E merkure, 07.05.2025, 03:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Nëpër vargje që kam shkruar...

E shtune, 05.09.2009, 06:56 PM


1.Nëpër vargje që kam shkruar

Nëpër vargje që kam shkruar,nëpër strofa,nëpër rima
Do të gjeni jetën time;si në jetë ia kam bërë prima
Jam zvarritur,shallavitur,nëpër rrugë e në rrëpira
Trup e shpirt më është cfilitur në ato kohë të vështira.
 
Kohë  e ashpër më goditi;asnjëherë s'më la rehat
M'u godit keqas shpirti;mënd më kthyen në sakat
Por s'e ula njëherë kokën;vazhdimisht kam qenë rrebel
Anarshist nu kisha shokun(o lexues,për trim s'më merr?!)
 
Por kurajo unë ka patur;jam përleshur dhëmb për dhëmb
Ndaj dhe koka më është zbardhur,porse unë nuk  jam pishmën
Tash u plaka,s'kam fuqi;nuk përleshem dot unë më
Ndaj dhe shkruaj poezi dhe ju tregoj unë një për një.
                        
10 shtator 2001
                 
2.Ma prenë ëndrrën e bukur

Një ëndërr të bukur ma prenë
Ç'ëndërr të bukur po shihja!
Gëzimin me sëpatë ma prenë
Më iku,më iku Shqipëria!!!
 
Ma prenë mua ëndrrën e bukur
Mëkat!Ç'më bënë,aman!
Sa ndjeva të isha i lumtur
Mjerisht,ëndrrën ma prenë e vranë.
                           
10 shtator 2001
                       
3.Në është se...
                                
Për një mike

Në se të mbështeta dhe të mbrojta me guxim
As që kisha gjëkundi ndonjë prapamendim   
Unë gjoksin të vura dhe prita plot shigjeta
Dhe kështu bëra,se me ty qe e drejta.
 
Ti mbrojtjen time e more si shënjë dashurie
Dhe prapa meje-rrodhe;u bëre imja"hije"
Pa plasën thashë e themet:ashtu apo kështu
Sa dhe sot kur i mendoj,më vjen keq për ju.
 
Ti skuqeshe kur më shihje;ç'më thoshte skuqja jote?!
E dije,mirë e dije;ca gjëra janë si jashtë "norme?!"
Se s'ishte e moralshme,se çfarë ndjeje ti në zëmër
As ishte e kollajshme,në kohën tonë si shëmër
 
Tash që mote shkuan,sa kohë,sa kohë që s'jem parë
Një mall zë më bluan;një iskër zë ndez zjarr
Në zjarr më ravijëzohet,i gjallë portreti juaj
Zëmra peshë më çohet(ke parë nga malli vuaj...)
                            
10 shtator 2001
                   
4.Shih pa shih

Shih pa shih,zë më bën shënja
Sikur unë të jem "merhum?!"
A e di,moj ballargjënda,
Jam i famshëm për "atë punë"
 
S'kam nevojë për gudulisje
A më shumë:për karikim
Unë kam nevojë për fre
A e di,o shpirti im?!...
                      
10 shtator 2003
                    
5.Shpresa e fundit mua m'u shua

Shpresa e fundit mua m'u shua
Iku,shkoi sikur nuk qe
Kam që kur,qëkur,pothua
Asnjë lajm;asgjë të re.
 
Unë shpresova;shumë shpresova
Porse shpresa shkoi e vate
Natyrisht,u befasova
Nga që fjalën ti s'e mbajte
 
Tash dhe shpresës i dhashë fund
Lamtumirë,moj,përgjithmonë
Shpresëhumbur,prapë do mund
Të gjej një,që s'më tradhëton.
                       
2 shtator 2001
               
6.Kini parë?

Kini parë një pikëpyetje të gjallë
Që rrugëve vërdalliset më kot?
Mos kujtoni se Krishti u ngjallë
Jam unë pikëpyetaj sot.
 
Në është se trupi po tkurret
Dhe këmbët,tanimë,heq zvarrë
Vjen koha që priten "drurët"
A s'korret kur piqet gruri në arë?!...
                            
2 shtator 2001
                
7."Virusi" kurbet

Dhe trupi më dhëmb,dhe shprti më dhëmbka
Më pak përjashta,po plagë nga përbrënda
Se kështu e paska"virusi" kurbet
I mirë përjashta,po shpirtin ta vretë.

9 shtator 2001
                 
8.Letër një miku
 Dr.Vlashi Gjeçi

Ç'të shqetëson,i dashuri mik?
Shkruan me vrap,si të jesh mbi kalë
Ç'e gjeti,më thuaj,shpirtin tënd fisnik?
Ç'demon të goditi e të bren si djall?!
 
Jeta është luftë dhe duhet të luftosh
Plagosesh a vritesh?Ku i dihet,vallë?!
Por,në fund të fundit,ia vlen të luftosh
Se mbyt aritminë dhe shpirtin e ngjallë.
 
Shkunde plogështinë që të ndjellë si dinake
Në vorbullën e jetës,hidhu me guxim
Shqetësimin dhe stresin,o miku im,flake
Përgjysëm ndaje,me mikun tënd,Përparim.
                               
9 shtator 2001
                   
9.Pse heshte,o mike?

Pse heshte,moj mike,pse heshte?
Dy rreshta s'guxove që të shkruash
Po unë di të lexoj dhe në heshtje
Sado që s'guxove të më shkruash.
 
"Copën e hënës" pres që të bëhet e plotë *
Se rihet një "hënë e ngrënë",rihet
Po shkel,moj,mbi turpin e kotë
O shpirt që si Feniksi digjesh.
 
Dil nga guacka prej kërrmilli
Dhe ça me guxim,moj, në jetë
Mëkat që të vyshket trëndafili
Turpi?Mallkuar për jetë!

*Libri i poetes L.L., mikja ime
                
10.Kurbeti

Trupin e kam akull
Dhe shpirtin të ftohur
Në më gjeçi akull
Ta dini që kam"ngordhur..."
                      
9 shtator 2001
               
11.X...

Mbështete siç e mbështetje kokën në timin gjoks
Se malli,keqas,më grreu për ty mua
Në se nga halli i rashë  përqark botës
U ktheva këtu se aq ty të dua.
                         
9 shtator 2001
                   
12.Kam mbetur

Kam mbetur pa shokë,kam mbetur pa miq
Çdo gjë e kam mangut dhe shprtin eksiq
Kohën ka me pashë,se jam i papunë
O njeri me mënd,mos qofsh si jam unë!
                              
9 shtator 2001
                   
13.Mërzitja s'më ndahet

Mërzitja s'më ndahet,si rrodhe nga pas
Ke parë që viranja si fshehtas m'u qas
Si fshehtas m'u qas dhe nuk do të ikë
S'di si ta vras kët shtrigë kaq të ligë?!
                                
9 shtator 2001
                      
14.Një pëllumb

Një pëllumb unë lëshova në breg të oqeanit
Për në Shqipëri e nisa me mesazhe të mallit
Se më griu malli dhe po digjem bëhem zhur
Dal pres që të kthehet;po pres kam që kur.
 
Gjumë s'fle rehat,në breg dalë e pres
Atje çdo darkë,atje çdo mëngjes
Pres që pëllumbi mesazhe të më sjellë
Nga Shqipëria dhe ca më shumë:për në Fier...
                               
9 shtator 2001
                         
15.Më avitesh

Më avitesh porsi flutur;mu si flutura pranë dritës
Ti më je si një kukull;zbukurohesh dita-ditës
Sytë bojëqielli të perëndojnë;sikur ja dhe i merr gjumi?!
Unë për ata sy kulloj;po luaj mëndsh unë,i paudhi.
 
Ti tani sa je martuar(kush të mori,e marrtë lumi?!!!)
Shpresa mua më la zgjuar;syri s'mbyllet,s'e zë gjumi
Sa të shoh unë me sy,zë afrohesh me avash
E ku pyes më për njeri(ndaj të puth,të puth me afsh)
 
Edhe zhytemi në detmallli si të jemi palombarë
Pika-pika mbledhur malli(kot s'është dashuri e parë?!!!)
Që dikush e varu në gumë(një xhelat e shkuar xhelatit)
"Zhytur-mbytur"në detshkumë;nxorrëm dertet e "inatit"
                          
15 shtator 2000
                    
16.Mike,moj!

Mike,moj,të kam kërkuar e gjëkundi nuk të gjej
Të takova ballëpërballë(ç'të rrëfej?Çfarë të rrëfej?)
Jam mpleksur keq  me ty, sa dhe gjumi më s'më zë
Mike,moj,vështromë në sy,u shkërrmoqa tanimë
 
Pas të ndjek si qengj manar,se më humbi mëndja fare
Jam i mbushur tëri mall;mall,o mall,ti krejt më thave
Se më duket bota kot,po s'qe ti,moj mikja ime
Ti më je e imja botë;hajde,moj,se krejt më shkime.
                                 
15 shtator 2000
                         
17.Elegji për pyllin

Pika loti po derdh pisha,bredhat,gati,ulërijnë
Mbi pyllin janë lëshuar bisha;pyllit po i hanë mëlçinë.
Pylli ka vënë ulërimën dhe jehona hapet larg
Mbi një lis të vetmuar po këlthet një kukuvajkë
 
Ky linçim që i bëjnë pyllit,më plagos mu në shpirt
Ah,që s'jam i plotfuqishëm që gjithë"gatrat" unë t'i prish
Të shpëtojmë pyllin e virgjër që po qan si vajzë e gjorë
Që të mbushemi me fyrmë(ne që marri frymë me zor...) *
*azmatikët.Një prej të cilëve prej 40-vjetësh,jam dhe vet.
                               
15 shtator 2000
                      
18.Këtë herë

Këtë herë,- të thashë,- nuk ke nga ia mban
-Për kokë të mamasë,vjen"ai",aman!
 
-Epo kur atëherë,ke kohë që të vish?
Se po pres përherë,një copëherë të vish.
 
-Sa të ikë"noksani" diku me shërbim
Pritëm,mikxhani;pritëm,shpirti im!
 
Dhe vërtet që erdhe;ah,i bardhi çast!
Në krahë seç m'u derdhe;eh,ç'vajti më pas...
                           
4 shtator 2001
                     
19.Fiksim

Kam që mbrëmë,që më vjen era qen
Shkaku dhe dihet:kam ngrënë peshkaqen!
Kjo erë e keqe,s'më ndahet,s'më lë
Jam  i stresuar dhe gjumi s'më zë.
 
E di që e gjitha është veçëse fiksim
Ky stres po më bluna si pemën një krimb
Ja tek betohem:-Për qiell e për tokë
MIsh peshkaqeni,s'ha gjallë në botë.
                     
29 shtator 2001


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx