E diele, 28.04.2024, 03:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: ’’Xhemail Abria- pleqnar i Kosovës’’

E merkure, 16.09.2009, 12:20 PM


XHEMAIL BAJRAMI ’’XHEMAIL ABRIA-PLEQNAR I KOSOVËS’’

Nga Halit Bogaj

Duke e lexuar librin ’’Xhemail Abria- pleqnar i Kosovës’’ para vetes kemi kemi një kolos të vërtetë të traditës sonë popullore i cili bëri emër të shquar në të gjitha viset shqiptare.

Libri i  Xhemail Bajramit, i ribotuar sivjet/2009/ me disa plotësime të reja, është njëra ndër ngjarjet tona më të fuqishme në veprimtarinë tonë të pasur botuese e cila ka marrë hov të pandalshëm , por  shpeshherë, për fat të keq, duke u botuar edhe disa vepra pa asnjë kriter , pa  vlera artistike dhe nga njerëz gati anonimë.

Libri kushtuar Xhemail Abrisë është një ogur i bardhë dhe një domosdoshmëri e pakontestuar e cila i servohet lexuesit që ka dëshirë të lexojë vlera të njëmendëta artistike dhe kombëtare dhe i cili është i interesuar të merret me traditën tonë të lavdishme, por edhe të hidhur nëpër të cilën kaloi ky popull.

Sivet është mbushur 100 vjetori nga vdekja e këtij burri të madh të kombit me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë e gjatë kohore por edhe e sotmja ngase ai na ka lënë një thesar të madh fjalësht të pasura me të cilat ëshjtë ushqyer gjatë ky popull, por të cilat janë aktuale edhe në ditët e sotme.

Sivjet janë mbushur 100 vjet nga vdekja e këtij burri specifik të cilin e kishin pagëzuar me titullin e nderit’’Pleqnar i Kosovës’’ngase vërtet i  kishte takuar ai titull aq i lartë sepse gjatë jetës së tij kishte zgjidhur shumë konflikte të ndërlikuara dhe hasmëri të ndryshme midis popullit të tij të dashur të cilit i shërbeu deri në vdekje.

Libri’’Xhemail Abria-pleqnar i Kosovës’’, përcillet me parathënien e thuktë dhe të fuqishme të Daut Demakut i cili shkurtimisht përfshin disa karakteristika kryesore  të jetës dhe veprimtarisë së ndritshme të Xhemail Abrisë, për të cilin ishin të interesuar figura të shuara si Shtjefën Gjeçovi /të cilit i kishte interesuar se si e interpretonte Kanunin e Lekë Dukagjinit Xhemail Abria/..

Se kush ishte ky Titan i mendjes së ndritur shqiptare në Drenicë dhe Kosovë, tregon edhe rasti kur një pleqnar tjetër/Ramadan Shabani/ e kishte pyetur: Se kend  e kishte më të afërt ,me ç’rast ai i ishte përgjigjur’’Më të afër e kam atë me të cilin merrem vesh, kurse atë me të cilin nuk merrem vesh , edhe nana n’ma pastë ba, nuk e kam kurgja’’.

Siç na njohton autori i libiri,Xhemail Abria kishte virtyte të larta njerëzore  nga të cilat duhet përmendur, sidomos’’Mençuria, drejtësia dhe trimëria’’.Gjatë pleqërimit të tij ai kurrë nuk ishte marrë me hile, përkatësisht nuk ia mbante anën asnjërës palë, ndaj ishte aq shumë autoritativ dhe i përmendur në të gjitha trevat shqiptare, ngse, siç thot populli’’Kur e vente ai gurin nuk mund të luhej njëqind vjet’’.Gjatë jetës së tij ai zgjidhi edhe pleqëri shumë enigmatike, të ndërlikuara dhe të rënda.Dikush mbase në shikim të parë nuk mund t’ua dijë vlerën atyre pleqërive por nëse hyjmë pak më thellë në analizën e tyre/siç i shohim në këtë vepër/ atëherë themi me të vërtetë se nuk do të kishte asnjë njeri dhe gjykatës i cili do t’i zgjidhte aq shpejt dhe aq mirë!

Mëtej autori thekson llojet e ndryshme të krijimtarisë në prozë, siç janë: Fjalët e urta, anekdotat, kallëzimet, pleqnitë e Xhemail Abrisë dhe rrëfimet për të, që janë ‘’Thesar i rëndësishëm për analiza dhe studime’’, siç thot autori i librit, duke shtuar edhe konstatimin se’’Ai ishte fenomen i rrallë i drejtësisë dhe mençurisë’’, thekson Xhemail Bajrami me rastin e 100 vjetorit të vdekjës së tij.

Arsyeja pse ishte ribotuar ky libër qëndronte në faktin se i njejti ishte shitur shumë shpejt, prandaj ishte paraqitur nevoja edhe për botimin e dytë, i  cili, për fat të mirë na ra në dorë edhe neve që u munduam të themi diçka për këtë libër vërtet të rrallë.

Autori shton se ndjehej tepër i lumtur kur e pyesnin lexuesit se kur do të dalë libri nga shtypi, duke qenë ky satisfaksioni i tij më i madh. Mes tjerash shohim se libri ishte kërkuar edhe nga shitësit e shumtë që kërkonin  që i njeti të ribotohej sa më shpejt , kërkesë kjo e cila, fabardhësisht u plotësua në këtë vit.

Xhemail Abria ishte njeri i paqes dhe i pajtimit kombëtar, duke qenë shumë i matur në gjakftohtësi dhe marrje të vendimeve radikale. Ai thoshte se për lufta kurrë nuk është vonë por do të ishte mirë që edhe konfliktet midis popujve të zgjidheshim me marrëveshje. Ai nuk dëshironte që në luftrat e pakuptimta të hubnin njerëzit, prandaj para se të fillohej të luftohej duhej të mendohej shumë mirë dhe me maturi, në mënyrë që të mos bëheshin dëme të mëdha në popull.Dhe vërtet ai ishte vizionar i llojit të veçantë dhe një strateg i pashoq i rajtjes së qenjes kombëtare të cilën  e deshti dhe e adhuroi aq shumë.

Duke folur për Trevën e lashtë të Drenicës dhe kohën kur sllavët dominonin në atë regjion, autori tregon se ata u përpoqën që në mënyrë tendencioze t’i ndryshonin edhe toponimet, që ato të dukeshin se ishin sllave, por baza e tyre mbetej përherë e paprekur, aq më tepër kur armiku bënte gabime duke i ndryshuar dhe bëhej qesharak më emërtimin e ri të tyre.

Duke folur për jetën dhe veprimtarinë e dijetarit Xhemail Abria, autori thekson edhe periudhën e islamizimit të Trevës së Drenicës e cila kishte vendosur se ishte më mirë të’’muslimanizohej’’se sa ta merrte fenë’’Ortodokse’’nga e cila do të zhdukej qenja jonë kombëtare. Dhe kjo e vërtetë historike u knfirmua disa herë edhe nga shkencëtarë dhe analistë të ndryshëm, se duke u konverttuar në fenë islame e kemi ruajtur identitetin tonë kombëtar, çka tregon edhe popullsia shqiptare si banore shekullore e fshatrave të Drenicës.Pra me ardhjen e Perandorisë Otomane, për t’i shpëtuar asimilimit sllav, popullata e mori fenë e re por i ruajti të paprekura traditat e lashta iliro-dardane .

Duke folur për fiset, autori merr përkufizimin e të madhit Eqrem Çabej i cili thot’’Fiset shqiptare janë histori e pashkruar e popullit shqiptar, me zanafillë nga ilirët dhe mbretëron mendimi se Leka i Madh i kishte caktuar 12 fiset sipas 12 muajve të vitit, kur secili fis duhej të ruante një muaj gjatë vitit për t’i mbrojtur pronat nga sulmet e jashtme’’/Dr.Mehmet Rukiqi/..Edhe në Drenicë ishin 12 fiset dhe herë herë përmenden dy fise së bashku/Berisha dhe Kuçi/ të cilat u shkrinë në Kompozitën’’Berisha e kuqe’’që shquhej si njëri ndër fiset më të njohura për trimëri të rrallë.

Në këtë libër bëhet fjalë edhe për Mark Milanin/me origjinë shqiptare/, si pjestar i fisit Kuç, i cili shpeshherë e pranonte përkatësinë e vtë kombëtare, por ishte në shërbimin e Malit të Zi dhe nuk kishte dashur të luftonte kundër Ali Pashë Gucisë, për çka Knjazi ia kisnhte marrë të gjitha  ofiqet.Se Mark Milani i përkiste gkakut shqiptar, para 38 vitesh shkruante edhe Hasan Mekuli i cili na tregonte se një gazetar italo-arbëresh e kishte quajtur Mark Milanin ‘’Garibaldi Malit të zi të vogël’’, si mishërim i idealit të lirisë.Por edhe vetë Mark Milani ishte çuditur se si arbëreshët e Italisë , edhe pas 5 shekujsh, kishin arritur t’i ruanin të paprekura traditat shqiptare, duke u krenuar edhe vetë me origjinën e tij shqiptare.

Dhe në fund po theksojmë se nga ky libër kemi çka të mësojmë, si p.sh.se çdo’’Intolerancë fetare është e barabartë me tradhëti’’, prandaj edhe Xhemail Abria kishte kujdes të madh në marrëdhëniet ndërfetare të shqiptarëve, e cila na mbajti unikë ndër shekuj.


(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora