Kulturë
Cikël poetik nga Luan Xhuli
E hene, 24.08.2009, 07:23 PM

Është autor i disa librave si :
Në shqip:
“Besoj” I990 (poezi )
“Maska e kohës” 2000 (poezi)
2003
“Një firmë më shumë” (poezi) 2006
“Ditën ëndërroj, natën e le zgjuar” (poezi) 2008
“Ariani” 2007 (novelë)
“Ku po shkon o devolli” 2008 (tregime dhe kujtime)
Në Greqisht:
“Mirizo milo” - “Mbaj erë molle” 2003 poezi
“ Biografia ton mation) - “Biografia e
syve” 2006 poezi
“Pu na zitao signomi” -“Ku të kërkoj të
falur” 2009 poezi
“To kiparisi pu ta evale me ton urano” –
“Qiparisi që donte të matej me qiellin”
2008, përralla për fëmijë me ilustrim.
Libri poetik “Biografia e syve” u vlerësua
si ndër më të mirët e vitit për 2007 dhe u fut në antologjinë e poezisë greke,
vlerësim nga më inkurajuesit për një krijues të huaj. Boton poezi në shumë
revista letrare dhe kritika greke është marrë në veçanti me poetikën e këtij
poeti korçar. Ka përkthyer gjithashtu katër libra për fëmijë nga gjuha greke.
Ka kontratë me shtëpitë botuese “Kastanioti” dhe “Ellinika grammata”
CIKËL POETIK NGA LUAN XHULI
E mori
era...
...poezinë e shkruar.
Zbraza shpirtin
në letër,
duke mbushur
letrën me copëza shpirti...
Se mbaj mënd ç’
kisha shkruar.
Di, që isha i sinqertë
ndaj zbrazjes
pa gabuar në
filozofinë e të shkruarit.
E mori era poezinë e
shkruar.
Pa adresë.
Postieri ndoshta
do t’ ia besojë lodhjes një ditë
dhe çastin e
tanishëm do ta kenë harruar mjegullat.
Shoqërova ikjen,
siç bëjmë
zakonisht me të ikurit...
Lehtësinë e
keqardhjes
e mbajta peng,
duke shoqëruar
me sy
përplasjen e
strofave në kurrizin e erës...
U shkëput dhe një fletë
e shkruar nga muzeu i shpirtit.
Pa më pyetur
firmosi ikjen,
dashuruar me
postierin kohë...
S’ka gjë,
veç ta dijë se
është dhe grabitës
i shpirtit tim
të lodhur...
10-6-09
Kthim nga Atdheu
...i shkarkuar
si dhëndër ditën e dytë të dasmës..
I menduar si nxënës,
me dyshim për provimin e dhënë...
I lodhur si premierë,
çfaqur në një sallë bosh...
I ngarkuar
me frikë kërmijsh,
dhe jargë idesh...
Diçka më tërheq,
më dhëmb,
më thërret
e s’ më lë vetëm....
Dëgjoj një zë nëne
me tinguj jetimë...
Tokë magjike,
me fytyrë biri....
Athinë 3-2-008
POEZI E BOTUAR
Në restelat e
një arke ngarkimi,
si rrobat e
vjetra të një hamalli,
dikush
kishte lexuar dy
vargje...
Ishin të miat.
Muza,
kishte harruar
të më jepte letër...
Vetëm dy vargje,
shkurt,
si telegram i
derguar nënës,
kur bëhej merak
që s’dërgoja letra...
“Të dua e të puth me mall”
Mbi një arkë të heshtur,
botimi im i parë,
Pa redaktor dhe
shtëpi botuese
pa kopertinë dhe
indeks përmbajtjeje...
Vetëm dy vargje
me mall nëne
dhe dashurie...
“I rëndë shpirti që s’flet
Ju lutem
mos më vidhni
shpresën...”
Ato vargje
shkruar me ngut
mbi arkën boshe,
Motra të
kujtesës dhe të ashpërsisë,
rreshtohen
çuditërisht
si libri më i
mirë,
në biografinë e
dikurshme
të një
hamalli-poet!
Mars 2009
Si të
bisedoja me Ty
L.
L.
Mbetemi
që të dy
derivatë të vdekjes.
Jeta,
sistem me tre të
pa njohura ,
na ngatërron
hapat dhe ekuilibrin..
Dashuria,
Ecja
dhe të tretët
që ndërtojnë
ferrin –pështymë...
E para,
ka qepalla drite
dhe e dyta,
kangjella që
s’ia sheh lehtë fytyrën...
Të tretët,
bashkudhëtarë
joshës me dyshimin...
Ushtrim i
vështirë
që thërret
Lindjen...
Dhe unë,
dhe ti,
besojmë...
mars 09
FAT
Ndjeva,
të isha ulur në
ndenjësen e
makinës së
Sevalti*t.
Rripin lidhës,
përtypja mes
buzëve
që kafshonin
njëra-tjetrën
dhe këmbët
shtrëngoja
në këpucët me
numër “ditëlindja e partisë..”
Nënqesha në
rrëqethje kujtimesh
dhe rrëmbeva një
libër të harruar
si të kujtoja
përhumbjen ...
Shoferi Sevalt
dialogon pa zë
me vitet e humbura
në një faqe
libri,
palosur si letër
rekomande e vjetruar...
Në ndenjësen e
pasme,
ndjeva rrëmbimin
e një poeti.
Asfalti-enigmë
në ajër kishte
lënë, mendime dhe vargje
që përqeshnin..
asaj here
s’donte të më merrte
mua.
13-3-09
*Sevalt-poet i
shquar gjerman, që humbi jetën në një aksident automobilistik në moshë ende të
re.