E premte, 02.05.2025, 08:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Alma Papamihali

E diele, 13.09.2009, 04:58 PM



Alma Papamihali


 

Enigmë kthimi
 
Jemi shumë, sa shumë jemi ne,
fëmijë dyvendesh lindje-perënduar,
si të huaj njërës anë përcjellë,
e në tjetrën mysafirë pritur,
dhe pse më parë (kurrë) s´ishim harruar...

Qindra duar zgjatur sportelesh,
shpesh fundosur kur indentifikohen,
më shumë largohemi se vijmë,
jetë që pas ndërprerjesh ecin,
por që pa nisur ende, mbarohen...

Çdo centimetri gjendemi ne,
të ashtuquajturit "binjakë perëndimi",
vërtetë nuk veshim të njëjtat ngjyra,
por skenar ëndrrash të një autori jemi,
përfunduar me enigmën e një kthimi...

Jemi shume...sa shume jemi ne,
që dy herë më shpejt, vdesim nga të tjerë...
 

 

 

Shtegtim pulëbardhe

Largohem për të mos u kthyer më,
Ndaj iki tutje, fluturoj,
Në pulëbardhë etur bregut shndërrohem,
Duke dashur të lënit pas t´i harroj...
Por të harrosh s´mjafton gjithmonë,
Drejt qiellit të kaltër një fluturim,
Dhe pse pulëbardhë shndërruar jam,
Ka dhe shtegtime me drejtim kthim...
Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh,
Me tëndin shpirt ndjek shtegëtimin,
Kur lartësive në pikë shndërrohet,
Oh sa i largët të duket kthimi...
Larg fluturoj, pa frikë largohem,
Sepse e ndiej që çdo shtegtim,
Sado i largët në vetvete,
Do më riktheje pranë detit tim.
Dhe për çudi vazhdoj e ngjitem,
Aspak s´kërkoj të shoh nga pas,
E mjerë do mbetej çdo pulbardhë,
Të huajat brigje po të trokasë...
Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,
Në pupël reje jam shndërruar,
Nëse ky qiell mbi det s´do flinte,
I imi mall do ish´ harruar...

 

Gusht 2009



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx