E premte, 02.05.2025, 10:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi Kundër Gjakmarrjes nga Nehat Jahiu

E hene, 14.09.2009, 07:05 PM


Nehat Jahiu

Për një copë livadh …

Për një gardh,për një copë livadh
të vrasësh vëllain është krim i madh,
eh, vëllezër, vëllezër të një gjaku
për një copë livadhi nuk shuhet oxhaku.

Për një guri,për një ferrë
nuk ngrihet kapza në revolver,
eh, vëllezër,vëllezër të gjakut tim
nuk na duhet në zemrat tona ky krim

Eh,sa e sa shekuj, shekuj me radhë
na u mbollë kjo e keqe,e keqe farë,
sa e sa dyer na u mbyllën nën dry
sa e sa nëna na u veshën me zi

Eh,sa e sa fëmijë na mbetën jetima
sa e sa burra u kalbën burgjeve nën grila,
sa e sa varre për ]do ditë na u shtuan
sa e sa familje të mbyllura na u ngujuan

Vëllezër të një tamli e të një gjaku jemi
vëllavrasje mes vehte fare të mos kemi,
eh,vëllezër, vëllezër të gjakut tim
njëherë e përgjithmon na duhet një bashkim

Të ndalim gjakmarrjet në mes vehte
nuk na duhen plagë,burgje,varre e vdekje…,
eh,vëllezër,vëllezër të gjakut tim
sa  e sa plagë në zemra na shton një jetim

Sa e sa nëna na derdhin lotë
për djalin që i vra dje apo sot,
sa e sa nuse të reja vishen me të zeza
sa e sa humbin gjenerata e brezërëra

E tani ka ardhur koha,koha e zgjimit
njëri tjetrit ti zgjasim dorën e pajtimit,
gjakmarrjen vëllezër mes veti ta ndalim
gjakun njëri tjetrit duhet të ia falim…

Ejani vëllezër aty, tek i bukuri Drini
aty tek ai livadh me lule,livadh pajtimi,
ta shtrojmë sofrën me bukë,kripë e zemër
vëllezër jemi,të gjithë kemi një emër…


Zgjatma dorën, vëlla!

Zgjatma dorën, vëlla,
hakmarrje tek unë e tek ti nuk ka,
zgjatma dorën, vëlla,dorën e pajtimit,
ti gëzojmë krushqit e Anton trimit.

Zgjatma dorën, vëlla,
Dorën zgjatma e të dridhen malet,
Me besën tonë të ndalen hakmarrjet!


(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx