Kalosh Çeliku: Urime, Delvina!
| E marte, 08.09.2009, 07:02 PM |
URIME, DELVINA! Vërtetë, postën elektronike të revistës letrare STILI 97 e hapa me vonesë, po kjo nuk prishë punë. Unë gjatë kohë (shtatë muaj) kam punuar në një Antologji të krijuesëve pjesëmarrës: TAKIME NËN RRAP, në të cilën je e përfaqësuar edhe ti. Nuk kisha asnjëfarë adrese tënden, prandaj u gjinda disi, falë librit tënd MUZA që ma kishe dhuruar gjatë një takimi letrar në Dibër. I zgjodha poezitë. Dhe, e huazova fotografinë tënde nga libri. Ndoshta, do të ishte mirë të prezentoheshe me poezitë më të reja që m’i ke dërguar këto ditë, po nuk prish punë. Edhe këto janë të bukura. E për sa u përket botimit të poezive në revistën letrare STILI 97 në numrin 49/50 2009, është vonë. Shkaku se: këtë dynumërsh e kam dorëzuar në shtypshkronjë dhe pritet të dalë këto ditë. Megjithatë, poezive të tua që m’i ke dërguar me anë të postës elektronike do t’u gjejmë vend në numrin e ardhshëm të revistës. Në lidhje me librin. Edhe programin botues për vitin 2010 e kam dorëzuar para një jave. Nuk do të thotë gjë, m’i dërgo të gjitha poezitë e librit që t’ua bëj redakturën letrare, me siguri do të gjejmë rrugë. E rëndësishme është që ti shkruan bukur. Poezia yte ka gjak dhe shpirt. Dhe, një Zot e di çka fshihet në ty, në poeten e ardhshme që do të shpërthejë një ditë... Dhe, në fund: Edhe njëherë urime!...Përshëndetje të përzemërta: Kalosh CelikuE-maili: datekceliku@yahoo.com
Delvina Kërluku studente në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ndjek studimet në Fakultetin e Administratës të Biznesit për të arritur kulturë, dije dhe siguri në jetë. Që në ditët e para të studimeve i lindi ideja të vejë në letër fjalë të bukurra që i shërbejnë vetes dhe shoqërisë, pra filloi të shkruaj poezi. Delvina Kërluku deri më tani botoi librin e parë: Muza, poezi (2004).VERIM NË ËNDËRRPranë bregut të Durrësit rri mu atje pranë rërës së lagur këmbëzbathur të lagur nga lumi i njelmët rrezitje nga dielli zhurma turistësh unë rri në pushim atje pranë detit të qetë dikush thërret hapa sytë, ëndrra ik…ERDHI NË JETË E IKU PA MENDUARNjë zhurmë që e rrëzoi atë papritur. Iku u shua pa menduar. Kaploi heshtje, heshtje funebre. Ish i gjallë e u zhduk furi në horizont. Uragani ndaloi, por mbetën damet e pa shuara…HIPOKRITIRri me mua, edhe me atë rri fol për mua, e përflet edhe atë do të keshë fund një ditë fjalët dinë të hakmerren të nxijnë s’pranojnë të jenë vegël e së keqes hipokizisë do të keshë fund një ditë.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.