Demir Krasniqi: Marketing patriotik
	| E diele, 23.08.2009, 01:34 PM |
	
 Magazina “Satirik”:
Magazina “Satirik”:
 
                        MARKETING
PATRIOTIK
 
- N’ dashi
     me pas terr 24 orë në ditë – paguani rrymën !
- N’ dashi
     me u shitë gjeneratorët – ndaloni rrymën !
- N’ dashi
     me u shitë karburantet e naftës – ndaloni rrymën !
- N’ dashi
     me punua pompat e benzinës – ndaloni rrymën !
- N’ dashi
     me u shitë qirinjtë , bateritë dhe inventorët – ndaloni rrymën !
- N’ dashi
     me vjedhë pa armë dhe pa maska – ndaloni rrymën !
- N’ dashi
     me djegë shtëpi dhe orendi – ndaloni rrymën !
- N’ dashi
     me pas më shumë vdekje klinike – ndaloni rrymën elektrike !
- N’ dashi
     me e shitë rrymën dhe me i vjedhë milionët – shkoni e rrëzoni blloqet dhe
     shponi kazanët !
- N’ dashi
     me u shitë uji natyral dhe mineral – ndaloni ujësjellësit !
- N’ dashi
     me diplomua analfabetët – hapni kolegje e mbyllni fakultetet !
- N’ dashi
     me i sigurua vetit punësim – mos merrni  me veti diploma të diturisë , por shkoni
     n’ intervista me libreza të partisë !
- N’ dashi
     brenda natës me u bë milioner – duhet t’ konkurroni n’ sa më shumë tender
     !
- N’ dashi
     nga punësimet t’i  fitoni milionët –
     punëtorët e shkretë shtrydhni si limonët !
- N’ dashi
     pa problem t’ kontrabandoni me drogat – policëve , doganierëve mos ua
     rritni rrogat !
- N’ dashi
     për ta pasur një armatë analfabet – fëmijët e fukarave mos i pranoni n’
     fakultet !
- N’ dashi
     brez pas brezi t’ bëni jetë mbretërore – shitjani Kosovës , pasuritë
     natyrore !
- N’ dashi
     t’ mos i keni pyjet  nga  të parët – preni ,  vidhni , shitni  dhe futjani zjarret !
- N’ dashi
     mos me pësua nga Gripi i Derrave – ditë e natë vraponi vetëm pas liderëve
     !
- N’ dashi
     me shpëtua nga intelektualët – zgjidhni e votoni për intele-kuajt !
- N’ dashi
     me shpëtua nga politikanët – zgjidhni e votoni për politi-kuajt ! 
- N’ dashi
     me u zgjatë jetën forcave UNMIK-e – mos këndoni kurrë më, këngë patriotike
     , por hapni sa t’ mundeni  shtëpia
     publike !
- N’ dashi
     me u afrua sa më ngatë Evropës – kurrë më mos ia dëlirni as bagëlat e
     lopës !
- N’ dashi
     mos me pas ma toka bukatore – ndërtoni sa t’ mundeni komplekse banesore !
- N’ dashi
     t’ përjetoni jetë interesante – ndërtoni pishina, hotele, restorante !...
 
Gjilan, më 23. 08.2009.                                                                   Demir
KRASNIQI
	Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.