E marte, 30.04.2024, 04:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Blerim Rrecaj

E marte, 01.09.2009, 06:07 PM


ME SY KAH LYPOTENI

Shoh Lypotenin majelart.
Më duket pak i zymtë, e pak i vrenjtur
Një vullkan mbrenda mban fshehur!?

Lypotenin shoh dhe sot.
Ta shoh ashtu si dua më pengon
Kjo shumëkatëshje që ngre krye.
E këto fije hekurash,
Sikur poi u ngulen në zemër e në ballë…
Këtë unë e shoh nga ballkoni i shumëkatëshes
Me hyrjen tonë të veçantë.

CFARE TE BEJ

Tik-tak
Ditë-natë.
Edhe një fundvit
Po na vjen.
Përpëlitje, zvarritje
Gaz, ofshamë
Edhe pyetja çfarë të bëj…

BREDHJE

Pos tjerash, sot, u enda e brodha
Ca rrugëve e rrugicave.
Përskaj një lëndine,
E një stacioni treni.
Me vetmi-çudinë time
Brodha sot,
Më ndihmo o Zot!

RRUGETIM

Nga rrugëtim i kësaj jete,
Erdhëm e mbërritëm deri këtu.
Ndonjëherë ndalem
Para pasqyrës,
Ta shoh veten
Të ju shoh ju.

FTESE

Më rrah supet vetmia,
E më fton,
Që krah për krah
E dorë për dore
Të bredhim nëpër rrugët qorre.

Si t’ia bëj, or shok, or mik
Ta pranoj
A t’i them ik?

MAGJEPSJE

Kur të magjepsin
Fusha ,kodra
Re, dallëndyshe
Fletë gjithësie shpirti shfleton
E Krijuesin falënderon

DHJETE VJET PAS

Ato çaste, ai takim
Dhjetë vjetori i maturës
Vetjet tona
Seç humbën e
Seç u shkrinë
Në mes zhurmës edhe turmës

VALLE

Vetmia, trishtimi
Mërzia, gëzimi, hareja
Hedhin valle bashkë
Më vështrojnë
E vijnë e më marrin për krahë

SKICE PER JETEN MES MURESH

Bëjmë jetë mes muresh
Ndonëse bota është e madhe,
E Bota është e gjerë.
Anekënd mure lloje trajtash të ndryshme
Mure, mure, mure
Që s’na lënë me u këndellë.

Ne jemi muratorët e mureve që na buzëqeshin
Edhe njëra tjetrës ia bëjnë me sy
E në vesh me tyre pëshpërisin duke thënë:
“As në ëndërr s’do të na shihni kaq shumë”

SOT

Sot është e diel,
Paska re në qiell.
Veç sa u zgjiova,
E po bëhem gati
Të nisem
Për te miqtë e mi...

SI TA TITULLOJ

Mes poezisë e prozës
Vallëzon realiteti
Si ta emërtoj, si ta titulloj
Ditën e sotme:
Pikturë
A këngë që vërshëllejmë!?

DITE PA SHENIME

Nuk shkruaj në ditar
Edhe sot po mbetet
Një fletë e zbrazët
Një fletë e bardhë…

SHPESH

Flas, jap mendime, shprehem
Dhe më vonë sikur e di
Fola, mendova, e, u shpreha
Pak me mospërmbajtje
E pak me nguti…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora