Mexhid Yvejsi: Mirë se na vjen Ramazan
| E enjte, 27.08.2009, 07:00 PM |
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
MIRË SE NA VJEN RAMAZANI
Mirë se na vjen o muaji i bekuar
Mirë se vjen për botën mbarë,
Zoti me Kur’an të ka madhëruar
Me gëzim të pret çdo besimtar!
Mirë se na vjen o muaj i agjërimit,
Që shkëlqen nga rrezet e së vërtetës,
Mirë se na vjen pranverë e njerëzimit
Stina më e bukur e jetës!
Mirë se na vjen o muaji i adhurimit,
Të presin xhamitë e mbushura plot,
Aty, po, shtrihet dora e pajtimit,
Aty po lidhet besa me të Madhin Zot!
Mirë se na vjen o muaji i pendimit,
Jemi mëkatarë, ishim të verbuar,
Kurrqysh s’e gjenim rrugën e shpëtimit,
Zotin e Vërtetë e kishim harruar!
Mirë se na vjen o muaj i ngadhënjimit
Kurrë s’na ke gjetur kaq të hutuar,
Por me shpresë jemi nisur drejt qëllimit
Siç ka urdhëruar Zot’i i Lartësuar!
Mirë se vjen në trojet arbënore,
Ku ende del tymi i temjanit,
Por fundi ynë është i lidhur me fitore
Si fundi yt me Ditën e Bajramit!
Mirë se na vjen n’Kosovën me diell
Me diell që shkëlqen zbehtë,
Zbehtë në tokë, zbehtë në qiell,
Ashtu zbehtë qysh jemi edhe vetë…!
Të falënderojmë o i Madhin Zot,
Që të pritëm edhe sivjet,
Lamtumirë deri në mot
Dhëntë Zoti, në Dritë të Vërtetë…!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.