Kulturë
Ismet Tahiraj: Një dhuratë e bukur për lexuesit e vegjël
E marte, 01.09.2009, 06:39 PM

Nga Ismet Tahiraj
NJË DHURATË E BUKUR PER LEXUESIT E VEGJËL
Agim GASHI , "GJYSH TE KAM SHOQE" , botoi shtëpia botuese SHQIPERIA ETNIKE - Prishtinë , 2009
Lexues të dashur dhe të nderuar, poeti Agim Gashi ka kohë që është i pranishëm nëpër letrat tona me krijimet e tij letrare, por kësaj radhe ai na vjen me përmbledhjen e tij të parë me një titull mjaft simpatik “ Gjysh të kam shoqe” , duke na dhuruar kështu vargjet e tij të krijuara në kohë dhe vende të ndryshme.
Vjershat e tij janë të shkruara me kujdes dhe shpirt për çka besoj se do t’i bëjnë shpejt për vete jo vetëm të vegjlëit, por edhe të rriturit.
Vjershat e agimit në vete bartin porosinë edukative dhe vijnë në të shumtën e rasteve edhe me një dozë të lehtë humori çka e bëjnë edhe më tërheqës leximin e tyre. Siç e ceka edhe më lart autori në këtë vepër ka vjersha të krijuara këtu e tridhjetë vjet më parë, por që as sot e kësaj dite nuk e kanë humbur aktualitetin për çka dëshmojnë për fuqinë krijuese dhe cilësinë e autorit. Edhe tematika e vjershave që përmban kjo përmbledhje është mjaft e larmishme. Autori shkruan edhe për jetën rurale. Ja si e mban pezull lexuesin deri në fund se çfarë ishte ai kalë, pa jelë, pa shalë, pa këmbë pa veshë:
ju bëj be në mollë
ju betohem në dardhë
kali i parë-
që e shalova në arë
nuk ka qenë lodër fëmijësh
as kali prej druri
po...një dukë gruri..!
Shkruan për trimat. Vjershën me titull Bac u kry, e nisë me vargjet:
Kush tha rënia sjell humbje
- nuk është e vërtetë ,
rënia jote Baca Adem
- na dha forcë për jetë.
Kur Agimit iu desh të emigrojë si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë nëpër vendet e ndryshme të perëndimit, ai atëherë e pa se sa e rëndë është jeta jashtë atdheut, jashtë vendlindjes. Prandaj edhe për mërgimin dhe jetën atje ka një varg vjershash që i shpërthejnë nga brendia e shpirtit.
Duke trokitur derë më derë e duke kërkuar banesë, vendësit mund ta pranonin në banesë ndonjë familje me qenë a mace, por jo edhe me të huajt që ishin me fëmijë. Në fund të përpjekjes për të gjetur banesë, Agimi përmbyll vargjet në bisedë me nipin:
Rrugës për shtëpi
më thotë Beni- gjysh,
më mirë paska qenë
të kisha qenë k’lysh!
Si s'të pëlqejnë vëlla
he ti mbetsh pa mend,
ku ka lojëra më të mira
-sesa në këtë vend ?!
Ka, si nuk ka
ia ktheu Mërgimi-Lindës,
lojërat më të bukura
n'livadhe t'vendlindjes.
Në këtë tematikë ndërtohet edhe vjersha për pagëzimin e nipit. Pas shumë e shumë propozimesh për emra të bukur, më në fund vendosin që nipin ta pagëzojnë me emrin Atdhe.
Derisa zogjët shtegtarë vijnë nga jugu dhe andej kthehen prapë, autori thotë :
Zogjët e Kosovës
Zogjët e vendit tim
Nuk ikën në jug
Por në perëndim
Mirëpo, ai i thërret të kthehen nga vendet e huaja, atje ku bukës i thonë bukë e ujit ujë. Atje ku gjumi të merr më mirë. Atje ku edhe ëndrrat janë më të bukura sesa në vend të huaj. Autori thërret bashkatdhetarët të kthehen atje sepse:
Na thërrasin varret
na thërrasin pragjet,
- na presin nënat
t'ua terim faqet.
Vargu i tij është i qetë në shikim të parë por karekterizohet me thellësinë e tij dhe përmbajtjen porositëse. Ai din të jetë gazmor por herë herë sjell edhe shqetësimet dhe brengat që i preokupojne fëmijët.
Autori ne kete permbledhje sjell kujtimet nga fëmijëria e tij por edhe nga fëmijëria e fëmijëve tanë në mërgim ku jeton edhe vetë poeti.
Pasi Agimi është edhe gjysh, as atij nuk i kanë shpëtuar pa i zënë frymëzimet nga loja me nipër e mbesa. Edhe vet titulli i kësaj përmbledhjeje e dëshmon këtë. Mbesa në pamundësi të shoqërohet me mocaniket shqiptare e ta ndajë lojën me të, ajo luan me gjyshin. Prandaj edhe ajo i ka thënë: Gjysh të kam shoqe. A nuk është ky titull mjaft domethënës.
Gjyshi Agim, sikundër edhe gjyshët tjerë, luan me nipër e mbesa nganjëherë deri në atë masë kur mbase i bëhet edhe pak tepër. Ai edhe mund të lodhet nga loja që fëmijët e duan deri në pafund, por gjyshi prapë mbushet energji. Mbushet energji nga nipërit e mbesat të cilët ia mbushin bateritë:
A e dini ku e merr
gjithë atë fuqi?!!!
Nipër dhe mbesa
- i ka bateri.
Agim Gashin e brengos pa masë edhe frika nga asimilimi i mijëra fëmijëve tanë në shtetet e ndryshme jo vetëm të Evropës. As këtë brengë nuk e ka lënë pa e pasqyruar në disa nga vjershat e tij. Ai që e kupton peshën e kësaj dukurie nuk mund t’i lexojë këto vargje pa iu rrënqethur trupi. A nuk është e rëndë kur gjyshi nuk mund të merret vesh me nipër e mbesa, të cilët flasin në gjuhë të huaj.
Një gjysh mezi kishte pritur ta marrë vizën e të shkojë te nipërit e mbesat, por :
Qëndroi veç një javë -
kish ardhë për një muaj,
me fëmijët s'u mor vesh
-flisnin në gjuhë të huaj
Me shpresë se do të kënaqeni me vjershat që përmban kjo përmbledhje, ju dëshirojmë lexim të këndshëm, kurse mikut Agim Gashi i dëshirojmë shëndet të mirë, sukses në punën e tij krijuese që të mos ndalet, por të na dhurojë edhe libra të tjerë si ky.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Ziko Ll. Kapurani
Sinan Sadiku: Harmonia e përbërësve estetik dhe semantik të poezisë
Poezi nga Blerim Rrecaj
Llemadeo: Letersia shqiptare mbetet akoma ne kthetrat e vetem disa autorve...
Redaksia: Kur lindin fëmijët
Vangjush Ziko: Poeti, mëkati dhe dashuria
Arsim Halili: Intervistë me dr. Faik Shkodra - ligjërues i lëndës Letërsi për fëmije me teori të letërsisë
Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu
Rizah Sheqiri: Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!...
Monika Mureshan: Romancë për një këngëtar apo Një Odisejadë e re
Yrjet Berisha: Ai ose askushi (Tregim)
Së shpejti në shitje libri më i ri i autorit Shkëlzen Gashi: Adem Demaçi
Edmond Shallvari?: Kontradiksion (Cikël poetik)
Kostaq Duka: Mama breshka
Nuhi Veselaj: Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe
Shefqet Dibrani: Teksti substancial dhe përmasat e trishtimit brënda poezisë
Demir Krasniqi: Origjinali i këngës së Demë Ahmetit
Flamur Maloku: Vija e heshtjes
Blerim Rrecaj: Një shëtitje për frymëzim
Niko Stylos: Gjuha e ilirëve – gjuhë e shqiptarëve