E diele, 28.04.2024, 11:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Arbër Arapi

E merkure, 16.09.2009, 05:59 PM


Arbër Arapi ka lindur në Kavajë, më 5 nëntor të vitit 1984. Shkollën fillore, tetëvjecare e atë të mesme e ka kryer në vendlindje. Më 25 nentor të vitit 2008 është diplomuar për Gjuhe të huaja (profili Menaxhim Turistik) në Verona të Italisë, duke trajtuar si temë të diplomës titullin “Pjesëmarrja e shkrimtarit shqiptar Petro Marko (1913-1991) në Luftën Civile Spanjolle”, duke marrë maksimumin e pikëve në diskutim.

Aktualisht ndjek një Master në Marrëdhëniet Publike, gjithmonë në Verona të Italisë.

Jeton dhe studion në Itali.

 

1.

Rime poezie

(rreshti i pare, shkronja e pare, rreshti i dyte shkronja e dyte, e keshtu me rradhe..)

Dedikuar sime motreje!

 

Rimë poezie ish ecja jote, kur hapin hidhje aty këtu,

Derdhnin dritë e ngrohtësi, hëna yjet, mbi flokt’ e tu,

Vizatuan qëndisur emrat tuaj, në kupolën e qiellit blu;

“Erdhi nusja” thirrën zëra, fustan bardhë e buzë korale,

Matanë, për dasmën tënde, zanat maleve hidhnin valle,

Kurora për ty thurën me petale, tek kërceje si shtojzavalle.

 

Arber Arapi

nëntor  2006


2.

Erdh’ Pranvera po s’të gjeti

 

Furishëm erdh’ Pranvera kaltëroshe,                                                                              

shikoi përreth, në çdo cep e në çdo qoshe,

kërkonte dikë, dikush mungonte,

që zemër e saj aq shumë e donte.

 

Hodhi sytë e vështroi,                                                                                                         

veç zbrazëtirë e ftohtësi,

gojë e saj artikuloi:

ku është ***, a di gjë ti?

 

U kujtove vonë Pranverë,                                                                                            

iku ajo sot dhe përherë,

e na la ne të mjerë,

si një melodi e ndërprerë.

 

 

Po ku është, ku është ***,                                                                                    

veç për të unë sot kam ardhë,

i kam sjellë trëndafila

e bashkë me to zambakë të bardhë.

 

Je madhështore Pranvera ime,                                                                                

s’na la tjetër veçse kujtime,

bashkë një goje ne t’i thonim:

‘sot ke ditëlindjen “Urime, urime” ’..

 

Pikërisht sot n’ditëlindje t’saj                                                                                

sytë e mi janë mbushur n’vaj?!

Ta kishte sot ditëlindjen, s’e pata kurrë menduar,

mbi një petal trëndafili do t’ i kisha shkruar “Gëzuar”..

 

Eca e eca, kurrë rrugës unë s’ndalova                                                                

dete e oqeane me një frymë i kalova,

s’mendoj lodhjen që m’sfiliti,

po ***, që iku e s’m’priti.

 

Sikur të vija pak më herët,                                                                                    

qoftë një ditë, a një moment,

si një lulnajë ta zbukuroja

e më pas me të t’vallzoja.

 

Do t’doja sytë t’ja shikoja,                                                                                     

Do t’doja zërin t’ja dëgjoja,

Do t’doja aromën t’ja dhuroja,

E më pas të ikja, t’shkoja.

 

Në sytë e saj                                                                                                             

dukej një hije e errët  trishtimi,

pa gaz, pa dritë

si re të zeza të një dite dimri.

 

 

Para se t’nisej, një lule i kërkova,                                                                          

- “E pse të duhet”

me gjysëm zëri m’u përgjigj,

sa mezi ja dëgjova.

 

Ta çoj atje, ku ajo prehet,                                                                                           

e kush e di, dhe mbase ngrehet.

Ngritja e saj ngritje e pamundur,

dhe uli kokën duke e tundur

 

E rrethuar nga orkidea, tulipanë dhe zambakë,                                                 

t’bardha, blu, t’verdha, dhe të kuqe të përflaktë,

veshur me  kortezhin e saj shekullor,

eci e eci ditë e natë, erdh’ e iku Pranverë e gjorë.

 

Mbi varr të ftohtë rri si i ngrirë,                                                                           

hedh sytë tej, emrin lexoj,

dridhem, përlotem si Pranverë e mirë,

tepër gjatë më s’mund t’qëndroj.

 

Dorën dridhur ul ngadalë,                                                                                      

lulen që m’dha Pranvera lë aty,

një lot m’pikon mbi varr të saj

“Pranvera ma dha të ta jepja ty”.

 

E ja ca fjalë i thonë sytë varrit:                                                                              

“E gëzuar erdh’ Pranvera

ashtu siç vinte si ngahera

por dhimbje e lot në sy i mbeti

kur pranë nesh më ty s’të gjeti.

 

Veç per ty erdh’ Pranvera

ERDH’ PRANVERA PO S’TË GJETI”

 

Arber Arapi

gusht 2005

 

3.

Ideali i qënies tënde

(shkronjat kapitale vertikalisht)

 

Ideali i qënies tënde,

Stacioni i gjithë njerëzimit,

Lutjet e bëra me plot ëndje,

Ajo është aroma e gëzimit,

Morali i tretur në shpirtin tonë,

Imani i tillë si një jehonë.

 

Gjimnaz 2002

Arber Arapi

  

4.

Vaje

 

Qe diten qe vdiqe, qe kur s’te kam pare

lotet qe kam derdhur, s’me jane dhe thare,

shume vjet u bene, sot u mbushen dhjete

qe kur me ke lene dhe s’te shoh ‘nde jete.

 

Ne ç’kopshte te bukura ke qendruar valle,

s’te vjen keq per mua, malli a s’te ka marre?

Mbi drita meteoresh rri heshtur, praruar,

kthehu te te shoh se s’te kam harruar.

 

Ne mur te dhomes tendin portret shikoj

e sikur t’ishe gjalle fort ne gji t’shtrengoj,

qekurse kur ike, dritherueshem doren me mbaje

t’pershkruan dritherima, nga syte te rrodhen vaje.

 

Ne te buzeqeshjes pranverore botes i the lamtumire

lotet m’binin nga shikimi i trupit vdekur, aty pa jete i shtrire,

dënesnin dhimbshem ndienjat e derrmuara nga humbja yte

teksa ike shuar, e ne lot me mbyte…

 

Arber Arapi – A. Z. Çajupi

pranvere 2007

 

5.

Nostalgjia

 

Psherëtinë yjet kur ndjenë frymën tënde

e vesa e trëndafilit u zhduk përtej horizontesh,

kur drita e syve u kryqëzua me hënën vjeshtore

në gjethe në gjethe fshihej portreti yt..

thellë, në qetësi netësh shkrihej zëri

dhe erdhi dhe iku, valët e detit puthi,

një përshëndetje me lot malli fort në dorë shtrënguar

imazh i humbur qëndron nëpër meteorë t'harruar…

                                                           

Arbër Arapi

maj 2007

 

6.

Sa veshtire

 

Sa veshtire t’harrosh nje prekje,

sa lehte t’kujtosh nje vuajtje,

sa veshtire t’pranosh nje vdekje,

sa lehte t’kujtosh nje druajtje..

 

Sa bukur t’shikosh nje agim,

sa rende t’vuash nje denim,

sa magjishem t’kundrosh nje perendim,

sa dhimbshem t’kalosh nje burgim…

 

(Vargje nga nje i burgosur, qelia 124.)

 

Arber Arapi

2006

 

7.

