E premte, 02.05.2025, 07:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Enigma e burimit magjik

E diele, 13.09.2009, 01:08 PM


ENIGMA E BURIMIT MAGJIK
                                          
Mehmetali Rexhepi
                                                 
Qasje librit

Monologu dialogun dialogu persiatjen persiatja kureshtjen kureshtja fluturimet imagjinative, ngërthejnë qasje botës së veprës që nis të shkruhet.
Fillimi është ekuacion me shumë të panjohura. Si do të shkruajmë, çka do të shkruajmë, çfarë të zgjedhet për të shkruar?
Çfarë rrjedhe do të mund t’i jepej subjektit të caktuar, për tu provuar ide të caktuara, me nëntekst që do të jonizonte magjishëm?

* * *

Me çfarë llaçi figurativ do t’i lidhnim tullat sintaksore, për të shtjelluar e bartur aspekte sublime e të dhimbëshme,  në atë godinë që shpalohet e palohet, ai sezam që hapet e mbyllet, ku do të banonte e bukura?
Arë e bardhë, farë e kaltër, e hirtë, e zezë mbillet me penë vilet me sy. Në këtë mes rruzat e kuqe e të bardha ngriten e ulen si vala…
Ëmbëlsi e saj kullufitet e përndez ethe kureshtjesh… E verdha e vjeshtës së jetës qeth gjethet.
Me çfarë tropesh e figurash do ta ngjyenim stilin, për të mos i ngatërruar ngjyrat që do të na joshnin?    
 Si të përmblidhet tërësia për ta lidhur fillimin me përfundimin, që do të jetë përfundim i fillimit, në një harmoni të gjakuar?

* * *

Është ç’është njeriu në gjithësi? Grimcë, copëz dheu, lëvizje(sh) atomesh të përsosura, (një)çudi?! (A)thua i vetmuar? Ku fshihet sinonimi i tij?!
Dhunti(a) imagjinare niset e mbaron në një pikë, pikë toke qenia e saj.
Mendja fluturon, hulumton vetëtimthi yjve të gjithësisë, harmonisë së mistershme e të trishtë, të trishtë, të trishtë.
Mikrogjithësia në një pikë të lëngët ngërthen e projekton makrogjithësinë…
Mendja impulson, komunikon trillueshëm hapësirës, botësh paanë, diejsh, trajtash, qytetërimesh të ngrohta a alienësh të ftohtë?!
Atje ku drita ngel, depërton, përthekon paprekshëm imagjinarja, satelit i saj tej trishtisë së misterit të territ, tej logjikës në antilogjikë!
Ku nuk arriti dot teknika, bijë bastardhe, arrin imagjinata, nata, pasosmëria e po(e)zisë dhe, assesi të tejkalohet në gara, garën me rrezet, rrezeve: fora…

* * *

Poezia botës magjike mes kopertinash të saj ia stis, stis, stis (ma)gjinë…
Atëbotë, kur të jetë (g)rrumbullakuar vepra nga udhëshkrimkërkimtari UDHA KAH AGU artistik ka për të na çuar.
Burimi magjik damarëve të gjakut ka për të gurgulluar, e, etjen kemi a nuk kemi për ta shuar?!


Gjilan, dhjetor 1997    
Rishkruar në gusht 2009



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx