E premte, 02.05.2025, 08:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Flora Durmishi: Përëndesha e bukurisë kosovare

E merkure, 02.09.2009, 07:43 PM



Flora Durmishi

 

PERËNDESHA E BUKURISË KOSOVARE

 

Marigona Dragusha-shoqëruesja e dytë e Miss Univers 2009

 

“ I kërkova kryeministrit të Bahamasë ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Besoj që ai shumë shpejt do ta bëjë këtë”

 

Si asnjëherë tjetër Kosova u përfaqësua në një garë bukurie! Fatin e madh e pati një 18 vjecare nga rrethi i Prishtinës me emrin Marigona, e cila nuk besoj se ia ka lejuar vetes as të ëndërrojë se një ditë do të shpallet një prej më të bukurave në botë! Dikur një Marigonë qëndisi flamurin shqiptar, ndërsa këto ditë një Marigonë tjetër, me bukurinë e saj, ngriti lart flamurin e Kosovës.

 

Urime  Marigonë dhe suksese!

 

Marigonë unë nuk do të të pyes se si je ndier në momentin e shpalljes si njëra ndër më të bukurat në botë, se kjo është e kuptueshme, madje veshtirë e përshkrueshme, por do të të pyes: a e konsideron veten si një vajzë me fat?

 

Marigona Dragusha: Po, e konsideroj veten me fat. Madje që nga momenti kur kam hyrë në këtë rrugë, që nga mosha 16 vjecare.

 

Je pritur nga shumë adhurues në Aeroportin e Prishtinës, c’ndjenjë ishte të të presin vetëm ty kaq shumë njerëz?

 

Marigona Dragusha: Po ishte ndjenjë shumë e vecantë. Ishin të gjithë familjarët e mi dhe jo vetëm ata, shumë miq, shumë adhurues. Ishte pritje madhështore, e papërshkrueshme. Me sigurim maksimal.

 

Përvec që kanë munguar përfaqësuesit e institucioneve! Ndoshta nuk kanë pasur informacionin e duhur!

 

Marigona Dragusha: Ndoshta kanë qenë të zënë me punën e tyre, si zakonisht.

 

Me rëndësi është që ti ke ardhur me një trofe apo jo!

 

 Cila ka qenë telefonata e parë që ke marrë ose ke bërë pas shalljes së fitueseve?

 

Marigona Dragusha: Oh, menjëherë kam marrë në telefon prindërit e mi, motrat, vëllain. Ata kanë qenë shumë të emocionuar, të gëzuar.

 

Cfare ke bere 1 muaj ne Amerike. A keni pasë një orar të cilin është dashur ta respektoni? A është punuar vetëm me ty apo? Më thuaj të lutem më shumë hollësi!

 

Marigona Dragusha: Kam shkuar një muaj më herët në Neë York. Fadil Berisha ka qenë njeriu që më ka ndihmuar shumë. Ka punuar shumë me mua që unë të paraqitem mirë në Bahamas. Më ka bërë shumë fotografi. Pra ai ka punuar me mua dhe me miss Albania, Hasnan.

 

Domethënë ju nuk keni mundur të bëni cfarë të doni por ka pasur një orar që e keni respektuar?

 

Marigona Dragusha: Një muaj të tërë ne kemi bërë shumë ushtrime, shumë fotografi...nuk kemi pasur fare kohë të lirë.

 

Nga kjo që thua del se më meritori që ti je sot këtu ku je është Fadil Berisha apo jo?

 

Marigona Dragusha: Gjithësesi, Fadil Berisha dhe unë i jam shumë mirënjohëse.

 

Marigonë, cfare raportesh krijove me vajzat tjerta konkurrente ne Miss Universe? Keni këmbyer adesa, telefonat?

 

Marigona Dragusha: Të gjitha vajzat i kam pasur shoqe por më shumë jam shoqëruar me miss Francën, miss Indinë dhe natyrisht me miss Albanian. Kanë qenë shumë të mira dhe jemi duke komunikuar bashkë. Më kanë dashur shumë. Po kam marrë shumë adresa numra telefonash.

 

Komunikon mirë në gjuhën angleze?

 

Marigona Dragusha: Po po vetëm në anglisht kam komunikuar. Ka pasur edhe prej atyre që nuk e flisnin anglishten por vetëm gjuhën e vendit prej nga vinin mirëpo merreshim vesh, po!

 

Marigonë, më intereson të di se si je ndier ato orët e fundit para paraqitjes tënde në finale. Cfarë kanë qenë ato orë, ka pasur tension, a ke mundur të vësh gjumë në sy?

 

Marigona Dragusha: Gjatë tërë kohës sa kemi qenë në Bahamas kemi pasur shumë pakë kohë për gjumë, jo më shumë se tri katër orë! Ka pasur shumë aktivitete, shumë ushtrime, fotografi, vizita ishujve etj. Është dashur të zgjohemi shumë herët për të vazhduar aktivitetet e ditës tjetër.

 

Cfarë ke menduar ato orët e fundit?

 

Marigona Dragusha: Jam fokusuar shumë për ecjen,  si do të ecë, si do të prezantohem...komplet e fokusuar për ditën e nesërme.

 

A ke mundur të vësh kushte, ta zemë, të zgjedhësh stilistin e flokëve, modelin, makiazhin etj.?

 

Marigona Dragusha: Ka pasur shumë grimerë, stilistë flokësh dhe ke mundur të zgjedhësh një grimer dhe një stilist flokësh. Unë më herët pata vendosur se cfarë grimi do të bëj, cfare modeli flokësh, në bazë të fustanit, bikinive. Nuk kam pasur probleme, ka qenë cdo gjë sic kam dashur unë.

 

Kush të ka inkurajuar që të hysh në këtë rrugë të vështirë?

 

Marigona Dragusha: Gjithmonë kam dashur të jem një modele, të mos them e famshme. Kam punuar këtu në Kosovë, si modele, dy vjet. Babi im ka qenë shtysi kryesor që më ka inkurajuar të marr pjesë nëpër shumë sfilata.

 

Dhe ka bërë mirë. Besoj qe kjo gare ju ka ndihmuar ta afirmoni bukurine shqiptare përgjithësisht, apo jo?

 

Marigona Dragusha: Besoj që po!

 

Marigonë e konsideron këtë vetëm një rast të vecantë, apo ky do të jetë profesioni yt I vertetë?

 

Marigona Dragusha: Kujtoj që është rast i vecant i cili më jep mundësi të vazhdoj punën si modele. Më ka hapur shumë dyer sidomos jasht Kosovës. Do të vazhdoj si modele gjithësesi. Do ta gjej një agjenci në Neë York, që më përshtatet mua dhe do të punojë atje por edhe do të studioj.

 

Kam pershtypjen se vleresohet shume edhe shikimi, syte, eshte keshtu? Cfarë në të vërtetë është vlërësuar më shumë te ti? Ka pasur edhe teste intelegjence?

 

Marigona Dragusha: Kanë qenë të gjitha testet. Është vlerësuar shumë sjellja, sidomos për këtë psëmbëdhjetshen e përzgjedhur por edhe nëse ke qenë aktive gjatë gjithë kohës. Ka pasur vajza që kanë qenë shumë të bukura dhe me trup të bukur por nuk e kanë përballuar, janë dorëzuar në gjysmë të rrugës. Gjatë provave nuk kanë qenë të sakta, kanë dashur më shumë gjumin dhe kështu nuk kanë mundur të hyjnë në pesëmbëdhjetëshe.

 

Ti si kosovare nuk do ta bëje këtë që të dorëzohesh?

 

Marigona Dragusha: (qeshet) Kam pasur vullnet gjatë gjithë kohës, as që më ka shkuar ndërmend të dorëzohem.

 

Të është dashur të mbash dietë gjatë atyre ditëve?

 

Marigona Dragusha: Jo asnjëherë. Ushqim ka pasur shumë, të gjitha llojet e ushqimit.

 

E keni pasur lejen t’i hani gjithë ato që keni dashur?

 

Marigona Dragusha: Ato që janë servuar, për ne, ke mund t’i hash të gjitha. Mirëpo ka pasur edhe shumë vajza që e kanë ruajtur veten, nuk kanë ngrënë por ka pasur edhe prej atyre që kanë shtuar shumë kilogramë. Ushqimet kanë qenë shumë të mira.

 

Metabolizmin mirë e paske?

 

Marigona Dragusha: Po po shumë mirë madje, nuk e kam fare problem.

 

Po këtu mban ndonjë dietë?

 

Marigona Dragusha: Jo, jo asnjëherë.

 

Cfare kontratash prisni te nenshkruani?

 

Marigona Dragusha: Kam disa oferta në Neë York por do të mendohem edhe pakë në marrëveshje me Fadil Berishën dhe agjencinë Art Moshën. Do ta zgjedh një agjenci por varet cila do të më konvenojë më shumë. Por gjithësesi tash kur të kthehem në Neë York do ta kem një kontratë.

 

Sigurisht që ky cmim ka vlerë monetare. Për cfarë do t’I shpenzoni ato para? Nuk po të pyes sa ke marrë!

 

Marigona Dragusha: Nuk është edhe aq vlerë e madhe sa për të bërë dicka të madhe! Por nuk janë as pakë. Jo ende nuk kam vendosur, do të shoh se cfarë mund të bëj.

 

Ke vërejtur ndonjë ndryshim te vetja yte, sigurisht të tjerët e vërejnë por ti vetë cka vëren?

 

Marigona Dragusha: Kur kam shkuar kam qenë vajzë e vogël, më e ndieshme. Por atje kam bërë shumë përvojë dhe jam rritë, në një farë mënyre. Po, për një muaj jam rritur. Jam më e madhe , më e pjekur dhe po më pëlqen kështu: e rritur!

 

Ke takuar ende shokët dhe shoqet e klasës, ke gjetur kohë për ta?

 

Marigona Dragusha: Po atë ditë që kam mbërritur kanë ardhur shoqet dhe shokët e mi të ngushtë dhe më kanë pritur me shumë gëzim.

 

Po ti ke vërjetur se ata të shikojnë ndryshe ose edhe flasin ndryshe me ty, janë më të rezervuar?

 

Marigona Dragusha: Me shoqet jo nuk kam vërejtur ndryshim, janë të njejta po edhe unë jam e njejtë dhe nuk besoj se do të ndryshoj as në të ardhmen, nuk ka arësye.

 

Kur do të kthehesh në Amerikë?

 

Marigona Dragusha: Kthehem nga fundi i tetorit.

 

Do të jesh kohë më të gjatë atje?

 

Marigona Dragusha: Gjithësesi. Gjatë dimrit do të jem atje por nuk e di kur do të jetë kthimi i ardhshëm në Kosovë.

 

Cila ka qene arma yte me e forte? Për cfarë të kanë vlerësuar më shumë, e ke kuptuar këtë?

 

Marigona Dragusha: Mendoj që arma më e fortë ka qenë vullneti. Është dashur shumë vullnet për të vazhduar. Më kanë vlerësuar për sjelljet dhe durimin që kam pasur deri në fund.

 

Për cfarë të kanë pyetur anëtarët e jurisë?

 

Marigona Dragusha: Më kanë pyetur më shumë për shtetin tim, jo pyetje personale, më shumë për Kosovën, pyetje për cfarë po ndodh në botë dhe të tjera të kësaj natyre.

 

Sigurisht je intervistuar edhe nga shumë gazetarë. Po ata për cfarë të pyesnin?

 

Marigona Dragusha: Më kanë intervistuar shumë, sidomos pas spektaklit. Janë gëzuar edhe ata për suksesin tim madje kanë pasur dëshirë që të shkoj edhe më larg. Më kanë pyetur se si po ndihem për vete por edhe për Kosovën pasi shumë shtete nuk e kanë njohur Kosovën dhe donin që të dinin dicka më shumë dhe që edhe ato shtete ta njohin Kosovën.

 

Ke takuar edhe kryeministrin e Bahamasë. Cfarë bisedove me të?

 

Marigona Dragusha: I kërkova ta njohin Pavarësinë e Kosovës.

 

Uroj që ata ta bëjnë këtë!

 

Marigona Dragusha: Unë besoj që shumë shpejt do ta njohin Pavarësinë e Kosovës.

 

Cila nga vajzat konkurrente ka qene me interesantja?

 

Marigona Dragusha: Ka pasur shumë vajza të mira, të bukura dhe interesante si mis Franca, mis India, mis Meksika etj.

 

Te ka pritur kryetari I Prishtines z. Mustafa, si kalove në atë pritje?

 

Marigona Dragusha: Më ka bërë të ndihem shumë mirë.

 

Këto ditë është e ngarkuar agjenda yte?

 

Marigona Dragusha: Po kam shumë ftesa për intervista, shumë takime por do t’i bëj me shumë kënaqësi. Jam e lumtur që jam këtu në Kosovë.

 

Cfarë do doje të bëje po të kishe mundësi?

 

Marigona Dragusha: E kam thënë gjatë gjithë kohës sa kam qenë në Bahamas po e them edhe këtu: kam shumë dëshirë të ndihmoj bonjakët. Ata më dhimbsen shumë dhe e di që një ditë do ta kem mundësinë t’i ndihmoj dhe do ta bëj këtë në një të ardhme të afërt.

 

Marigonë, faleminderit për kohën dhe shumë suksese. Kisha kënaqësinë të të intervistoj.

 

Marigona Dragusha: Faleminderit. Kënaqësia ishte edhe e imja.

 

Flet, Fadil Berisha, fotografi shqiptaro-amerikan: kjo vajzë është e para e popullit shqiptar, për Kosovën dhe Shqipërinë.

 

Edhe ky është si një sport që pa përgatitje nuk fiton. Idea është që të vijnë këtu vajzat një muaj më herët, e më shumë ndoshta, të përgatitet veshja, luku, fustani i mbrëmjes, përgatitja e ecjes, grimit, sjelljes të gjitha, të gjitha. Vajzat sivjet kanë ardhur perfekt nga Kosova dhe Shqipëria. Kanë qenë me diciplinë dhe kanë kryer të gjitha obligimet që janë kërkuar dhe pikërisht aty ka qenë suksesi i tyre. Është hera e parë që më vijnë dy vajza kaq të përgatitura, nga Kosova dhe Shqipëria, shumë të sjellshme, të edukuara mirë nga prindërit e tyre. Pra, kanë qenë perfekt. Por natyrisht edhe përgatitja është shumë e rëndësishme se nuk mund ta nxjerrësh një vajzë para botës pa përgatitje. Është fat sigurisht që ne jemi këtu dhe mund t’i ndihmojmë, t’ua përmirësojmë gabimet por e theksoj pa qenë vajza është e kotë. Jam i lumtur që ndodhi kjo dhe nderoi shtetin e Kosovës.

 

Z.Berisha, jeni shumë modest!

 

U kam thënë të gjithëve, kjo vajzë është e para e popullit shqiptar, për Kosovën dhe Shqipërinë. Këto vajza e kanë për detyrë, si ambasadore, të ndihmojnë shtetin e tyre me veprat e tyre me punën e tyre e pastaj vjen karriera e tyre. Tash është faza e dytë. Nëse Marigona është e interesuar të vazhdojë karrieren si modele mund t’i ndihmojmë edhe për këtë.  




(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx