Kulturë
Kalosh Çeliku: Urime, Delvina!
E marte, 08.09.2009, 06:02 PM
 URIME, DELVINA!
URIME, DELVINA!Vërtetë, postën elektronike të revistës letrare STILI 97 e hapa me vonesë, po kjo nuk prishë punë. Unë gjatë kohë (shtatë muaj) kam punuar në një Antologji të krijuesëve pjesëmarrës: TAKIME NËN RRAP, në të cilën je e përfaqësuar edhe ti. Nuk kisha asnjëfarë adrese tënden, prandaj u gjinda disi, falë librit tënd MUZA që ma kishe dhuruar gjatë një takimi letrar në Dibër. I zgjodha poezitë. Dhe, e huazova fotografinë tënde nga libri. Ndoshta, do të ishte mirë të prezentoheshe me poezitë më të reja që m’i ke dërguar këto ditë, po nuk prish punë. Edhe këto janë të bukura.
E për sa u përket botimit të poezive në revistën letrare STILI 97 në numrin 49/50 2009, është vonë. Shkaku se: këtë dynumërsh e kam dorëzuar në shtypshkronjë dhe pritet të dalë këto ditë. Megjithatë, poezive të tua që m’i ke dërguar me anë të postës elektronike do t’u gjejmë vend në numrin e ardhshëm të revistës. Në lidhje me librin. Edhe programin botues për vitin 2010 e kam dorëzuar para një jave. Nuk do të thotë gjë, m’i dërgo të gjitha poezitë e librit që t’ua bëj redakturën letrare, me siguri do të gjejmë rrugë. E rëndësishme është që ti shkruan bukur. Poezia yte ka gjak dhe shpirt. Dhe, një Zot e di çka fshihet në ty, në poeten e ardhshme që do të shpërthejë një ditë...
Dhe, në fund: Edhe njëherë urime!...
Përshëndetje të përzemërta:
Kalosh Celiku
E-maili: datekceliku@yahoo.com
 Delvina Kërluku studente në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ndjek studimet në Fakultetin e Administratës të Biznesit për të arritur kulturë, dije dhe siguri në jetë. Që në ditët e para të studimeve i lindi ideja të vejë në letër fjalë të bukurra që i shërbejnë vetes dhe shoqërisë, pra filloi të shkruaj poezi. Delvina Kërluku deri më tani botoi librin e parë: Muza, poezi (2004).
Delvina Kërluku studente në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ndjek studimet në Fakultetin e Administratës të Biznesit për të arritur kulturë, dije dhe siguri në jetë. Që në ditët e para të studimeve i lindi ideja të vejë në letër fjalë të bukurra që i shërbejnë vetes dhe shoqërisë, pra filloi të shkruaj poezi. Delvina Kërluku deri më tani botoi librin e parë: Muza, poezi (2004).VERIM NË ËNDËRR
Pranë bregut
të Durrësit rri
mu atje pranë
rërës së lagur
këmbëzbathur
të lagur nga lumi i njelmët
rrezitje nga dielli
zhurma turistësh
unë rri
në pushim atje
pranë detit të qetë
dikush thërret
hapa sytë, ëndrra ik…
ERDHI NË JETË
E IKU PA MENDUAR
Një zhurmë
që e rrëzoi atë papritur.
Iku u shua
pa menduar.
Kaploi heshtje,
heshtje funebre.
Ish i gjallë
e u zhduk
furi në horizont.
Uragani ndaloi,
por mbetën damet
e pa shuara…
HIPOKRITI
Rri me mua, edhe me atë rri
fol për mua, e përflet edhe atë
do të keshë fund një ditë
fjalët dinë të hakmerren
të nxijnë
s’pranojnë të jenë vegël e së keqes
hipokizisë
do të keshë fund një ditë.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Yrjet Berisha: Shtatë krijuese kukësjane
						Rizah Sheqiri në antologjinë ”Solglimtar och återblänk”- ”Diellndriçime dhe rishkëlqime” 2009.
						Përparim Hysi: Obsesion  (cikël me poezi)
						Blerim Rrecaj: Ta kruajmë kokën bën ndonjëherë
						Gjon Keka: Bojkoti megalojë e rrezikshme
						Fatmir Halimi: Epi kombëtar i shqiptarëve Lahuta e Malcis
						Xhenc Bezhi: Punë për ju
						Arsim Halili: Intervistë me poetin dhe kritikun letrar Nexhat Rexha
						Tregim nga Leon Z. Lekaj
						Sinan Sadiku: Një begatim i krijimtarisë poetike
						Ndue Ukaj: Roman për kauzën artistike dhe edukimin estetik
						Engjëll Koliqi: Vjershat e 25 gushtit 2009 - Le poesie del 25 di agosto 2009
						Halit Bogaj: Bamir Topi dhe Edi Rama
						Shpëtim Kodra: E lehtë është të kritikosh...
						Traboini: Lirike vjeshte - vidio-etyd
						Albina Idrizi: Në shtëpinë tonë
						Eduard M. Dilo: ''Grabiani rreze kodrave'' - Veper letrare me vlera te medha per historine e dhimbshme...
						Tregime nga Pilo Zyba
						Blerim Rrecaj: Frikë dhe shpresë
						Bilall Maliqi: Laramani temash që magjepsin
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










