E marte, 30.04.2024, 01:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Marketing patriotik

E diele, 23.08.2009, 02:34 PM


Magazina “Satirik”:

 

                        MARKETING PATRIOTIK

 

  1. N’ dashi me pas terr 24 orë në ditë – paguani rrymën !
  2. N’ dashi me u shitë gjeneratorët – ndaloni rrymën !
  3. N’ dashi me u shitë karburantet e naftës – ndaloni rrymën !
  4. N’ dashi me punua pompat e benzinës – ndaloni rrymën !
  5. N’ dashi me u shitë qirinjtë , bateritë dhe inventorët – ndaloni rrymën !
  6. N’ dashi me vjedhë pa armë dhe pa maska – ndaloni rrymën !
  7. N’ dashi me djegë shtëpi dhe orendi – ndaloni rrymën !
  8. N’ dashi me pas më shumë vdekje klinike – ndaloni rrymën elektrike !
  9. N’ dashi me e shitë rrymën dhe me i vjedhë milionët – shkoni e rrëzoni blloqet dhe shponi kazanët !
  10. N’ dashi me u shitë uji natyral dhe mineral – ndaloni ujësjellësit !
  11. N’ dashi me diplomua analfabetët – hapni kolegje e mbyllni fakultetet !
  12. N’ dashi me i sigurua vetit punësim – mos merrni  me veti diploma të diturisë , por shkoni n’ intervista me libreza të partisë !
  13. N’ dashi brenda natës me u bë milioner – duhet t’ konkurroni n’ sa më shumë tender !
  14. N’ dashi nga punësimet t’i  fitoni milionët – punëtorët e shkretë shtrydhni si limonët !
  15. N’ dashi pa problem t’ kontrabandoni me drogat – policëve , doganierëve mos ua rritni rrogat !
  16. N’ dashi për ta pasur një armatë analfabet – fëmijët e fukarave mos i pranoni n’ fakultet !
  17. N’ dashi brez pas brezi t’ bëni jetë mbretërore – shitjani Kosovës , pasuritë natyrore !
  18. N’ dashi t’ mos i keni pyjet  nga  të parët – preni ,  vidhni , shitni  dhe futjani zjarret !
  19. N’ dashi mos me pësua nga Gripi i Derrave – ditë e natë vraponi vetëm pas liderëve !
  20. N’ dashi me shpëtua nga intelektualët – zgjidhni e votoni për intele-kuajt !
  21. N’ dashi me shpëtua nga politikanët – zgjidhni e votoni për politi-kuajt !
  22. N’ dashi me u zgjatë jetën forcave UNMIK-e – mos këndoni kurrë më, këngë patriotike , por hapni sa t’ mundeni  shtëpia publike !
  23. N’ dashi me u afrua sa më ngatë Evropës – kurrë më mos ia dëlirni as bagëlat e lopës !
  24. N’ dashi mos me pas ma toka bukatore – ndërtoni sa t’ mundeni komplekse banesore !
  25. N’ dashi t’ përjetoni jetë interesante – ndërtoni pishina, hotele, restorante !...

 

Gjilan, më 23. 08.2009.                                                                   Demir KRASNIQI



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora