Hajdin Islami: Bëhet tradicional manifestimi “Ora e Tahir Deskut”
| E marte, 08.09.2009, 07:16 PM |

Bëhet tradicional manifestimi “Ora e Tahir Deskut” Nga Hajdin ISLAMIKLINË,8 SHTATOR 2009-Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Klinës,Sokol Bashota dhe në bashkëpunim me Klubin e shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës dega në Pejë është mbajtur Manifestimi tradicional “Ora e Tahir Deskut”. Manifestimi është hapur me interpretimin e poezive të Tahir Deskut nga aktori dhe veprimtari i njohur i kulturës Ismet Krasniqi, më pastaj me fjalë rasti manifestimin e kanë përshëndetur edhe kryetari i komunës,Sokol Bashota, ndërsa në emër të kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës(LSHK) manifestimin e ka përshëndetur Kadri Radogoshi. Me kumtesat e tyre në këtë manifestim u paraqiten Prend Buzhala dhe Hajdin Morina,ndërsa poezitë e tyre i lexuan:Sejdi Berisha, Kadri Radogoshi, Hasan Bala, Skender Hoxha, Osman Grabovci, Agim Desku, kurse nga SHBA-ja mysafirë ishte Mëhill Veli i cili lexoi një poezi kushtuar Tahiri Deskut. Në këtë manifestim u ndanë edhe këto çmime si ai për veprën më të mirë të vitit, i takoi shkrimtarit Prend Buzhala me veprën “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore” ndërsa poezia mirë u shpall poezia “Ujëvarë stinësh” e autorit Sejdi Berisha.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.