Kulturë
Hajdin Islami: Bëhet tradicional manifestimi “Ora e Tahir Deskut”
E marte, 08.09.2009, 07:16 PM

Bëhet tradicional manifestimi “Ora e Tahir Deskut”
Nga Hajdin ISLAMI
KLINË,8 SHTATOR 2009-Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Klinës,Sokol Bashota dhe në bashkëpunim me Klubin e shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës dega në Pejë është mbajtur Manifestimi tradicional “Ora e Tahir Deskut”. Manifestimi është hapur me interpretimin e poezive të Tahir Deskut nga aktori dhe veprimtari i njohur i kulturës Ismet Krasniqi, më pastaj me fjalë rasti manifestimin e kanë përshëndetur edhe kryetari i komunës,Sokol Bashota, ndërsa në emër të kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës(LSHK) manifestimin e ka përshëndetur Kadri Radogoshi. Me kumtesat e tyre në këtë manifestim u paraqiten Prend Buzhala dhe Hajdin Morina,ndërsa poezitë e tyre i lexuan:Sejdi Berisha, Kadri Radogoshi, Hasan Bala, Skender Hoxha, Osman Grabovci, Agim Desku, kurse nga SHBA-ja mysafirë ishte Mëhill Veli i cili lexoi një poezi kushtuar Tahiri Deskut. Në këtë manifestim u ndanë edhe këto çmime si ai për veprën më të mirë të vitit, i takoi shkrimtarit Prend Buzhala me veprën “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore” ndërsa poezia mirë u shpall poezia “Ujëvarë stinësh” e autorit Sejdi Berisha.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: Urime, Delvina!
Yrjet Berisha: Shtatë krijuese kukësjane
Rizah Sheqiri në antologjinë ”Solglimtar och återblänk”- ”Diellndriçime dhe rishkëlqime” 2009.
Përparim Hysi: Obsesion (cikël me poezi)
Blerim Rrecaj: Ta kruajmë kokën bën ndonjëherë
Gjon Keka: Bojkoti megalojë e rrezikshme
Fatmir Halimi: Epi kombëtar i shqiptarëve Lahuta e Malcis
Xhenc Bezhi: Punë për ju
Arsim Halili: Intervistë me poetin dhe kritikun letrar Nexhat Rexha
Tregim nga Leon Z. Lekaj
Sinan Sadiku: Një begatim i krijimtarisë poetike
Ndue Ukaj: Roman për kauzën artistike dhe edukimin estetik
Engjëll Koliqi: Vjershat e 25 gushtit 2009 - Le poesie del 25 di agosto 2009
Halit Bogaj: Bamir Topi dhe Edi Rama
Shpëtim Kodra: E lehtë është të kritikosh...
Traboini: Lirike vjeshte - vidio-etyd
Albina Idrizi: Në shtëpinë tonë
Eduard M. Dilo: ''Grabiani rreze kodrave'' - Veper letrare me vlera te medha per historine e dhimbshme...
Tregime nga Pilo Zyba
Blerim Rrecaj: Frikë dhe shpresë