E shtune, 27.04.2024, 11:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Luan Xhuli

E merkure, 16.09.2009, 12:56 PM


Luan Xhuli

AJO SHËNJË...
 
Ajo shënjë nën gushë
si djegje dielli,
ishin buzët e mia
të nxehura prej teje...
Ajo shënjë nën gushë
si një vulë hëne,
ishin ledhatimet e mia
dërguar prej erës...
Ajo shënjë nën gushë
si re e shkarkuar,
ishte fryma ime
rrëmbyer prej ajrit...
Ajo shënjë nën gushë
si gjethe e pjekur,
ishte stina ime
me ditët e tua...
Atë shënjë nën gushë
se fshehëm prej turpit,
ishte dielli ynë
që kish ndaluar të çlodhej...!
 
mars 09
 
Gjërat e vjetra
 
Të vjetrat,
si hedh.
Kam një muze të vogël,
koleksion
të miqve dhe dashurive,
që i rikthehem...
Këpucët p.sh
i vesh gjithnjë,
gishtat më dhëmbin nga ngushtimi
e fyti ngushtohet prej nostalgjisë së herëshme...
I rruaj,
me aromën e vertetë që kishin,
me djersën në udhëtimet e gjata
e te vështira të njohjes..
Rrobat,
kundërmojnë  naftalinë...
Me  numur shumë herë më të vogël
nga sa i kam sot,
mbeten adoleshente ëndrash
që i kanë zili dashuritë...
Gjithnjë rrëfehemi tek njeri- tjetri
për ç’ka smundëm
dhe që mbeti e vetmuar ,
në trotuarë mendimesh...
Sot,
një palë këpucë të vjetra më kërkojnë..,
Mbetur në sepetet e harresës
diçka duan të thonë...
I vesha,
duke ndjerë labirinthet e gabimeve,
ku dhe ato,
kaq kohë,
ishin kthyer në memecë të heshtjes...
 
U  MËRZITA
 
U mërzita
me të mërziturit ,
njëlloj si mizat
me zhuzhatjen e tyre.
Dua të ndroj botë
ose të ndroje ajo...!
(ngadalë se mos na dëgjojnë...)
Ti thurr poezi
për ata që sjetuan
me vargjet
vjedhur nga të gjallët.
U mërzita
me këtë çati mbi supe,
me mure hiçi dhe shqetësimi..
Do ti pushkatoj...
dhe ëndrat
dhe vehten,
duke u bërë sorë  e mërzitëshme...!!

mars 09
 
ZGJEDHIM I RI I FOLJES “JAM”
 
Une jam (Ai qe kam qene )
Ti je (Ai qe s’ishe dje )
Ai eshte (e nesermja s’dihet..)
 
Ne jemi (as mish ,as peshk..)
Ju jeni (Kur u bete te pasur....! )
Ata (ato) jane (perseri ne pushtet...?)
 
Ah, kohe
e pa kohe,
qe s’na mesove
zgjedhimin.....
 
SI TË BISEDOJA ME TY
 
L.L.
 
Mbetemi
që të dy derivatë të vdekjes .
Jeta,
sistem me tre të pa njohura ,
na ngatëron hapat dhe ekuilibrin..
Dashuria,
Ecja
dhe të tretët
që ndërtojnë ferrin –peshtymë...
E para,
ka qepalla drite
dhe e dyta,
kangjella që s’ja sheh lehtë fytyrën...
Të tretët,
bashkudhetarë joshës me dyshimin...
Ushtrim i vështirë
që thëret Lindjen...
Dhe unë ,
dhe ti,
besojmë...

mars 09


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora