Kulturë
Beqir Cikaqi: Cikël poetik (I)
E hene, 14.09.2009, 05:28 PM

Heshtja e nënlokës
(një nëne që ka djalin e zhdukur)
Ditët, javët, muajt
Me netët e gjata
E vite të mërzitshme
Për nënëloken
Shpresat nuk shuhen,…
Kujton në heshtje – birin
Shpreson në heshtje – se është gjallë
Jeton në heshtje – se do të vijë
Mendon në heshtje – për dasmen e tijë
Imagjinon në heshtje – nipat e mbesat
Që sikur do t’i sillen vërdallë
Herë, herë nënlokja
Me foton e birit bisedon -
Hesht duke e gëlltitur edhe ofshamen
E shikon, e ledhaton, e puth… foton
Tanimë ofshamen nuk mund t’a gëlltitë
I mbetet në fyt
Dhe përsëri heshtë
Se heshtjet në momentet e duhura
Për nënëloket janë virtyt
Dëshmorit
Me mendimin largpamës
Me ide vizionare
Me shpirtin e bardhë
Për dëshmorin ishte
ATDHEU - mbi të gjitha
Të gjithë ia kan lakmi
Se do të jetë aty
Në vendin më të bukur
Gjithmon në përjetësi
Se për dëshmorin
LIRIA – s’ka çmim
Gjaku i kuqë
Nuk do t’i thahet
Lulekuqet nuk do të vyshken
Se ujiten nga gjaku i tijë
Për dëshmorin e rënë
FLAMURI KOMBËTAR – i pazëvendësuem
Gjërat personale
Nuk i kishte primare
Katër synimet qe e preukuponin
Për dëshmorin, edhe
PAVARËSIA – ideali i fundit
A kan dallim
A kan dallim
Bishat në mes veti
A kan dallim
Hajnat në mes veti
A kan dallim
Pushtuesit në mes veti
...
Përgjegjija dihet
është – JO
Se gjithëmon synojnë
Mundin e gjakun e huaj
Dashuri e pa kuptim
(pseudopatriotëve)
Marrëzia nuk është dashuri
Gjithashtu jo çdo here edhe
Dashuria nuk është marrëzi
E kur të marrët dashurojnë
Fjalët e tyre jan të kota
Edhe dashuria është boshe
Për dashurin e të marrëve
Është fjalia e thjesht
Dashuri e pa kuptim
Kur jam…
Kur jam në një kodër
Shikojë vetëm rreth e rrotull
Kur jam në një luginë
E vështojë vetë qiellin
Kur jam në mes detit (në target)
Bëhem kurreshtar për ujin e njelmët
Kur jam në gjum
Më paraqiten ëndërra shumë
Kur jam i vetmuar
Inspirohem për të shkruar
Komentoni
Artikuj te tjere
Suzana Kuqi: Fqinjësia
Bilall Maliqi: Kujtesa për kohërënën (Nexhat Rexha, “Dhembja kujtesë”)
Halit Bogaj: Seriali turk ''Lugina e ujqve''
Aleko Likaj: Zemër Trimi
Skender Zogaj: Libër që meriton epitetin e librit të dalluar
Nexhat Rexha: Monografi me dritare të hapur
Poezi nga Blerim Rrecaj
Cikël me poezi nga Përparim Hysi
Poezi nga Alma Papamihali
Kadri Sherifi: Ku është Iliri? (Këngë kundër gjakmarrjes)
Sejdi Berisha: Ujëvarë stinësh (Poezia fituese e Çmimit ''Ora e Tahir Deskut'')
Sokol Demaku: O, unë e punojë, por drojë se nuk na vyen
Mehmetali Rexhepi: Enigma e burimit magjik
Cikël poetik nga Vedat Memedaliu
Kalosh Çeliku: Hoxha kur thërret në minare
Engjëll Koliqi - Vjershat e 27 gushtit 2009 - Le poesie del 27 agosto 2009
Sabile Keçmezi-Basha: Anatomia e dashurisë
Cikël poetik nga Faik Krasniqi
Revista Shqiptari Nr.1 2009
Demir Krasniqi: Çohu, Azem, se ti je bota!