E diele, 28.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XIII)

E hene, 24.08.2009, 06:43 PM


Vargje të shkruara në gusht (XIII)

Nga Përparim Hysi
     
1.U pamë sy më sy

U pamë sy më sy
Dhe shkëmbyem"kredencialet"
Ç'thamë,e dimë të dy
E ç'na duhen llafet?
 
Dhe lindka malli me një shikim
Siç lindi dhe malli ynë
Të madhe e kemi dashurinë
Sado që vitet shkojnë e vinë.
 
Ndarja s'bën asgjë tjetër
Veç,mes nesh,e shton mallin
Dhe dhëmb kjo plagë e vjetër
Sado që lart e ka guallin.
                  
10 gusht 2002
                
2.Pse?

Pse mos jemi të dy vetëm
Larg moralit puritan?
Ta shijojmë si duhet jetën
Jo të vuajmë kështu,aman!
 
Dashuria mbeti ëndërr
Zgjat e zgjat e pambarim
Se s'të lë morali "shëmër"
Të"kanoset" me përçmim.
 
Se ka"norma" gjasme jeta
Që nga koha e "babazotit?!"
Dhe,në shkel këto "piketa",
Të gozhdojnë si Krishti motit.
 
Ky moral kaq i shplarë
Mua ma bën zëmrën copë
Eh,sa zëmra që janë vrarë!
Nga ca dogma që janë kot
 
Mu në dreq të shkoj morali
Që prangos një dashuri
Le t'ma marrë shpirtin djalli
Veç të jem,të jem me ty.
                  
10 gusht 2002
             
3.Jetën time ta kam falur

Jetën time ta kam falur
(Bëj ç'të duash,- të thashë,- me të)
Sado kokën kam të zbardhur
Unë s'ndryshoj dot tanimë.
 
Nuk di ojna djalërie
(I kam lënë me kohë ato!)
Por në"lojëra" dashurie
Di të "loz" si njëherë kohë.
 
Dashurinë s'e kam të stisur
Dhe të shtirem,fare s'di
Në se pas të jam vardisur,
Se më hëngri syri i zi.
 
Ti vër zëmrën në kandar
Në peshon pak mall për mua
Jetën ta kam bërë hallall
Në më do si unë të dua.
               
10 gusht 2002
       
4.Ta pësosh nga syri i shkruar

Ç'punë më prish,në je e "zënë"
Sikur vet qenkam i "lirë?!"
Syri yt më shpoi si gjëmb
Aq më dhëmb sa shpirti "fir"
 
Ja i mora unë mesazhet
Si t'i mbaj,ku t'i vërvis?
Tash më fillojnë "avazet"
Syri yt më lidhi pisk.
 
Lidhur pisk e s'zgjidhem dot
(Sado jemi të "angazhuar")
Po ja ndodhka:e "ha" kot?!!!
Ta pësosh nga syri i shkruar.
                 
10 gusht 2002
               
5.Në tjetër "dynja"

Ç'do të jepja për të patur,
Për të patur qoft një grimë
Se gati mëndja më ka luajtur
Veç nga ty,o shpirti im.
 
E fal  shpirtin,e bëj fir
(e ç'ta dua,fundja,pa të?!)
Ah,si është!Si xhevahir!
Pa shikojeni!Hë,de,hë!
 
Kur zë qesh,më qesh gjithë shpirti
Fluturoj bëhem me krahë
Nga kjo botë iki,i gjithi,
Se jetoj tjetër"dynja".
                  
13 gusht 2002
                
6.Poetes E...

Në shkruan vargje,dhe i djeg
Ma copëton mua zëmrën keq
Se të shoh si në rontgen
Se çfarë ke dhe se çfarë ndjen.
 
Se ke mall,po dot s'e thuaj
Unë e shoh dhe për ty vuaj
Turpi ngitur dhe nuk shqitet
Malli mu mes zjarrit digjet
 
Edhe mbete "kallogre"
As martuar dhe as e ve
Flake turpin!Në esfel!
Mallit vargjesh bëj apel.
                
13 gusht 2002
              
7.Ti

Ti më dukesh si mëngjes i përhershëm
(mëngjesi dihet që të mbush gjallëri)
Se s'kam si e shpjegoj këtë gaz të kahershëm
Këtë gaz të përhershëm që më jep ti.
 
S'di si më fanitesh në copëra herësh
Dhe kjo,fanepsje,zë më  gjallëron
Më ikën mërzitjai shiu prej erës
Shkak më je ti,o mëngjes që s'mbaron!...
                 
14 gusht 2002
                
8.Tash...

Tash i kutpoj sytë mbushur qiell
(atëherë,mjerisht,s'i vura re)
Me ata sy më shpove si me turrjelë
Dhe më hape një plagë të re.
 
Dhe dhëmb kjo plagë,qoft dhe e stisur
Sa dhimbja s'më ndahet,s'më lë rehat
Portreti yt aq keq më ka kondsiur
Sa zë e shfryj nga dhëmbja si sakat.
                       
14 gusht 2002
               
9.Një "vijë"

Një"vijë"poshtë që zbret
Seç të ndanë dy gjiret
Syri im u tret
Do të vëjë "kufiret"
 
Atje,tek "kufiret"
Zë marrë "vijëshënimi"
Se për ku janë hiret
Vdes ky,Përparimi.
                     
8 gusht 2009
                  
10.Iku...

Iku iraniania nga imi bllok
Iku syfilxhania dhe mbeta"ulok"
Sa e mirë që qe!Ah,se ç'sy që kishte!
Ndaj dhëmbje ndjej se;se më qe krejt ndryshe.
 
Sado që shaminë lidhur mbante  mbi kokë,
Mua gjithmonë synë ma jipte me okë
Se ma shkelte fshehur,po fare imtësisht
Dhe më ka kalmendur(ah,kohë që më ish!)
 
E kisha komshie,e kisha intime
Dhe mes fshehurie,patëm përqafime
Përqafime fshehur;me nxit e me vrap
Mëndjen s'e kam mbledhur;pas saj iku fap!
 
Më dha kënaqësi,si askush një tjetër
S'ngënjej ,vallahi,se tash jam i vjetër
Mëndjen s'e kam mbledhur;e kërkoj atë
Se dua që prapë fshehur,prej qafe ta zë.
 
Ah,moj iraniane! o mike e mirë
Ta dish,o moj xhane,pa ty s'jam hiç mirë
Pa më bëj një zë!Më jep një sinjal
Ofshaj nën zë...ah,sa kam  mall!
                  
10 gusht 2009


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora