Kulturë
Kalosh Çeliku: Hoxha kur thërret në minare
E diele, 13.09.2009, 12:50 PM

HOXHA KUR THËRRET NË MINARE
Populli shqiptar ka krijuar me mijëra anekdota për hoxhën. Ndoshta, dhe letërsia popullore shqiptare është më e pasura në këtë zhanër. Ku ta dish?! Mundet. Filip Papajani një shkritmtar rilindas shqiptar ka thënë për hoxhën: Njeri i soçëm me tru të moçëm. Vaso Pasha: ka shkuar edhe më larg: Feja e shqiptarit është shqiptaria… Xha Deralla satirist i madh shqiptar i fshatit Cërvicë të Kërçovës, me anekdotat e tija të dëgjuara e ka ndjekur këmba - këmbës edhe në minare. Një ditë hoxha i katundit e takon përpara portës dhe që ta trembë satiristin i thotë plakut:
- O Xha Derallë, pse bre burrë nuk vjen në xhami t’i lutesh për mëkate Allahut?! A e di se një ditë, në atë dynja do të digjesh në zjarr të Xhehnemit?!
- Jo, o hoxhë! E ke gabim. Shkaku se, përderisa të vij unë në Xhehnem, ti do të shkosh atje bythekrye përpara meje, dhe do ta kesh shuar më zjarrin…
- Estagpirullah!... Estagpirullah, ti në Xhehnem do të përfundosh arnë kazani, i kërcnohet përsëri hoxha.
- E ti, o hoxhë mendon se gjithmonë do të jetë verë?! Po, çka do të bësh në dimër, do të vish të më kërkosh pak zjarr! Jo, nuk do të të jap, rri do të të them, mërdhihu në Xhehnet!...
- Xha Derallë, më në fund u binda se ti je vetë Shejtani!
- Hi-hii-hiii… Jo, o hoxhë! Shejtan më të madh se ti nuk ka as në këtë dynja, e as në atë dynja…
- Estagpirullah! Estagpirullah, iku hoxha me të katra nga porta e Xha Mazllëmit, dhe u mbyllë me çelës në xhami.
Dhe, plot anekdota të tjera që i ka krijuar gojë më gojë nëpër vite e shekuj populli shqiptar për hoxhën. Tashti, e shoh edhe shkakun e gjithë këtyre anekdotave. Hoxhës, populli shqiptar më së shumti ia kishte parë dhe ia sheh ende sherrin. Hoxha, përveçse që i është kërcnuar popullit shqiptar me zjarrin e Xhehnemit, i është kërcnuar edhe me Hyqymetin. E ka spiunuar dhe e spiunon edhe sot e kësaj dite te pushteti.
Im Atë, shpeshëherë ma përsëriste një thënie të një neriu të mençur (Mahmut Dumani), që e kishte thënë në kohën e Luftës së dytë botërore: Këtë popull gjithmonë e kanë shitur njerëzit e “ditur”, hoxhallarët dhe intelektualët e shitur. Herët a vonë, përsëri do të vijë koha kur këtë popull do ta shesin toptan si dhenë në pazar njerëzit e “ditur”…
Dhe, ja për çudi erdhi ajo kohë. Popullin shqiptar në kohën e komunizmit me ndihmën e hoxhallarëve, serbët e përzunë në Turqi. Hoxhallarët kishin qenë ata që kishin dhënë e mbledhur nënshkrime pas lufte se, ky popull dëshiron të jetojë nën Jugosllavi, nuk do të bashkohet me Shqipërinë. Shkurt, ky popull, gjithmonë ia kishte parë sherrin hoxhës, njeriut të Allahut. Shembull: si puna e zogut që i besoi njeriut me çallmë, po ai ia theu krahun me gur. Dhe, në gjygj nuk ka kërkuar asnjëfarë dënimi. Vetëm, hoxhës t’i hiqet çallma! Shkaku se, do të marrë edhe shumë zogjë të tjerë më qafë.
Im Atë, shpeshëherë ma rrëfente edhe këtë anekdotë për hoxhën: Një hoxhë, pas faljes së teravisë e kishte vizituar si shpesh një vejushë. Vetëmse, një ditë e dikton i biri i vejushës. Djali nga zemrimi i thotë plot inatë të ëmës:
- Nënë, do ta vras hoxhën!...
- Mos, bre bir, përmbaje veten e lutë e ëma! Fakirin, mos e merr më qafë! Hoxhën një ditë do ta dënojë vetë Allahu…
Djali më në fund, pas lutjeve të së ëmës hoqi dorë, vendosi ta dëgjoj të ëmën. E priste Allahun që ta dënojë hoxhën. Prit një ditë, një javë, një muaj… po, Allahu nuk e dënonte hoxhën. Edhe më keq, hoxha tashti e vizitonte edhe më shpesh të ëmën e djalit, vejushën.
Një ditë prej ditësh, djalit më i erdhi te hunda. Vendosi t’i hakmerret hoxhës, të mos e pres më Allahun. E priti të hipë hoxhën në minare ta thirrë mesditën. Tinës xhematit, u përvodh shkallëve të minares dhe ia ngriti hopa, në hava këmbët hoxhës…
Në mbrëmje, kur u kthye në shtëpi, nëna ia priti:
- A, të thashë bre biri nënës se, hoxha një ditë do ta gjejë belanë nga vetë Allahu?!...
- Po, oj nënë! E vërtetë. Vetëmse, edhe unë i ndihmova pak në minare Allahut…
Komentoni
Artikuj te tjere
Engjëll Koliqi - Vjershat e 27 gushtit 2009 - Le poesie del 27 agosto 2009
Sabile Keçmezi-Basha: Anatomia e dashurisë
Cikël poetik nga Faik Krasniqi
Revista Shqiptari Nr.1 2009
Demir Krasniqi: Çohu, Azem, se ti je bota!
Kalosh Çeliku: Dashuria hyjnore dhe dehja e mistikëve
Përparim Hysi: Kur tenxherja ka gjetur kapakun
Demir Krasniqi: Kush po e prishë imazhin e Ramazanit?
Mexhid Yvejsi: Zoti është një
Liman Zogaj: E kam një Atdhe (Cikël poetik)
Anton Nikë Berisha: Rreth disa shkarjeve të dr. Shaban Sinanit për këngët tona kreshnike
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Czeslaw Milosz
Hysni Ndreu: Reportazh poetik nga zgavra e ferrit
Engjëll Koliqi - Vvjershat E 26 gushtit - Le poesie del 26 agosto
Poezi mbi motivet e isopolifonisë nga Jorgo S. Telo
Muharrem Sfarqa: Në Periodikun letrar gjerman " Am Erker" - prezentohen dy poet shqiptar
Luljeta Lleshanaku fiton Crystal Vilenica Aëard-2009
Baki Ymeri: Baladë e përflakur / Flammande ballad
Cikël poetik nga Shkëlzen Halimi
Hajdin Morina: Poezi e novatorizmit dhe e antikonformizmit shoqëror e letrar