Te trashegohesh Floridë

 

Një ditë.. një gëzim..                                                                        

një tufë trëndafilash në dorë..

një lot.. një kujtim..

përshëndesin këtë mall martesor…

 

Sa e sa ditë martesën prite..                                                                      

sa e sa orë e ëndërrove..

më 9 prill nga nëna ike..

më 10 prill ti u martove…

 

Takon vëllain, loti shket..                                                   

takon motrën, mallin mban..

babain përqafon, n’lotë humbet..

n’krahë të nënës zemra qan…

 

“Ngrej kokën lart.. e ja,                                                                   

dy pëllumba n’fluturim,

mos vallë ata më ndjekin mua,

që t’shikojnë mesazhin tim?!...”

 

Të trashëgohesh Floridë !!!

 

Arber Arapi

prill 2005

 

 

8.

Ne perendim te ve nje lule

 

Pse e shnderrove perdhosjen e ndienjave te mia ne lëmenj ilegale deshirash te mohuara?

 

Kur loti do te derdhet nga e para pershkenditje sysh,

ne zemer do t’endet permallshem brishtesia yte.

 

Kur shikimin ngultas ta hodha, e une vete ne kembe perballe teje qendroja,

ne zemer kullonte deshire dhe ethe dhe dridhje.

 

Marramendje ndienjash kur dora doren cikte dhe dridhje t’pambarimta trupin fergellonin.

 

Ne perendim te ve nje lule ne prehrin tend, mbi te te shtrihem e mbi te te fle…

dhe muzgun te ndiej, dhe doren dhe TY.

 

 

Arber Arapi

2007

 

9.

Lypsari

 

Me dorën e shtrirë me sy të mpirë

kërkonte lëmoshë ai lypës i ngrirë,

n’rrugën e ftohtë t'dhjetorit t'acartë

shtrihej gjerë e gjatë lypësi i ngratë.

 

Nga goja e tij "dua bukë" dëgjova,

“n’dy netë të tëra veç një kore”- tha “mora”.

Ca rroba t'leckosura në trupin e njomë

trotuaret e lagura ai kishte si dhomë.

 

N’kartonin e pisët ulej ai fëmij

pranë vetes s'kish tjetër veçse një kërthi.

“Do lutem do lutem për ty o njeri,

veç m’jep diçka t’ha, m’jep se kam uri.

 

Kur nënën desha ta kisha pranë

në netët e ftohta e t’errta t'janarit,

më sytë e mi atë s’e panë,

i bënte prej kohësh shoqëri varrit.”

 

 

……………………………………..

……………………………………..

……………………………………..

…………………………………….

 

 

Për ato dy zemra kur u ndanë,

oshëtinë malet anembanë,

lotët nga sytë e tyre shkanë,

tokën lagën e n’të dhimbje lanë...

 

Arber Arapi

2007

 

10.

Qytete pa pergjigje

 

 

Kur rikthimin kerkoj serish,

cfare frikesimi erresirash pa ze,

erera antike, sfilate kujtimesh,

te palevizshme pulset e nje nate pambarim.

 

Lageshtire, mall, kujtime te venitura,

kunder meje bote e tere, kunder meje, i pergjumur, i pervuajtur.

Ndienje vetmie, drite e ftohte ne qetesi,

kur dhe pse trendafili i shteroi petalet e tij?!...

 

Qendron trupi im bosh, xhakete e zeze ne dritare,

kalon nje veshje vegimtare, e pabanuar, e larget, midis dhimbjes,

ishte duke perkulur rruget, trupi im ikte, e ndiqte nga pas,

silueta nuk qendronte, cante terrin mespermes.

 

Qytete pa pergjigje, lëmenj pa fjale, male pa jehone, dete memece,

enderr mashtruese, gjume torturonjes, mendime te zbardhellyera, ndjenje rraskapitese…

 

Arber Arapi – F. G. Lorca – R. Alberti

2005

 

11.

Barake e vjeter

(shkronjat kapitale vertikalisht)

 

Barakë e vjetër e pashpresë,

Oshëtimë e shurdhët, e pakuptimtë,

Tra i plasaritur në mijëra pjesë,

Aty është vendi ku kryhet jeta e dyshimtë.

 

Gjimnaz 2003

Arber Arapi




(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora