E shtune, 03.05.2025, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Laramani temash që magjepsin

E diele, 06.09.2009, 02:05 PM


LARAMANI TEMASH QË MAGJEPSIN

(Nehat Ramizi, “Lule fushe për një syrrushe”, Sh.B. “Kurora” Gjilan 2008).

BILALL MALIQI

“Shkrimtari dallon nga njerëzit tjerë për nga meditimi, ngase shkrimtarit i bëjnë përshtypje edhe gjërat të cilat për të tjerët nuk kanë rëndësi, ai thellohet në brendësinë e qenieve dhe të gjërave, duke përjetuar çdo moment”
                                                                                           Mirsad Kuteli

Për dallim nga krijuesit tjerë të cilët i kultivojnë vargje  ligjerimit poetik për fëmijë te ne në Kosovën Lindore, ku disa prej tyre shkruajnë vetëm për fëmijë, Nehat Ramizi ka një shtrirje të krijimtarisë letrare edhe në fusha tjera duke shkruar kështu poezi për fëmijë, për të rritur, pjesë teatrale e roman, e të cilat libra tashmë lexuesi ka patur mundësi t’i lexojë dhe t’i zbulojnë fshehtësitë përmes figurave stilistike, metaforike të cilat në mënyrë indirekte ia plason lexuesit.Këtë mundësi Nehati e ka patur që mendimet e veta t’i shprehë në ligjerime të ndryshme qoftë në poezi, qoftë edhe në prozë apo pjesë teatrale, ku në këtë mënyrë tregoi zellin, dëshirën dhe entuziazmin e tij krijues duke u shetitur kështu në zhanre të ndryshme letrare dhe duke e forcuar bindjen te lexuesi se me gjetje të reja të motiveve i sjell risi lexuesve të vegjël.

            Jo rastësishtë mora një nga aforizmat e Mirsad Kutelit që e cituam më lart.Është e vërtetë se shkrimtari i sheh gjërat ndryshe, i bëjnë përshtypje edhe gjërat që për tjerët s’kanë rëndësi, Ai me anë të vargjeve poetike komunikon, inspirohet, motivohet dhe këto i stolisë me figura letraro-artistike për të pasur ato poezi ngritje të nivelit figurativ dhe estetik.Rruga krijuese e Nehat Ramizit është dëshmi e sigurt se si me thellimin e përvojës jetësore dhe si mësimdhënës mundohet ta bëjë zgjerimin e kulturës letrare në këto treva të ndara.Puna në procesin edukativo-arsimor e bën të veten që Nehati të zhytet thellë në shpirtin e fëmijëve duke iu zbuluar hallet, dëshirat, lojën, këngën dhe kështu me anë të vargjeve të jetë më afër tyre, edhe nxënësit të bëhen pjesë e këngëtimit të tij poetik.

Nehat Ramizi
Nehat Ramizi
DËSHIRAT E FËMIJËVE


Nëse e kemi parasyshë ligjerimin poetik për fëmijë lirisht mund të themi se fëmijët duan të bukurën, vargje të rimuara, satirë etj.Dëshirat e tyre janë si ylberi me ngjyra e  poeti  që shkruan për  ata duhet të ketë kujdes se me çfarë motive, e gjetje të temave i drejtohet atyre.

Një përpjekje që sadopak t’i kënaqë lexuesit e vegjël, poeti Ramizi paraqitet me një vëllim poetik për fëmijë me një titull interesant dhe karakteristik dhe tërheqës për fëmijë “Lule fushe për një syrrushe”, libër ky i botuar nga Shtëpia Botuese “Kurora” Gjilan, Shtëpi kjo që ka një traditë të shkëlqyeshme  dhe shumëvjeçare në përgatitjen dhe rerdaktimin e librave të zhanreve të ndryshme letrare. Vetë ballina e librit e joshë syrin e fëmijëve dhe len të kuptojmë se brendia e librit do të ketë tema shumë intersante për dëshirat e tyre.

TEMATIKA

Vëllimi poetik për fëmijë “Lule fushe për një syrrushe”,ngërthen në vete poezi  motivesh të ndryshme të cilat janë të afërta për lexuesit e moshës së re, rrespektivisht nxënësve të ciklit të ulët të shkollës fillore.Janë poezi të rimuara me kujdes, shumica e poezive janë katër vargjëshe, një  poezi është dy vargjëshe kurse një trivargjëshe.

Poezitë në fjalë janë të rimuara mirë vargu i dytë me të katërtin, kanë një muzikalitet të fuqishëm, janë të ndara në dy cikle dhe shoqërohen me ilustrime:”Më e mira më je ti” dhe “Të mbretërojë poezia”.

Poezitë e ciklit të parë të cilat janë evidente tregojnë një tematikë të zgjedhur të autorit të cilat tema janë të përafrërta me dëshirat e fëmijëve, gëzimin e tyre dhe lexuesi shumë leht do ta mësoj poezinë përmendësh sepse nuk janë të ngarkuara me strofa të shumta dhe shquhen me karakteristika të nduarnduarta , me shprehje inventive dhe me një fjalor të veçantë.Në lexim të këtyre poezive nga vjersha në vjershë zgjohet më shumë kërshëria tek lexuesit p.sh., vjersha “Poezi moj poezi”:

“Le të mbretërojë poezia

 Le të sundojë drejtësia”

Ose

“Poezia e thërret bujkun

Poezia e ndjek ujkun”

Këto janë ato shprehjet poetike të autorit  të cilat i paraqet në poezitë e veta, sepse  në këtë kohë ka mjaft çka të shkruhet për drejtësi e poezia në mënyrë të tërthortë jep mesazh të fuqishëm se si duhet të sundojë drejtësia, ligji etj.Me anë të vargjeve po  të njejtes poezi  autori paraqet bindjen e tij të thellë se poezia e thërret bujkun të punojë të jetojë i lirë përderisa poezia e ndjek “ujkun” grabitçar e gjakatar dhe të krijohen kushte për jetesë.Poezi të tilla motivuese mund t’i përmendim:”Lulja”, “Veranda”, “Pse”, “Shpëtimi”, “Lutje”, “Miku”, “Pikniku”, “Në paqe të fle”, “Flutura” etj., të cilat poezi lidhen drejtpërdrejt me tematikën e qëlluar për këtë shtresë të shoqërisë.

Në ciklin e dytë të librit gjejmë poezi të motivit patriotik dhe edukativ, ku lexuesit do të gjejnë shumë inspirime dhe do t’i lexojnë me kënaqësi.Në hyrje të poezisë së parë të ciklit të dytë autori paraqitetet me poezi përkushtimore:

“Gjyshi im plak

Eci nëpër ngrica

Eci nëpër flakë

Ose

“E trashëgoj nga gjyshja

Edhe nga gjyshi plak

E mbroj me sakrificë

E skuqi me gjak”

Me këto vargje Nehati paraqet figurën dhe trimërinë e gjyshit arbërorë, ku secili fëmijë bëhet pjesë e kësaj poezie sidomos ata që kanë gjyshë e të cilët qëndruan stoik në luftë për të mbrojtur vendin, dhe brezat e rinj trashëguan trimëritë nga paraardhësit e tyre.E nga pasardhësit e tyre në luftë për çlirim dhe bashkim pushojnë shumë heronj në mesin e tyre edhe dy heronj në një Lapidar që pushojnë të qetë në hyrje të fshatit e që fytyrat e tyre në epitaf janë të kthyera kah shkolla.Poezitë e motivit patriotik  vetëmse rrisin vlerën e ciklit të dytë p.sh., “Krenaria ime”, “Luftëtarëve të lirisë” etj.

Pjesë e ciklit të dytë të librit janë edhe poezitë edukative që janë të mirëseardhura për nxënësit sepse në mënyrë të vargëzuar paraqiten pjesë nga jeta e përditshme shkollore të nxënësve.Poezi të këtij motivi janë:”Gëzohet kujdestari”, “Orë mësimi”, “Një voglushe” dhe “Dromca”, poezi këto që e përmbyllin këtë vëllim poetik, e që shënon një ngritje të lehtë në krahasim me librat paraprak.


(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx