E shtune, 27.04.2024, 07:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Obsesion (cikël me poezi)

E marte, 08.09.2009, 06:13 PM


Obsesion

(cikël me poezi)
 
Nga Përparim Hysi
 
1.Ç'qe ajo fëshfërimë fustani?
 
Ç'qe ajo fëshfërimë fustani?
Si fëshfërimë e një gjetheje të venitur
Thashë se,papritur,ia behu tufani
Se aq e madhe qe tronditja nga syri i ndritur.

12 shtator 2003
 
2.Ashtu
 
Ashtu si mbi një trung të vjetër lisi
Befas fërfëllit një syth i ri
Ashtu dhe unë,Përparim Hysi,
Tani,i moshuar,bie në dashuri.

12 shtator 2003
     
3.Obsesion

Ah,sikur të kisha një kopsht të bukur
Dhe ngjitur me të,një pyll plot me drurë
S'do kishte,patjetër,nga unë më bukur
Që këtë jetë ta shijonte si asnjë,kurrë.
 
Në kopsht do mbillja perime të ndryshme
Pemë me shumicë dhe nga çdo lloj
Kushdo që ta shihte,zili do më kishte
Po ja,krejt ndryshe jam dhe ndaj gulçoj
 
Gulçoj që ëndrrën dot nuk e realizova
Dhe mbeti gjithçka veç si iluzion
Ndaj me nostalgji këtë vjershë e shkrova
Për t'u treguar lexuesëve,timin obsesion.

13 shtator 2003
                  
4.Si...

Si dita që vjen pas natës
Erdhe gëzueshëm tek unë
M'u hapën dyerët e parajsës
Dhe me krahë u bëra unë
 
M'u duk se një erë e lehtë
Hyri,papritur,në shpirtin tim
Gëzim më solle me të vërtetë
O ditë e jetës sime,pambarim...
                        
13 shtator 2003
                   
5.Ç'të përmënd më parë?
 
Rripin e shkarë të fustanit
Ku zbulohet një sup i nxirë nga dielli
Apo epshin çliruar mallit
Nga buzët e ëmbla si sheqeri?
 
Cullufet e flokëve të shprishura
Që vazhdimisht  kreh me gishta
Çuçurimat tona të krisura
Apo ç'qe:në ëndërr isha?!...

13 shtator 2003

6.Të plakesh
 
Sa e tmershme është që të plakesh
Pa rrojtur kurrë ashtu siç duhet
Jetën e kalon mes vuajtjesh
Ngrënë me jetën sa s'thuhet.
 
E ndjen veten gjithmonë  të lodhur
Jeta,të duket,si një agoni
Ja,kështu,me mua e time shoqe ka ndodhur
Më shumë e ndjejmë,tani:në pleqëri.

14 shtator 2003
 
7.Nata
 
Nata shtrihet e shurdhët dhe memece
Në tërë hapësirën e dhomave të mia
Unë,me sytëhapur,kapem pas  një shprese
Gjumë nuk fle:jam pushtuar nga mërzia.
 
Problem gjithfarësh  më vërtiten në kokë
Jap e jap:të gjitha dua t'i zgjidh!
Ah,sa e ngatërruar që më je,moj botë!
Kjo natë e mërzitshme më ka lidhur pisk.

14 shtator 2003
 
8.Vegimi i syve
 
Vegimi i syve të tu,të çiltër
Është,ende,i gjallë tek unë
Ah,ai vegim!Sa më ka tronditur!
Dhe sot më zë me shkumë.
 
Më duket një çast se diç kam humbur
Diç që më dhëmb,më rri para sysh
Dhe them me vete:-Kur do jetë e mundur,
Që atë vegim ta shijoj sërish?!....
                          
14 shtator 2003
 
9.Ka  një çast
 
Ka një çast,të parëndësishëm,
Vjen të bëhet aq i vlefshëm
Se ja që ndodh si vetvetishëm
I veçantë bëhet për jetën.
 
Zakonisht,ndodh me të tërë
Që ja:njihen krejt,"rastësisht",
Pastaj bashkë një jetë të tërë
Veç nga njohja "krejt,rastësisht"

15 shtator 2003
 
10.Gënjejnë klerikët?!!!
 
Gënjejnë të gjithë klerikët?!!!
Se thonë:-Vetëm Zoti shikon thellë në zëmër!
Unë i sfidoj që të gjithë klerikët
Se a nuk shikoj thellë në tënden zëmër?!
 
Jo vetëm shikoj,por vërej  thellë,përbrënda,
Pra,veç Zotit,qenkam dhe unë?!!!
Ajo rreh për mua;ta pret mëndja.
Tani më thoni:-A kam të drejtë unë?!...

15 shtator 2003

11.Mund(alternativë)
 
Mund që të fitosh një botë,
Po mund të humbasësh shpirtin
Shpiritin s'kam ç' e dua;apo kot
Kur karshillëk i bëkam atij që shkel ligjin?!
 
Të fitosh botën,qenka parajsa
E kundërta të çoka në ferr
Mua s'më duhet parajsa
Mbroj veç të dretjën;
Për të drejtën,pranoj të shkoj në ferr...

15 shtator 2003
 
12.Mos u mundo!

Letër një mikeje
 
Mos u mundo t'i fshehësh "rrënojat" e viteve
As me makiazh a tualet të përhershëm
Siç bën një amvisë ,e shtyrë prej instikteve
Kur do të krijojë një mjedis të pëlqyeshëm.
 
Koha bën të sajën;triumfon mbi marifetet
Shpikur prej mjeshtrash për të fshehur rrudhat
Sado e moshuar,s'heq dorë prej tualeteve
Është mundim i kot:vitet kanë vënë"vulat".

15 shtator 2003
 
13.E,si mund të fle?!
 
Sa kohë që të përfytyroj pranë meje,
Kuptohet që nuk mund që të fle
Mendtë sa nuk më flturojnë prej kreje
Ah,se ç'kënaqësi që më dhe!...
                                 
15 shtator 2003

14.Ju!
Për një mike
 
Ju kini një urtësi ëngjëllore
Tani,në lulëzimin tuaj të plotë
Rrëmbehem nga kjo bukuri qiellore
Tundimit s'i bëj ballë:është  e kotë...

16 shtator 2003
 
15.Sa e lehtë
 
Sa e lehtë është që t'i thuash një mikeje:të dua!
Sa e lehtë,them,është që t'ia thuash në largësi
Pa provo,njëherë,t'i thuash:të dua!
Asaj,pra,mikes që tash e ke përbri?!....
                                   
16 shtator 2003
 
16.Unë për ty
 
Për ty,unë pranoj çdo sfidë
Dhe detit mund t'i hyja në këmbë?!!!
Jam në një moshë që çmoj çdo ligjë
Po,për ty,dhe ligjën e nëpërkëmbë.
 
E di që bëj kështu sankrilegj
Moshë më nuk kam për "marrëzira"
Jam bërë,pas teje,ujem
Ndaj jam gati të bëj dhe prapësira.
                            
16 shtator 2003
                      
17.Më mirë
 
Më mirë është që ta vrasësh"djallin"
Se sa ta lësh që të të vrasë
Dersa për ty po jap xhanin
A s'kam të drejtë që të "vrasë?!"
 
Ja,kështu,vendosa së fundi
Ndaj dhe po të bie ndër këmbë
A,ndryshe,nga ty plumbi
Mua do më duket si pëndë.
                           
16 shtator 2003
 
18.Nënqeshja dhe hareja
 
Nënqeshja dhe hareja të vetëtijnë në sy e buzë
Dhe mua më ndësejnë aq keq
Sa të sulem mbi sy e buzë
Se,ndryshe,unë shkova në dreq.
 
Shoh në ata sy një lumturi të madhe
Shkaku kuptohet:veç nga dashuria!
Unë që di ta kërcej këtë"valle"
Sulmoj dhe bie"dëshmor" nga vilania.
                             
17 shtator 2003
                
19.Ku është koha?
 
Ku është koha,kur s'mendoja për asgjë?
(po,vallë a ka patur një kohë të tillë?!)
Kur mëndjen nuk e vrisja për asgjë
Por veç ëndërroja si nuk ka më mirë
 
Por,mjerisht,ajo kohë ka perënduar
Perënduar përgjithmonë dhe s'vjen më
Ja për atë kohë,befas jam kujtuar
Dhe ky kujtim më prek sa asgjë.
                           
17 shtator 2003
                       
20.Mos je?...
 
Mos je lule e rritur mes pylli
Ku drita e diellit zë,ashtu,fshehur?
Se këtë bukuri gjëkund s'ma pa syri
Aq e bukur je,sa si zjarr më ke ndezur...
                        
18 shtator 2003


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora