E marte, 30.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Llemadeo: Letersia shqiptare mbetet akoma ne kthetrat e vetem disa autorve...

E marte, 01.09.2009, 06:01 PM


Letersia shqiptare mbetet akoma ne kthetrat e vetem disa autorve servile te Titos dhe te Enverit, duke spostuar me nje lufte te ftohte te gjithe autoret e rinje te mbas viteve 1990, poete e shkrimtare mjaft te mire dhe mjaft realiste ne pershkrimin e ngjarjeve letrarisht!

Nga Llemadeo

Lexohen cdo dite te njejtet emra per botime te reja, te njejtet servile diktaturash, te njejtet bashkautore te shtypjes se popullit shqiptare nen diktature. Po ata qe shkruan kushtime partise se diktatures, po ata qe thuren hymne me hosana regjimit, si ne ish Jugosllavi e si ne Shqiperi, ku ne te dy anet shtypeshin e pergjakeshin shqiptaret per dekada me radhe!
 
Serivilizmi i cthurur prej komunistesh te regjur qe mbajne fort thonjte e lidhur me njeri tjetrin, tashme ka pushtuar deri dhe portat e letersise shqiptare ku shitamendjesh na cfaqen edhe neper simpoziume te medha katedrash e universitetesh duke i dhene gjoja mend rinise me mashtrimet e tyre, neper sterhollimet e justifikuimeve qe ata u bejne koheve te diktatures, duke u perpjekur qe ta distrancojne veten sot, pa spjeguar asnjehere se pse i sherbyen asaje, pse ja zgjaten jeten asaje, pse ata e varrosen Fishten e denuan Fishten qe te mos lexohej as ribotohej me kurre ne ate regjim...? Pse ata shkruan aq hosan e hymne per diktaturen ne gazeta e libra te tere!
 
Ndersa qindra krijues te mbas viteve 1990-te,  mjaft te ndjeshem dhe te dashur per lexuesin detyrohen te publikojne veprat e tyre falas neper faqe interneti, pasi botuesit e korruptuar ne trojet shqiptare, me frymen komuniste te atyre pseudoshkrimtarve qe i sherbyen vete dhunes komuniste, pra ata botues nuk pranojne te botojne autore te rinje pa paguar ata shuma te medha sa cka njeriu qime ne koke!
 
Letersia shqiptare eshte ne nje krize totale, ku frymerat e vdekura vazhdojne te mbajne te bllokuara dyert' per nga duhet te hyje letersia e re, poezia e re, tregimi i ri, romani i ri, vepra te cilat pershkruajne ngjarje reale nga shtypja disa dekadore e regjimit, e atij regjimi qe u mbajt ne kembe nga shkrimtaret sherbetore te vet, poetet sherbetore te vet, si dhe hallkat e tjera te armatosura kunder popullit!
 
Mjaft me me pseudoshkrimtare, me servilet e diktatures, me sherbetoret e diktatures te cilet botojne prralla me fantazi me qellim per te i bere ne asgje krimet e masakrat qe kane ndodhur kunder popullit shqiptare gjate regjimit diktatorial...! Fantazira pa bere asnje pershkrim ngjarjesh se cfare ka ndodhur nen dhunen komuniste ne shqiperi apo nen regjimin pushtues te Titos...!
Ne nje kohe kur jane mijra e mijra viktima te pa fajshme qe spo botohet asgje per jeten e tyre!
 
Mjaft me me taktika te tilla diktatoriale per te mbajtur te bllokuar botimin e autorve te rinje, sa te harrohet nga brezat gjakderdhja nen diktature dhe autoret e saje...!
 
Mjaft me me peusdo Tema se gjoja letersia shqiptare i perkiska me shume lindjes se perendimit apo anasjelltas, mentalitete fanatikesh qe merren me ndarje e percarje ne nje kohe kur bota po bashkohet ne cdo fushe, ne nje kohe kur globalizmi eshte Tema e dites per cdo njeri te qytetruar ne kete planet!  Ne nje kohe kur Viktor Hygoi lexohet me me shume dashuri ne Bagdat se sa ne Paris, ne nje kohe kur Omar Khajami lexohet me me shume shpirt ne Londer se ne Iran!
Mjfat me me pseudo Tema shkencore per letersine shqiptare, ne nje kohe kur letersia eshte fallsifikuar e shkaterruar aq here nga autoret serivil te regjimit, te atyre qe perpiqen sot te corodisin rinine me tema farse...per te ua larguar vemendjn nga sherbimet qe ata vete i kane bere diktatures aq me perkushtim!
 
Ata autore servile te diktatuires si ne shqiperi apo ne ish jugosllvai, do te ishte mire te merreshin thjeshte me librin e tyre te fundit, ku duhet ta titullojne; "Falje atdhuet dhe piopullit shqiptare!". -Po te kene kurajo prej te qytetruari qe te bejne nje autorrkitike publike perpara se te shkojne ne ferrin qe ia kane krijuar vetes nder ato dekada me servilizmat e tyre! Pikerisht ata qe e shkruan me doren e tyre se; "At Gjergj Fishta ishte reaksionare,(tradhetare), e fjale te tjera kunder ti... si dhe kunder shume autorve te tjere te mrekullueshem!
 
Nese letersia shqiptare nuk do te clirohet nga ai patriarkalizem diktaorial..., titistesh e enveristesh, krijuesit e rinje do te mbas viteve 1990 do te shkeputen nga botimet ne gjuhen shqipe, qe qe do te jete nje turp historik qe do te veje vulen e zeze botuesve te kohes se sotme, por dhe nje varferim total i letersise shqiptare!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora