E diele, 28.04.2024, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Etien Dilo: Sejfulla Malëshova

E merkure, 16.09.2009, 05:10 PM


Sejfulla Malëshova
Sejfulla Malëshova
Sejfulla Malëshova


Nga Etien Dilo

Ku e njeh ti? –më pyetì një dite halla ime, Viktoria, kur pa që  u përshendeta me Sejfulla Malëshovën.

Qe gushti i vitit 1955, kur e pashë per herë të pare ne Ballsh. Isbà 17 vjec dhe isha emëruar atje si mësues, larg shtëpisë, i përndjekur. Sejfullai mbushte 55 vjec. E dija që qe eilësuar "oportunist i pandreqshëm". Per vite me radile, kam kujtime pa fimd, meqë me mbante afë'r per arsye që i dinte ai. Te them vetëm ca grimca, pò që janë grimca floriri se kanë brenda poetin martir.
Një dite në pazarin e Ballshit shkëmbeu bisedë me një
fshatar. Sa u ndanë, thirrën fshatarin dhe e pyetën : "ç'të tha?" "Kot me mbajnë këtu, tha , -u përgjegj fshatari. Une jam i 44-rës, i 46-ës." "He! -u kërcënua hetuesi, ai është një, pò, pò ta lësh të lire, bëhet 100, 1000.. .është i zgjuar, pò Partia është me e zgjuar". Kur dëgjova une, rashë në.mendime. Isha futur dashje pa dashje në shumëzimin aritmetik të Lame Kodrës së shkretë.
Nuk e harroj ditën e pare kur zbrita nga makina e Kamberit dhe vura këmbën në Ballsh. Me tim at ngjita shkallët prej dërrase të kalbur të hotelit. Im at s'po gjente shkrepsen per cigare. Une gjeta rast të cvishja pantallonat, fshehtas të ndërrohesha. Një dorë i zgjati babait një shkrepëse. Qe me kapele të madhe republike. Sejfulla Malëshova ,-më foli babai nën vesh. "U, ai oportunisti",-ia prita une jo pa djallëzi. "Po. i tëri ai jam!"- me buzëqeshi. im at me kërcënoi me shënjë. I porsaardhuri u nis drejt restorantit të vogël, pasi ktheu kokën, me buzëqeshi: M'u regjistrua koka e rruar, sy te zez shprehës, hunda e rregullt, pantallonat sport e këmbët zbathur në sandale verore. Trup mesatar me ecje të veçante, energjik apo krenar. Tundte në ecje pak kokën e lëvizte duart harmonikisht me trupin. Im at me tregoi ?'i kish folur, kur mori vesh që ishim nga familja e "patriotit sheperiot të martirizuar": "Mos para fol me mua hapur, se gjen belane! "...
Qe një koridor i ngushtë, hotel me dy dhoma dërrasash ere myk. Pashë një dhomë me derë hapur. Tre krevatë, në mes një tavoline e vogël mbushur libra, ca fletë të shkruara me laps. Një karige e shtrembër. Selia e poetit syrgjyn. Hotelisti nuk na bëri vend aty, edhe pse rrinin krevatët bosh! Qe Lame Kodra!
Në tavolinën e restorantit, Sejfullai me një pjatë, me ca rrush e me ca djathë. Deshi të na jepte një vesh rrush, pò ia zgjati në fillim një majori që qe aty, pastaj dhe neve. Se kush i beri shënjë atij, majorit dhe ai iku si i lemerisur duke lëne dhe bukën në mes. Vumë re që Sejfullait iu pre oreksi, përtypi vetëm ca kokrra rrushi të lagta, me trishtim, si të lagte gojën. S'foli me.
Qe magazinier i një magazine rrushi. Mbushte faturat, pasi ngarkohej një makinë. E shihja aty per herë të pare dhe s'u besova syve. Ulur në tavoline, sapo e njihja. U afirova. Pashë firmën -magazinieri- S. Malëshova. Ato dite kishte një telash të madh. I kishin vjedhur çelësin dhe ai qe i detyruar të lidhej aty, se i rrinte hapur dhe, pò ti vidhnin sado pak, e burgosnin. Rrinte i strukur në shi, në ere, në terr. Ve.tëm. Kruspull. I thanë sekretarit të komitetit per këtë anomali. Le ta vjedhin, tha ai indiferent, armiku vidhet dhe përgjigjet! Per cudi, asnjë nga të vegjëlit apo nga populli nuk e vidhte! Bile, në ca raste, kur kishte ndonjë nevojë, ikte dhe uà linte njerëzvet me mirëbesim dhe askush s'ë prekte mallin. Me tha versta: nuk janë ngritur kooperativat akoma që njerëzit të mësojnë vesin e të vjedhurit! U habita se nuk e kuptova ku qëllonte.

  Sejfullai i pëlqente shumë shahu. Edhe mua.Stimul vinim nga një ' 'pufkë"që ai e donte shumë. Kur e mundja nga ndonjë gabim i tij me teori, me thoshte ' 'ti luan partizançe! ' ' Vesan hapte ca libra shahu rusisht e fërngjisht, kalonte kohën. Me vinte prapë. Me vinte përpara, sidomos kur vija re fytyra vëzhguesish kërcënues në drejtimin tim. Dridhesha dhe mundesha lehtë. !Sejfullai gëzonte. Nisnim prapë. Që ta ngatërroja, i recitoja vargje te përkthyera të tij. Ia  thoshja ndryshe. Ai ngrinte kokën nga une duke me koregjuar dhe une e mundja.E shihte veten të humbur. Kështu humbet njeriu në jetë, thoshte pastaj.Lajthit! Vecanërisht humbiste kur i recitoja nën zë si me vete, yjersha që i kisha mësuar në klasën e katërt fillore: "Nate e errët mbi Shkumbin e mbi Bujanë/ Dhe mb Vjosën valetrumbull ne çdo anë... "! Humbte edhe ai larg ne atë errësirë, që i kishte  rrëshqitur. Me ngjante filozof i humbur. Pastaj me vinte keq që hutohej dhe i mërmërija:”unë e duo Shqipërinë, per një stan në Trebeshinë..." apo, ia thoshja ndryshe,  “unë s’e  dua Shqipërinë per një stan në Trebeshinë, per një dele një manar, per një Ba1o një zagar...".. Bëhej menjëherë prapë fëmijë dhe vazhdonte poezinë: ' 'per një shkarp e për një gur r... ". Ktheheshim te loja, e harronim kush e kishte radhën.
Një çast hyn instruktori i komitetit: "Sejfulla, ne atë tënden mora provini, shkëlqyeshëm! " Sejrullai qeshi me të madhe. I kishte rëne "oport unizmi i Sejfulla Malëshovës".
Qe takim i grupeve të shkollave në festival. Një shkollë këndoi  këngën :'vajzë mali, nuse djali, larg në breg!.... " Juria e dogji se qe këngë me vjershë të Sejfullait. Grupi u dogj, edhe pse u paraqit mire. I ziu mësues, ngulte këmbi Lame Kòdrë (siç e dinte sinqerisht). Kur e mori vesh Sej rullai, i tha diku i "Të kam një borxh te madh, për me ato që me kanë dhe mua, do t'ju laj më pas Mësuesi hapi sytë dhe bëri sikur nuk dëgjoi gjë.
Ne një pushim shahu, me thërret në dhomë dhe me lexon përk thimin e Nekrasovit: "Kush rron mire ne Rusi" I ndritnin sytë. Dua ta bëj shqipl thoshte. Nisi të me lexojë përkthimin e fundit. Vëreja në fillim shkrimir  e rregullt, të lexueshëm qartë, në fletë të pavijosura, ikur shtrembër nga e djathta ,pastaj më  tërhoqi zeri i tij, diku ulej e diku ngrihej, e bënte të gjallë atë që lexonte Për një çast shtanga. Me tërhoqi çifligari i Nekrasovit që s'ë mbante dot peshën Përpëlitej në gjumë. S'ë linte të qetë ndërgjegjja. Kishte shuar shumë jetë i vrarë mizorisht...
Sipas një ëndrre që kishte pare në gjumin e keq që bënte, të shpëton –të, duhet të  priste me pò atë hanxhar që kishte prerë sa e sa koka njerëzish, një rrap rruge. Ngrihet në mëngjez, shkon në binca te gjejë hanxharin. Hanxhaii qe ndryshkur. E merr e niset. Shpejton ta gjejë e të prese rrapin shpëtimtar. Mbëriti në vënd..Po ç'shikon! Një rrap 12 pashë i gjerë! Si mund të pritej me atë hanxhar të ndryshkur!E, megjithatë, i vihet punës, përpiqet... Aty kalon një tjetër çifligar hipur në kalë,që e shikon i çudirur: "Sa kam vrarë, sa do të vras akoma! -i thotë me qesëndi.E tronditin këto fjalë. I hipën gjaku në kokë... une që kam vrarë aq e aq të pafaj –shëm …une të të le... Nuk godet me rrapin, pò me hanxhar godet çifligarin, që nrëzohet i vdekur nga kali. Në atë çast, rrëzohet edhe rrapi që ngrihej madhështor e i pamposhtur.
-Oh, kjo s'mund të botohet! -i them. Jo. Poetët janë të dënuar si Homeri në errësirë. Ai me vështroi me dashamirësi dhe nuk me ktheu përgjigje. Pastaj më foli për fatin e disa përkthimevet te tij, që "s'mund të botoheshin,  s'kishte   ardhur  koha " ose  mund të botoheshin, pò pa       emrin    e  tij."       Gjithë      zemërim    i    kishte   futur   në   çantë.      – “Kur të vijë koha!" -u kishte thënë atyre të redaksisë". O Perëndi! Po do te vijë koha. Kur? -desha të pyesja, pò heshta dhe ai heshti. Kishte kohë që kishte heshtur dhe, me përkthimet që bënte, luftonte tiraninë, që aq shumë urrente.
Një dite kaloi në Ballsh Mehmet Shehu. Syri i kishte zënë Sejfullanë, , që ecte si e kishte zakon, me nxitim, këmbëzbathur në sandale verore, pantallona sport deii në gju, kërcinjtë zbuluar, në kokë, kapelen e madhe republike. "Ju e shihni kështu dhe qeshni, u kishte thënë disa ballshiotëvet që e shoqëronin, pò ne kemi nevojë per të." Kjo fjalë u hap. Ne, mësuesit, e patëm me të lehtë të flisnim me të. Ai deshi të na mësonte rusishten, pò nuk e lejuan.
Një fshatar pyet në rrugë se ku është samarxhiu. Ai është, i tha shoku, duke i treguar Sejfullanë me shpoti. Po, tha Sejfullai. Une jam. Mos luaj -dhe iu afrua t'i mente masën per samar... Me tej një i ri e pyeti lirshëm se sa gjuhë dinte. Sejfullai i përmendte duke numëruar gishtat. Erdhi tek gishti i nëntë dhe pò i mbarohej dora. Me mire thuaj sa nuk di, ia piiti shoku me simpati. Gëzonte se e çuan në Fier. Sikur do të vesh në Paris, i thashë une tek pò gëzonte.
- Parisi është harruar tani, ma priti. Ka dalë Pekini! E munda në shah. I qeshur, me tha: "është fatkeq ai mësues, të cilit nuk ia kalon nxënësi". I mbura Sheperin tim duke ia krahasuar me Malëshovën e tij, me ata që përdornin midis tyre dogancen, atë të folmen që te mos i kuptonin dot të tjerët. Ma priti: Ka nxjerrë e ka nxjerrë ai Sheperi yt, pò ka nxjerrë dhe... Ishin njerëz me pozita me rëndësi në shtet. Sigurisht nga ata që do ta kishin spiunuar tek Enveri. Ata që, kur Sejfullai u vinte per ndonjë vizitë në shtëpi, uleshin këmbëkryq para tij dhe i recitonin: "Këmbëkryq përmbi selishte/ ia marr këngën pleqërishte /Ndez çibukun e këndoj..." kushdi ç'kishin qëndisur prapa krahëvet. Sejfullai karaktere të tilla nuk mud t'i durante dhe nuk i falle.
Pas një viti do të takohesha me tim at në Sheper dhe me pa të kënaqur nga njerëzit në vendin ku punoja. Një gjë mbaj mend nga tya në Ballsh, me tha. Para se te vinim në atë vend, qëndruam në Vlorë. Zumë një dhomë në hotel "Sazani" dhe të porosità që, kur të zësh hotel, zgjidh hotelin me të mire, shko në restorantin me të mire, mos kurse; kurse ne gjëra të tjera. Ne Ballsh u mërzita se nuk kishe as hotel, as restorant të mire." Rëndësi ka të ketë njerëz të mire, me thë." Po aty kishët dhe Sejfullanë. Nga njerëzit e mëdhej, fiton; e kishit dhe rrufepritës; ai goditej; nuk e di si do të jini këtej e tutje; këta duan luftë, atje ku nuk ka luftë."
-Mbete pa shahist, -me tha dikush . Befas ai me njoftoi: Tani të erdhi shahist i vërtetë. Prite, miqësou. Dali Ndreu!
E pashë per te parën e te fundit herë para restorantit. Sa vezulloi. Një burrë i gjatë, me flokë te drejta, te bardha. Shumë i menduar. Aty ulur, duart i mbante lidhur prapa qafe. Kisha lexuar një tregim ne librin e këndimit kur isha nxënës i klasës të katërt te fillores që e pikturonte si luftëtar të madh dhe e pashë me admirim. Sot ai kërkonte leje këmbëngulës, se kishte diku larg vajzën të sëmurë. S'i jepnin.
Qenë orët e pasditës. Erdhi një gaz ushtarak. Sa mire, thashë, e çuan tek vajza. Tek dera i hodhën hekurat. Zgjati duart në heshtje tepër krenar dhe u fut vetë brenda.
Me pas u habita, kur lexova në gazetë që Dali Ndreu e Lili Gega u arrestuan në kufi dhe u dënuan me pushkatim.
Në Fier Sejfullanë e shihja me një biçikletë shkatërraqe. Kishin ndodhur ngjarjet në Hungari. Paraqitej në degë në një ore flkse. Shpesh, pa gdhirë, vinte në radhën e qumshtit. I tregoja një shishe para times. Hapte sytë. është jotja, i thoshja duke qeshur (i zija radhën). Gëzonte. Mirrte shishen e qumshtit dhe futej midis femijësh (femijë s'pati kurrë) dhe ikte ne dhomën e varfer. Nëna e kishte lëne. Kishte një motër, zonjë grua, pò e kishte larg e rraile i vinte. Megjithatë, s'ia pashë kurrë jakën të papastër. Rruhej per dite, deri ne kokë me brisk.(Më kujtonte Thoma Papapanon). Një dite, diku, i kërkuan një autokritikë. Po ç'e doni? -u përgjegj. Ju fituat! Kishte ardhur Hrushovi ne Shqipëri. E pyesnin per politikën, si i dukeshin ndryshimet. Sejfullai mblodhi buzët, pastaj dikujt i tha: "Ju do të bëni atë që kam thënë une. është e domosdoshme. Sidoqoftë, ju e dini, e zbuti ca mendimin". Në magazinën e Fierit erdhi me goditje P. Dëshnica, një nga ata me pozitë. Ne një mbledhje, ai i thirri kolektivit, duke menduar te ngrihej prapë: "Shokë! Mos harroni, vigjilencën, se midis nesh kemi dhe armiq si Sejfulla Malëshova! Sejfullai iu përgjegj: "Që une jam armik, e di Enver Hoxha. Po ti je i rrezikshëm, se ai nuk te di akoma." Salla ngriu.
Sejfullai shkonte votonte i qetë. Kur tallet populli me 99.99 per qind, pse të mos tallet dhe Sejfullai, -me tha nën zë.\
Kur ecte rrugës, as shihte si kurreshtar, as ndalonte. Ndalte vetëm kur u hidhte topin në lojë femijëvet.
S'po e shihnim. S'dilte ne radhën e qumshtit, do te jetë i sëmurë, me thoshte gruaja. Pastaj i shihja fytyrën në dritare, i zbetë, i lodhur, si nga një botë tjetër. Diç u lutej femijëvet nga lart. Shkoi në ambulancë. Rrugën 20 minuta e beri 1 ore. Vetë mezi ecja nga reumatizma që me kishte zënë keq. S'di pse udhës Sejfullai anonte në ecje nga ana e majtë.
U shtrua në spital. I thanë të operohej nga apandesiti. Ai nuk donte. Donte të vdiste. Vdiq, e mori karrua e komunales dhe e varrosen dy punëtorët e komunales.
Vdiq, një njeri i madh, si gjithë ata, që vdesin dhe mundin vdekjen.
U pikëllova. Sejfullai atë vit mbushte të 70-tat. Në mendje me vinte "Zgalemi"... mbi të thinjët shesh te detit, era fryn e mblidhen rete... " lajmëtari i furtunës, "si e zezë vetëtimë'...", që ai aq bukur e ka bere të flasë shqip dhe me pëlqente çdo herë e me shumë kur uà komentoja nxënësvet. Para syve me dille Sejfullai zgalem, zogu trimosh qievet të atdheut, detit të trazuar, gjithnjë në fluturim, që vuan e habit brezàt.
Ato kohë në fshat m'u arrestua xhaxha dhe e qepa gojën me keq.
U shtrova ne spital, në dhomë me prunë një "te sëmurë rëndë". Pas ca ditësh u bë qiqër. I pëlqente te bisedonte me mua per Sejfullanë. "Dy trima ka Shqipëria, me thoshte: Sejfulla Malëshovën dhe Ismail Kadarenë me "Dimrin e vetmisë se madhe" dhe "Kronikë në gur". Per fat, i kisha mësuar mire dhe "oportunizmin e S. Malëshovës" dhe parimet e realizmit socialist, prandaj, kur u largua, me tha që, pò të flisja kështu, s'kisha per të pësuar gjë... -Edhe Sejfullai nuk aiti cilët qenë shoket e tij, nuk diti me cilët të bashkohej, -me foli Viktoria e menduar. Te gjìthë njerezit e mëdhej, kanë nga një te mete; gabojnë rrallë, por, kur gabojnë, gabojnë rende.


(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora