E premte, 02.05.2025, 03:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XVI)

E marte, 01.09.2009, 07:07 PM


Vargje të shkruara në gusht (XVI)

Nga Përparim Hysi
             
1.Sy e veshë

Sy e veshë unë:nuk lëviz
Se pres miken të më vijë
Ja tek vjen:tëpkë si Miss
Tash më keq:unë gati ngrij.
 
Do të ngrij,nuk ka se si
Të shikon:të kthen në gur
Mike,moj,si më je ti
Rrezëllin e tëra nur...
             
8 gusht 2003
             
2.Bubulloj nga gëzimi

Bubulloj i tëri nga gëzimi
Ke parë?Si të jem çunak
Dihet mandej që gëzimi
Ka,patjetër,shkak.
 
Shkaku po dihet:dashuria
Ndaj bubulloj si çunak
S'pyes më nga pleqëria
Kush thotë që qenkam plak?!...
                    
8 gusht 2003
                
3.O ç'qe ai çast?!!!

O,ç'qe ai çast?Pse s'u përsëdyt?
Kur do ta shoh prapë atë dorë të trëndafiltë?
Po sytë aq gazmorë,vallë,kur do t'i shoh?
O Zot,sillmi prapë!Mos më mundo!
                   
8 gusht 2003
               
 4.Rrezëllin një përkëdhelje

Rrezëllin një përkëdhelje nga sytë
Dhe,ky rrezëllim,më tmerron dhe më gëzon
Të them të drejtën,bëhem si i dytë
S'e di në ky rrezëllim më zbon a më fton.
 
Sytë e tu të ndritur më thonë tjetër gjë
Tjetër gjë më thotë dhe jotja përkëdhelje
Po unë si t'ia bëj?Pa më thuaj,hë?!
Se jam si i mëdyshur dhe s'gjej prehje.
                      
 9 gusht 2003
                   
5.Kur Zoti bëri gruan

Kur Zoti bëri gruan;kur e lëshoi nga dora e tij,krijuese,
I dha asaj një bukuri primitve dhe të madhërishme
Ndaj dhe sot gratë kanë një bukuri tunduese
Ndaj,tek çdo grua, gjen diçka të magjishme.
                         
9 gusht 2003
                       
6.Në sytë e mi

Në sytë e mi,ti je e pastër,e paarritshme,e madhërishme
Herë-herë je e qeshur dhe pak mospërfillëse
Dhe hahem me veten;s'u jap dum hamëndësive
Sidoqoftë,për mua mbetesh e magjishme.
 
S'dua të gënjej veten dhe heq dorë nga mëdyshjet
Të shtirem nuk mundem.Kjo duket açik
Sado,sado që dua të vë në fre dëshirat
Nuk rri dot pa ju thënë:-Ju dua dhe pikë.
                          
9 gusht 2003
                      
7.Desha

Desha ta pushtoj atë trup të hajthëm
Po ja tek kërceve si një sorkadhe
Dhe,sado që jam një burrë i "hatashëm"
Ti seç ma"hodhe";lëre seç "punë e madhe?!"
 
Rashë për të fjetur,po gjumi nuk më zuri
"Shkathtësia" jote më rrinte në sy
E,thash me vete,sa para bën burri!!!
S'ka burrëri në dashuri.
                         
9 gusht 2003
                     
 8.O Zot!

O  Zot!Pse më duket se sot është festë?!
Pse zërat,lëvizjet,fytyrat dhe dielli po gëzojnë?
Po unë pse jam i gëzuar dhe jam bërë me fletë?
Apo kështu ndiejnë të gjithë ata që dashurojnë?
 
Fërr-fërr më fërgëllon zmëra dhe mbushem gëzim
Kam një gaz të  përbrëndshëm që dot nuk e shpreh
Zot,sa i bukur je që ke krijuar dashurinë!
Ndaj gjithë kjo atmosferë përqark mua më deh.
                              
9 gusht 2003
                        
9.Hëna

Një hënë e ngjyer në ar
Po  duket tash në qiell
Po del se është behar
Dhe nata të këndell.
 
E shoh se jam i ngeshëm
Dhe kohën kam me pash
Hënën  shoh dhe s'rreshtem
Çapitem me  avash.
 
Kundroj unë bukurinë
Të natës magjiplote
Dhe hiç nuk e heq synë
Nga hëna,sipër koke.
 
Sodis unë i gëzuar
Dhe nata më kënaqi
Hëna lart,larguar
Vras mëndjen:vallë,ku vajti?!...
                     
9 gusht 2003
                 
10.Si bleta

Ti je si bleta: e di ku thumbi dhëmb më shumë
Ndaj kështu m'i ngule sytë e tu të blertë.
Kurse unë humba,u bëra  paparunë
Se ballë nuk u bëra syve të "sertë"
 
Mandej,me atë vështrim,siç duket,u mësova
E kuqja në fytyrë sikur u shpla
Pastaj m'u duk si mjaltë dhe u ëmbëlsova
Më thumbove keqas:ndaj rashë në sevda.
                         
10 gusht 2003
                     
11.Ndjenjat e pleqërisë

Njenjat e mia të "fjetura" prej pleqërisë
Befas m'i zgjoi një shtat i imët prej mjelme
I hapa sytë;si i zgjuar prej letargjisë
Dhe kapem fort;s'dua të ndahem prej mbrese.
                          
10 gusht 2003
                      
12.Herë-herë

Herë kujtoj fytyrën tënde bardhoshe
Të trembur dhe të lumtur,njëherësh.
Herë supet e zbuluar(ah,sa më joshe!)
Dhe,s'do mend,humb pandehmash.
 
Vjen një mbresë e më kaplon me gjithësej
Një çast e zhytem në një det kënaqësie
Pastaj,e mbledh mëndjen dhe fillin e gjej
Në humbas vegimesh,e kam prej dashurie.
                             
10 gusht 2003
                      
13.Portret

Gërsheti i gjatë që varet si litar
Supet e bardha dhe gjiri i fryrë
Dy sytë e zinj po aq"ziliqar"
Po ç'të them për fytyrën si pasqyrë?
 
Buzëqeshja që më jep,më shtie mua çikë
Kapem pas saj dhe gati humbas
Portreti yt  s'më ndahet asnjë çikë
Sikur me vete e marrë atë,pas...
                            
10 gusht 2003
                      
14.Qan burri

Qan burri.Mos thoni që nuk qan
E pashë kur lotët i mëdhenj i ranë
Me miken që kishte,sapo u ndanë
Qante me lot të mëdhenj,shafran.
                         
10 gusht 2003
                      
15.Rrëshket një lot

Mbi faqen tënde rrëshket një lot
Mi buzë qëndron si margaritar
Po unë ç'kam?Çfarë kam,o Zot?
E pi atë lot që dreqi t'më marrë.
                         
11 gusht 2003
                   
16.Po vjen mbretëria e thellë ,e natës

Një farë ankthi ndjehet në hapësirë
Se po afron mbretëria e thellë e natës
Gjallesa dhe gjithçka humbet në errësirë
Veç unë zë trapit avashaz.
 
ZHurmë  gjallesash gjëkund nuk ka më
Nata,dalëngadalë,po vë domenin
Unë sikur zë e këndoj nën zë
Dhe zë e nanuris për kurbetin.
 
Se jam i vetëm në këto shetitje
Mbrëmjeve kur qetësia gati të shëron
Kjo ndodh me mua ka vite e vite
Dhe kjo vetmi... edhe më  mundon.
 
I ndodhur vetëm zë e përsiatem
Mëndja si shtegëtare nga nuk shkon
Shpesh herë me veten zë e  hahem
Dhe kthehem, i mundur,në shtëpi,vonë...
                   
11 gusht 2003
                
17.Më duket

Kam arsye që shpesh përmënd fjalën"plak"
Se më duket kurrë nuk kam qenë i ri?!!!
Që them kështu,them që kam hak
Se si mund të quhet rinia ime "rini?!"
 
Lufta e "kllasave" kurrizin ma ka zbutur
Kalova një kohë me andralla plot
Sado,asnjëherë,kurrzin s'e kam ulur
Por "koha e keqe",s'ma ndau të sajin shkop.
 
Dhe u plaka para kohe.Jam si pikëpyetje
Koka më është bërë si bostan larush
Tek shkruaj,këto që kalova,jam nën trysni të asaj mbrese
Të asaj kohe të keqe që me inat më mbush.
                   
11 gusht 2003
                   
18.Buzëqeshja jote

Buzqeshja jote shpërthen spontaneisht
Dhe,rrreth e përqark,sikur çelin lule
Kjo buzëqeshje më ndjell si ogiç
Dhe sulm pas teje,humbur pusulle.
 
Se buzëqeshja jote më hyn në shpirt
Se ajo bredh si bleta:lule më lule
Shpirti që hyn në tjetrin shpirt
A nuk zhndrohet në dritë;s'ke si mos humbe...
                         
11 gusht 2003
                
19.Vetëtimat e syve

Vetëtimat e syve të tu shkrepëtinë
Dhe,befas,ndezën një zjarr
Ky zjarr të dyve na përpinë
Përse?Përse që dreqi të na marrë?!...
                         
11 gusht 2003
                 
20.Jam si një njeri

Jam si një njeri që u godit nga rrufeja
Mëndjen kam humbur dhe qëndroj si i ngrirë
Arsyeja dihet;më tej dhe pseja
Kalove ti dhe ndaj kam ngrirë.
 
Se ke një bukuri,pothuaj,hyjnore
Syrin të madh;duket sikur shkrepëtin
E si mundet,pastaj,një qenie njerëzore
Të të bëjë ballë;s'do mënd që ngrin.
 
Ngriva dhe mëndjen,pothuaj,e kam humbur
Aq i madh,për mua,qe befasimi.
Se s'mundem,nuk mundem kur shoh një të bukur
Ndaj e humbi mëndjen,kështu,Përparimi.
                   
12 gusht 2003


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx