Ismet Tahiraj: Një dhuratë e bukur për lexuesit e vegjël
| E marte, 01.09.2009, 06:39 PM |
RecenzionNga Ismet TahirajNJË DHURATË E BUKUR PER LEXUESIT E VEGJËL Agim GASHI , "GJYSH TE KAM SHOQE" , botoi shtëpia botuese SHQIPERIA ETNIKE - Prishtinë , 2009Lexues të dashur dhe të nderuar, poeti Agim Gashi ka kohë që është i pranishëm nëpër letrat tona me krijimet e tij letrare, por kësaj radhe ai na vjen me përmbledhjen e tij të parë me një titull mjaft simpatik “ Gjysh të kam shoqe” , duke na dhuruar kështu vargjet e tij të krijuara në kohë dhe vende të ndryshme.Vjershat e tij janë të shkruara me kujdes dhe shpirt për çka besoj se do t’i bëjnë shpejt për vete jo vetëm të vegjlëit, por edhe të rriturit.Vjershat e agimit në vete bartin porosinë edukative dhe vijnë në të shumtën e rasteve edhe me një dozë të lehtë humori çka e bëjnë edhe më tërheqës leximin e tyre. Siç e ceka edhe më lart autori në këtë vepër ka vjersha të krijuara këtu e tridhjetë vjet më parë, por që as sot e kësaj dite nuk e kanë humbur aktualitetin për çka dëshmojnë për fuqinë krijuese dhe cilësinë e autorit. Edhe tematika e vjershave që përmban kjo përmbledhje është mjaft e larmishme. Autori shkruan edhe për jetën rurale. Ja si e mban pezull lexuesin deri në fund se çfarë ishte ai kalë, pa jelë, pa shalë, pa këmbë pa veshë:ju bëj be në mollëju betohem në dardhëkali i parë-që e shalova në arënuk ka qenë lodër fëmijëshas kali prej druripo...një dukë gruri..!Shkruan për trimat. Vjershën me titull Bac u kry, e nisë me vargjet:Kush tha rënia sjell humbje- nuk është e vërtetë ,rënia jote Baca Adem- na dha forcë për jetë.Kur Agimit iu desh të emigrojë si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë nëpër vendet e ndryshme të perëndimit, ai atëherë e pa se sa e rëndë është jeta jashtë atdheut, jashtë vendlindjes. Prandaj edhe për mërgimin dhe jetën atje ka një varg vjershash që i shpërthejnë nga brendia e shpirtit.Duke trokitur derë më derë e duke kërkuar banesë, vendësit mund ta pranonin në banesë ndonjë familje me qenë a mace, por jo edhe me të huajt që ishin me fëmijë. Në fund të përpjekjes për të gjetur banesë, Agimi përmbyll vargjet në bisedë me nipin:Rrugës për shtëpimë thotë Beni- gjysh,më mirë paska qenëtë kisha qenë k’lysh!
Malli për vendlindjen nuk e len të qetë. Mendjen dhe ëndrrat i ka në Kosovë, sikur të gjithë mërgimtarët tanë, shumë prej të cilëve me vite nuk e kanë vizituar Kosovën për shkak të statusit të pazgjidhur të tyre. Ja një dialog në mes të Lindës, e lindur jashtë atdheut dhe Mërgimit që ende e mbante mend vendlindjen:Si s'të pëlqejnë vëllahe ti mbetsh pa mend,ku ka lojëra më të mira-sesa në këtë vend ?!Ka, si nuk kaia ktheu Mërgimi-Lindës,lojërat më të bukuran'livadhe t'vendlindjes.Në këtë tematikë ndërtohet edhe vjersha për pagëzimin e nipit. Pas shumë e shumë propozimesh për emra të bukur, më në fund vendosin që nipin ta pagëzojnë me emrin Atdhe.Derisa zogjët shtegtarë vijnë nga jugu dhe andej kthehen prapë, autori thotë :Zogjët e KosovësZogjët e vendit timNuk ikën në jugPor në perëndimMirëpo, ai i thërret të kthehen nga vendet e huaja, atje ku bukës i thonë bukë e ujit ujë. Atje ku gjumi të merr më mirë. Atje ku edhe ëndrrat janë më të bukura sesa në vend të huaj. Autori thërret bashkatdhetarët të kthehen atje sepse:Na thërrasin varretna thërrasin pragjet,- na presin nënat t'ua terim faqet.Vargu i tij është i qetë në shikim të parë por karekterizohet me thellësinë e tij dhe përmbajtjen porositëse. Ai din të jetë gazmor por herë herë sjell edhe shqetësimet dhe brengat që i preokupojne fëmijët.Autori ne kete permbledhje sjell kujtimet nga fëmijëria e tij por edhe nga fëmijëria e fëmijëve tanë në mërgim ku jeton edhe vetë poeti.Pasi Agimi është edhe gjysh, as atij nuk i kanë shpëtuar pa i zënë frymëzimet nga loja me nipër e mbesa. Edhe vet titulli i kësaj përmbledhjeje e dëshmon këtë. Mbesa në pamundësi të shoqërohet me mocaniket shqiptare e ta ndajë lojën me të, ajo luan me gjyshin. Prandaj edhe ajo i ka thënë: Gjysh të kam shoqe. A nuk është ky titull mjaft domethënës.Gjyshi Agim, sikundër edhe gjyshët tjerë, luan me nipër e mbesa nganjëherë deri në atë masë kur mbase i bëhet edhe pak tepër. Ai edhe mund të lodhet nga loja që fëmijët e duan deri në pafund, por gjyshi prapë mbushet energji. Mbushet energji nga nipërit e mbesat të cilët ia mbushin bateritë:A e dini ku e merrgjithë atë fuqi?!!!Nipër dhe mbesa- i ka bateri.Agim Gashin e brengos pa masë edhe frika nga asimilimi i mijëra fëmijëve tanë në shtetet e ndryshme jo vetëm të Evropës. As këtë brengë nuk e ka lënë pa e pasqyruar në disa nga vjershat e tij. Ai që e kupton peshën e kësaj dukurie nuk mund t’i lexojë këto vargje pa iu rrënqethur trupi. A nuk është e rëndë kur gjyshi nuk mund të merret vesh me nipër e mbesa, të cilët flasin në gjuhë të huaj.Një gjysh mezi kishte pritur ta marrë vizën e të shkojë te nipërit e mbesat, por :Qëndroi veç një javë -kish ardhë për një muaj,me fëmijët s'u mor vesh-flisnin në gjuhë të huajMe shpresë se do të kënaqeni me vjershat që përmban kjo përmbledhje, ju dëshirojmë lexim të këndshëm, kurse mikut Agim Gashi i dëshirojmë shëndet të mirë, sukses në punën e tij krijuese që të mos ndalet, por të na dhurojë edhe libra të tjerë si ky.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.