| E hene, 24.08.2009, 06:29 PM |
(Përkitazi për librin "Aventura semiologjike' të Rolan
Bartit përkthyer në Prishtinë më 1987 nga Rexhep Ismaili)
Nga FATMIR
HALIMI
Krijimtaria e Rolan Bartit (1913-1980), njërit nga mendimtarët
më të mëdhenj të shekullit XX, është e ndërtuar në kategori dhe skema të
përpunuara mirë mbi artin letrar, retorikën dhe semiologjinë. Mirëpo, te R.
Barti nuk mund të kërkohet i njëjti koncept me problemet me të cilat merret që
nga fillimi e deri në fund, që nënkupton zhvillimin dhe zgjerimin e tij prej
kritiku dhe mendimtari. Pra, te ai nuk kemi të bëjmë me të njëjtën fushë të
veprimtarisë nga fillimi e deri në fund. Me një fjalë, në fugurën e tij kemi
një personalitet shumë të gjithanshëm dhe të ndërliqshëm, intelektual e krijues
që është vështirë të vendoset në kallëpe konceptuale. Ai bën lëvizje prej
njërit pol tek tjetri në drejtimet (rrymat) e mundshme që mbizotruan në kohën e
tij, duke mos mohuar as njërën e as tjetrën. Krejt këtë kallëzim të
krijimtarisë e bën përmes shkoklitjes së ligjërimit, mjetit kryesor të nyjtimit
dhe të realizimit të tij. Prandaj objekt i interesimit të tij kryesor është
ligjërimi, qoftë në aspektin teorik, qoftë në përdorime konkrete në shoqëri dhe
në situata konkrete. Këtë e bën edhe kur merret me ligjërimin e shkrimtarëve
klasikë frengë (mbi Rasinin), edhe kur e analizon mitologjinë e shprehjes së
modës, po edhe kur shkruan tekst mbi jeten si ai mbi Japoninë. Bartit i
intereson çdo gjë që ka të bëjë me kuptimin. Ai nuk e pranon interesimin e
kufuzuar për ligjërimet, vetëm për aq sa kanë të bëjnë me komunikimin, po
pikërisht që ka të bëjë me domethënien e tij. Pra, semiologjia (domethënia,
kuptimi i shenjës), sipas tij nuk do të jetë semiologji e komunikimit, po semiologji
e domethënies.
AVENTURA SEMIOLOGJIKE
Aventura semoilogjike,
ligjëratë e mbajtur në Itali, botuar së pari në le monde më 1974, ndërsa
si veper me këtë titull botohet pas vdekjes së autorit më 1985. Në këtë
ligjeratë Barti bën një elaborim të historisë së re të semiologjisë dhe
përcakton konceptet studimore të saj. Ndërsa, sa i përket shkencës së
semiologjisë, duke u nisur nga subjektiviteti i ti Barti nenvizon:
"Semioliogjia per mua nuk është shkencë ,diciplinë, shkollë apo levizje me
te cilën e indifitikoj veten , por është aventurë , ajo që më ndodh, ose ajo qe
më vjenë nga shenjuesi ". Më pas, këtë aventurë – personale, por që thotë
se nuk është subjektive e ndan në tre momente.
Momenti i parë për të është ligjerimi ose më saktë ligjerata që ka qenë objekt
konstant i punës së tij, që nga libri i parë "Shkalla zero e
shkrimit", e deri më tash. Momenti i dytë është shkenca ose shkencësia e
saj, që me librin Elementet e semiologjisë pat provuar të konceptonte
një mësimdhënie të saj.-Me këtë rast ai përmend studjuesit që janë marrë me
shkencën e semiologjisë para tij, Eko e Gremas si dhe hulumtuesit më të rinj,
Bremani e Meci. Ndërsa, momenti i tretë është teksti me të cilin thuren
ligjëratat që për të zhvendosin paragjykimet dhe propozojnë koncepte të reja.
Teksti për Bartin në kuptimin modern, dallon thellësisht nga vepra letrare, pra
nuk është prodhim estetik, por është praktikë shenjuese. Sipas tij, teksti e
kapërcen veprën letrare, ku si shembull merr shkrimin e tij mbi Japoninë.
Në këtë vepër letrare, përveç kësaj ligjerate, janë edhe shkrimet të cilat
ishin të botuar më herët si libra të veçantë, Shkalla zero e shkrimit,
Kritikë dhe e vërtetë, ose si shkrime të botuara në revistat franceze të
kohës, Elementet e semiologjisë, dhe Retorika e vjetër.
SHKALLA ZERO E SHKRIMI
Vepra Shkalla zero e shkrimit (1953), si vëllim
në këtë libër paraqet një analizë të re dhe origjinale, depërtim të ri në
fushën e interpretimit të letërsisë dhe të fenomeneve që lidhen
drejtpërsëdrejti me ligjërimin letrar. Në të janë të shkoklitura problemet
letrare si ai se, ç`është shkrimi, shkrimi politik, shkrimi i romanit, vallë a
ka shkrim poetik? etj. Për të zbërthyer pyetjen ç`është shkrimi? dhe për të
dhënë përgjigjen për të, Barti së pari ndalet te gjuha, e cila është një korpus
rregullash dhë shprehish të përbashkëta për të gjithë njerëzit, pra është pronë
e pandashmë e njerëzve, por jo edhe e njerëzve të shkrimit (shkrimtarëve).Perderisa
gjuha ka strukturë horizontale, stili që paraqet të folurit e saj, ka linjë
vertikale. Nëse gjuha dhe stili janë objekti, shkrimi është kunfsioni i saj, ai
është ligjerimi letrar i transformuar nga destinim i tij social.-Shkrimi për
Bartin është një realitet i dysishëm, nga njëra anë, ai lind nga konfrontimi i
shkrimtarit me shoqërinë, nga ana tjetër, e shpie shkrimtarin te burimet
intelektuale të ktijimit të vet. Nëse të folurit është mjet komunikimi që mban
një gjendje të shtyrjes së pafund, shkrimi shfaq një mbyllje, veçori kjo që
është e huaj për ligjërimin e të folurit, dhe nuk është e domosdoshme të jetë
edhe mjet komunikimi. Duke pasur parasyshë se shoqëritë dhe pushtetet e
ndryshme për ekzistimin e tyre, përveç shkrimeve letrare, filozofike e të
tjera, do të prodhojnë edhe shkrimin politik, i cili do të jetë i ndryshëm
varësisht se cilit pushtet do t`i takojë, dhe nuk ka dyshim veneron Barti se
çdo pushtet ka edhe shkrimin e vet. Ndërsa sa i përket tekstit për shkrimin e
romanit, ai mendon se romani dhe historia kanë pasur raporte të ngushta.
"Lidhja e tyre e thellë do të duhej të na bëjë të mundur të kuptojmë se,
si romani ashtu edhe historia, me ndërtimin e botërave të tyre prodhojnë
dimenzionet e vete dhe kufijt e vet, duke vënë aty kohën e vet, hapësirën e
vet, popullësinë e vet dhe mitet e veta", mendon ai,pëkufizuar se
finaliteti i përbashkët i romanit dhe i historisë së rrëfyer qëndron në
tëhuajsimin e të dhënave, pra e kryera e thjeshtë është vetë veprimi i
shoqërisë mbi të kaluarën dhe të mundshmen e vet.Vallë a ka shrim
poetik?,Barti i bën një analizë të thukët shkrimit të poezisë nga koha klasike
e deri te poezia moderne, ku si masë matëse për vlerën dhe strukturën e saj ka
prozën. Proza dhe poezia janë madhësi, dallimi misdis tyre është i matshëm, ato
janë në distancë midis tyre si dy numra të ndryshëm. Dhe krejt në fund të
vëllimit shkalla zero e shkrimit, ai trajton utopinë e ligjërimit, që
kjo paraqet shkrimin modern sot. Shrimi modern është mekanizëm i pavarur që
zhvillohet rreth aktit letrar e zbukuron me një vlerë të huaj dhe për
ekzistencën e tij angazhon në mnëyrë të vazhdueshme dyfishtësisnë e saj, dhe
mbi përmbajtjen e fajalëve vë shenja të errrëta që në vete bartin një histori
të re. Kështu shumëfishimi i shkrimeve, për Bartin themelon një letërsi të re,
që e shpik ligjërimin e vet për të qenë projekt, ku letërsia bëhet utopi e
ligjërimit.
ELEMENTE TE SEMIOLOGJISE
Pjesa tjetër , Elemente të Semiologjisë, që u botua si
studim shkencor në revistën francere "Communication " më 1964,
paraqet një nga sintezat më të rënësishme në fushën e semiologjisë. I mbëshetur
në konceptin e Sosurit për jetën e shenjave në gji të jetës shqoërore, të cilat
i paraqiti në veprën e tij ,Kursi i Gjihësisë së Përgjithëshme, të
botuar më 1916, Barti arrin në një përfundim që për shumëçka konsiderohet
përmbysje e semiologjisë sosuriane. Derisa Sosuri mendonte se ligjërimi
njerëzor është vetëm një lloj i veçantë i ligjërimeve, kurse semiologjia që
merret me studimin e shenjave në jetën shoqërore është dije e përgjithëshme,
ndërsa gjuhësia që merret me studimin e gjuhëve njerëzore,do të jetë vetëm një
degë e saj. Ndërsa Barti potencon se në jetën shoqërore nuk ka sisteme shenjash
që do të ishin më komplekse se sa ligjërimet njerëzore, pra, semiologjia është
vetëm një degë e gjuhësisë.Për këtë koncept të ri që i jep semiologjisë, Barti
në vazhdim do t`i studjojë të gjitha ato sisteme shenjash, objektesh, qfarëdo
qoftë substanca e tyre, materiale si veshja, ushqimi, kodi rrugor apo
abstrakte, kodi i të folurit, ku të gjitha këto ndeshen me ligjërimin e të
folurit.
Pra sipas Bartit duket gjitëhnjë e vështirë të konceptohet një sistem imazhesh
ose objektesh, të shenjuartit e të cilëve mund të ekzistojë jashtë ligjërimit.
Barti elementet e semiologjisë i grupon në katër rubrika të mëdha, të cilat
dalin nga gjuhësia strukturale:
I.Gjuhë dhe të folur,
II. I Shenjuar dhe Shenjues
IV. Denotacion dhe Konotacion .
Te gjuhë dhe të folur,
ai i referohet prapë konceptit sosurian, i cili do të pasojë edhe nga Helmsvel
dhe Jakobsoni. Duke u bazuar në këtë koncept, ai potencon se përballë gjuhës që
është instiucion dhe sistem,të folurit në thelb është akt individual i
zgjedhjes, pra përbëhet së pari nga kombinimet në saje të të cilave subjekti
folës mund të përdorë kodin e gjuhës me qëllim që ta shprehë mendimin e tij
personal. Pas gjithë analizës që i bënë këtij sistemi gjuhë/të folur arrin në
përfundimin se sistemet semilogjike duhet të pranojmë tri rrafshe( e jo
dy):rrafshin e materies, të gjuhës dhe atë të përdorimit. I shënjuari dhe
shënjuesi sipas Sosurit,janë përbërësit e shenjës, pohon Barti,por ky term i
shenjës është i parnishëm në shumë vokabulare fare të ndyshme, që nga teologjia
e deri te mjekësia. E,para se të sqarojë të shenjuarin dhe shenjuesin, ai
vendos disa elemente të përbashkëta për shenjën,që varësisht nga autori merr
një sërë termash të ndryshëm:Sinjal, indicie, ikonë e alegori që janë rival
krysor të shenjës. Për të përforcuar konceptin e tij për shenjën merr si
shembull spanishten e Amerikës, ku vetëm me 21 njësi dalluese, mund të prodhojë
100.000 njësi shenjuese. Pra rrafshi i shenjuesve përbën rrafshin e shprehjes,
ndërsa ai I të shenjuarve rrafshin e përmbajtjes. I shenjuari nuk është
"sendi", po përfytyrimi psikik i "sendit". Ndërsa për
shuinjuesin është vështirë të krijohet një concept apo përkufizim pasi ai
ngatrrohet me të shenjuarin, por është një dallim vren Barti, se shenjuesi në
semiologji mund të bart në vete një materie. Sintagmë dhe system për
Bartin janë dy boshtet kryesore të ligjërimit. Edhe këtu duke u nisur nga
Sosuri, i cili kishte potencuar se raportet që bashkojnë termat gjuhësor mund
të zhvillohen në dy rrafshe, çdo njëri prej tyre prodhon vlerat e veta të
veçanta, e këto dy rrafshe u
përgjigjen dy formave të aktivitetit mental, Barti mendonte se është vetëm një
përgjithësim i këtyre dy boshteve të ligjërimit. Rrafhi i parë sqaron Barti
është ai i sintagmave, i cili është kombinim shenjash që mbështete në shtrirjen
e një ligjërimi të nyjtuar, e kjo shtrirje është lineare dhe e pakthyeshme, p.
sh. kjo është rrjedha e të folurit. Kurse rrafshi i dytë është ai i sistemeve
që Sosuri e kishte quajtur rrafshi I shoqërimeve ose një seri fushash
shoqërimore, prej të cilave njëra palë përcaktohet përnga afëria tingullore,
pala tjetër përnga afëria kuptimore.Mirëpo përkundër distancës që kanë
sintagmë/system, Barti vren se ato kanë edhe shkelje të ligjit të kësaj
distance, ku ligjerata e rimuar në mënyrë të qartë nga një fragment sistemi
shtrihet në sintagmë.
KRITIKË DHE E VËRTETË
Librin polemizues Kritikë dhe e vërtet, më 1966,
Barti e shkroi si përgjigje ndaj kritikave që iu bën atij dhe kritikës së re në
Francë nga pozitat e kritikës tradicionale. Ky tekst Brenda veprës Aventura
semiologjike është i ndar në dy pjesë, ku pjesa e parë është vetëm
përgjigjeje polemizuese, kurse pjesa e dytë mund të quhet kritikë letrare, që e
vërtetojnë edhe nëntitujt e kësaj pjese si, Shkenca e letërsisë, Kriza e
komentit, Kritika etj. Në kontekstin e pjesës së parë Barti jep përgjigje për
objektivitetin, shijen, qartësinë e të tjera, që kritika tradicionale në Francë
atë dhe kritikën e re i akuzonte për paqartësi, për subjektivizëm, për
absurditet, për patologji të ligjërimit për mashtrim, për bizari, të pa shije,
pamaturi etj. Këto etiketime i kishte bërë sidomos Rejmon Pikardi gjatë viteve
të gjashtëdhjeta, i cili mbronte kritikën tradicionale, qartësinë e njëtrajshme
të shkrimit, e jo shumëkuptimësinë e saj.
Në pjesën e dytë , Barti do të tenton të rivendos ligjërimet, duke thënë se
s`ka më thelbësore se për një shoqëri se klasifikimi i ligjerimeve të saj. Sot
s`ka poet e romancier mendon ai te Kriza e komentit, tani ekziston vetëm
një shkrim, ku krituku është shkrimtar e shktimtari kritik. Kurse te gjuha
shumës potencon se mund ta ndeshim te mijra shembuj ndryshueshmërinë e
leximeve, se një vepër ka shumë kuptime. Në këtë kuptom ajo është simbolike:
simboli nuk është imazhi, po vetë shumësia e kuptimit,.Ndërsa për kritikën
thotë, "ajo nuk është shkencë. Shkenca merret me kuptimet, kritika i
prodhon ato". Pra, ajo mund të zë një vend midis shkencës e leximit. Barti
poashtu potencon se është e kot që kritiku të pretendoi të "përthejë"
veprën letrare, përkatësisht ta bëjë më të qartë, sepse s`ka më të qarët se
vepra. Pra, kritika mund vetëm t`i dyfishojë kuptimet mbi ligjërimin e parë të
veprës.
PËRFUNDIM
Me sa u tha më sipër mund të konkludojmë se Rolan Barti
është njëri ndër teorikët më të spikatur të kritikës së re moderne franceze në
shekullin XX, dhe përfaqësuesi kryesor i semiologjisë, si shkëncë dhe si metodë
për studimin e letërsisë. Pra, interesimet e tij për shenjen dhe dy perbërsit a
saj I shenjuari dhe shenjuesi, nuk janë brenda një lamie por ato
përfshijnë shumë sosh si shenjat e teologjisë, mjekësisë, të veshjes, të kodit
rrugor etj, të cilat janë shenja (simbole)materiale, dhe abstrakte si gjuha dhe
të folurit. Shkenca e semoiligjisë apo e semiotikës është duke u zhvilluar edhe
sot dhe me një ritëm shumë më të hovshëm si nga kritikët e letërsisë, po ashtu
edhe nga stdiuesit dhe historianët semiologë, etj. Semiologjia (kuptimi i
shenjës) sot është sferë e interesimit edhe për shumë shkrimtarë postmodern,
siç është rasti i shkrimtarit amerikan DAN BROWN me romanin e tij "Kodi Da
Vinçi", i cili zgjoi interesimin e milionave lexuesve. Pra, krejt romani
s`është asgjë tjeter pos zbërthimi i kuptimit të shenjave, simboleve, e
sinjaleve të paraqitura në pikturat e Da Vinçit apo edhe në afreskat e ikonat
kishtare. Derisa libri Aventura semiologjike, në Francë u botua pas
vdekjes së autorit, më 1985, e cila në vete përmbledh vepra të botuara më herët
për kritikën letrare, historinë e retorikës etj., në shqip e solli studiuesi i
letërsisë dhe përkthyesi Rexhep Ismaili (1987). Në
këtë përkthim vrehen shumë mangësi, si në formulimin e fjalive,
lidhjen e tyre me fjalinë paraprake, në nxjerrjen e domethënies së idesë, që
është shumë vështirë të kuptohet e të studjohet. Por, duke pasur parasyshë se
përkthyesi ka hasur në shumë vështirësi gjatë përkthimit të parë, ai do t'i
rrekët përsëri këti libri plot pas njëzetë vjetësh, dhe vitin që shkoi e ripërktheu
me disa ndryshime, por me një gjuhë shumë më të avansuar e më të përshtatshme
për studimin e saj.