohet përmbysje e semiologjisë sosuriane. Derisa Sosuri mendonte se ligjërimi njerëzor është vetëm një lloj i veçantë i ligjërimeve, kurse semiologjia që merret me studimin e shenjave në jetën shoqërore është dije e përgjithëshme, ndërsa gjuhësia që merret me studimin e gjuhëve njerëzore,do të jetë vetëm një degë e saj. Ndërsa Barti potencon se në jetën shoqërore nuk ka sisteme shenjash që do të ishin më komplekse se sa ligjërimet njerëzore, pra, semiologjia është vetëm një degë e gjuhësisë.Për këtë koncept të ri që i jep semiologjisë, Barti në vazhdim do t`i studjojë të gjitha ato sisteme shenjash, objektesh, qfarëdo qoftë substanca e tyre, materiale si veshja, ushqimi, kodi rrugor apo abstrakte, kodi i të folurit, ku të gjitha këto ndeshen me ligjërimin e të folurit.
Pra sipas Bartit duket gjitëhnjë e vështirë të konceptohet një sistem imazhesh ose objektesh, të shenjuartit e të cilëve mund të ekzistojë jashtë ligjërimit.
Barti elementet e semiologjisë i grupon në katër rubrika të mëdha, të cilat dalin nga gjuhësia strukturale:

I.Gjuhë dhe të folur,
II. I Shenjuar dhe Shenjues
III. Sintagmë dhe Sistem
IV. Denotacion dhe Konotacion .

   Te gjuhë dhe të folur, ai i referohet prapë konceptit sosurian, i cili do të pasojë edhe nga Helmsvel dhe Jakobsoni. Duke u bazuar në këtë koncept, ai potencon se përballë gjuhës që është instiucion dhe sistem,të folurit në thelb është akt individual i zgjedhjes, pra përbëhet së pari nga kombinimet në saje të të cilave subjekti folës mund të përdorë kodin e gjuhës me qëllim që ta shprehë mendimin e tij personal. Pas gjithë analizës që i bënë këtij sistemi gjuhë/të folur arrin në përfundimin se sistemet semilogjike duhet të pranojmë tri rrafshe( e jo dy):rrafshin e materies, të gjuhës dhe atë të përdorimit. I shënjuari dhe shënjuesi sipas Sosurit,janë përbërësit e shenjës, pohon Barti,por ky term i shenjës është i parnishëm në shumë vokabulare fare të ndyshme, që nga teologjia e deri te mjekësia. E,para se të sqarojë të shenjuarin dhe shenjuesin, ai vendos disa elemente të përbashkëta për shenjën,që varësisht nga autori merr një sërë termash të ndryshëm:Sinjal, indicie, ikonë e alegori që janë rival krysor të shenjës. Për të përforcuar konceptin e tij për shenjën merr si shembull spanishten e Amerikës, ku vetëm me 21 njësi dalluese, mund të prodhojë 100.000 njësi shenjuese. Pra rrafshi i shenjuesve përbën rrafshin e shprehjes, ndërsa ai I të shenjuarve rrafshin e përmbajtjes. I shenjuari nuk është "sendi", po përfytyrimi psikik i "sendit". Ndërsa për shuinjuesin është vështirë të krijohet një concept apo përkufizim pasi ai ngatrrohet me të shenjuarin, por është një dallim vren Barti, se shenjuesi në semiologji mund të bart në vete një materie. Sintagmë dhe system për Bartin janë dy boshtet kryesore të ligjërimit. Edhe këtu duke u nisur nga Sosuri, i cili kishte potencuar se raportet që bashkojnë termat gjuhësor mund të zhvillohen në dy rrafshe, çdo njëri prej tyre prodhon vlerat e veta të veçanta, e këto dy rrafshe u
përgjigjen dy formave të aktivitetit mental, Barti mendonte se është vetëm një përgjithësim i këtyre dy boshteve të ligjërimit. Rrafhi i parë sqaron Barti është ai i sintagmave, i cili është kombinim shenjash që mbështete në shtrirjen e një ligjërimi të nyjtuar, e kjo shtrirje është lineare dhe e pakthyeshme, p. sh. kjo është rrjedha e të folurit. Kurse rrafshi i dytë është ai i sistemeve që Sosuri e kishte quajtur rrafshi I shoqërimeve ose një seri fushash shoqërimore, prej të cilave njëra palë përcaktohet përnga afëria tingullore, pala tjetër përnga afëria kuptimore.Mirëpo përkundër distancës që kanë sintagmë/system, Barti vren se ato kanë edhe shkelje të ligjit të kësaj distance, ku ligjerata e rimuar në mënyrë të qartë nga një fragment sistemi shtrihet në sintagmë.
 

KRITIKË DHE E VËRTETË

    Librin polemizues Kritikë dhe e vërtet, më 1966, Barti e shkroi si përgjigje ndaj kritikave që iu bën atij dhe kritikës së re në Francë nga pozitat e kritikës tradicionale. Ky tekst Brenda veprës Aventura semiologjike është i ndar në dy pjesë, ku pjesa e parë është vetëm përgjigjeje polemizuese, kurse pjesa e dytë mund të quhet kritikë letrare, që e vërtetojnë edhe nëntitujt e kësaj pjese si, Shkenca e letërsisë, Kriza e komentit, Kritika etj. Në kontekstin e pjesës së parë Barti jep përgjigje për objektivitetin, shijen, qartësinë e të tjera, që kritika tradicionale në Francë atë dhe kritikën e re i akuzonte për paqartësi, për subjektivizëm, për absurditet, për patologji të ligjërimit për mashtrim, për bizari, të pa shije, pamaturi etj. Këto etiketime i kishte bërë sidomos Rejmon Pikardi gjatë viteve të gjashtëdhjeta, i cili mbronte kritikën tradicionale, qartësinë e njëtrajshme të shkrimit, e jo shumëkuptimësinë e saj.
Në pjesën e dytë , Barti do të tenton të rivendos ligjërimet, duke thënë se s`ka më thelbësore se për një shoqëri se klasifikimi i ligjerimeve të saj. Sot s`ka poet e romancier mendon ai te Kriza e komentit, tani ekziston vetëm një shkrim, ku krituku është shkrimtar e shktimtari kritik. Kurse te gjuha shumës potencon se mund ta ndeshim te mijra shembuj ndryshueshmërinë e leximeve, se një vepër ka shumë kuptime. Në këtë kuptom ajo është simbolike: simboli nuk është imazhi, po vetë shumësia e kuptimit,.Ndërsa për kritikën thotë, "ajo nuk është shkencë. Shkenca merret me kuptimet, kritika i prodhon ato". Pra, ajo mund të zë një vend midis shkencës e leximit. Barti poashtu potencon se është e kot që kritiku të pretendoi të "përthejë" veprën letrare, përkatësisht ta bëjë më të qartë, sepse s`ka më të qarët se vepra. Pra, kritika mund vetëm t`i dyfishojë kuptimet mbi ligjërimin e parë të veprës.
 

PËRFUNDIM

    Me sa u tha më sipër mund të konkludojmë se Rolan Barti është njëri ndër teorikët më të spikatur të kritikës së re moderne franceze në shekullin XX, dhe përfaqësuesi kryesor i semiologjisë, si shkëncë dhe si metodë për studimin e letërsisë. Pra, interesimet e tij për shenjen dhe dy perbërsit a saj I shenjuari dhe shenjuesi, nuk janë brenda një lamie por ato përfshijnë shumë sosh si shenjat e teologjisë, mjekësisë, të veshjes, të kodit rrugor etj, të cilat janë shenja (simbole)materiale, dhe abstrakte si gjuha dhe të folurit. Shkenca e semoiligjisë apo e semiotikës është duke u zhvilluar edhe sot dhe me një ritëm shumë më të hovshëm si nga kritikët e letërsisë, po ashtu edhe nga stdiuesit dhe historianët semiologë, etj. Semiologjia (kuptimi i shenjës) sot është sferë e interesimit edhe për shumë shkrimtarë postmodern, siç është rasti i shkrimtarit amerikan DAN BROWN me romanin e tij "Kodi Da Vinçi", i cili zgjoi interesimin e milionave lexuesve. Pra, krejt romani s`është asgjë tjeter pos zbërthimi i kuptimit të shenjave, simboleve, e sinjaleve të paraqitura në pikturat e Da Vinçit apo edhe në afreskat e ikonat kishtare. Derisa libri Aventura semiologjike, në Francë u botua pas vdekjes së autorit, më 1985, e cila në vete përmbledh vepra të botuara më herët për kritikën letrare, historinë e retorikës etj., në shqip e solli studiuesi i letërsisë dhe përkthyesi Rexhep Ismaili (1987). Në këtë përkthim vrehen shumë mangësi, si në formulimin e fjalive, lidhjen e tyre me fjalinë paraprake, në nxjerrjen e domethënies së idesë, që është shumë vështirë të kuptohet e të studjohet. Por, duke pasur parasyshë se përkthyesi ka hasur në shumë vështirësi gjatë përkthimit të parë, ai do t'i rrekët përsëri këti libri plot pas njëzetë vjetësh, dhe vitin që shkoi e ripërktheu me disa ndryshime, por me një gjuhë shumë më të avansuar e më të përshtatshme për studimin e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora