Kulturë
Halit Bogaj: Salih Shaban Kabashi
E enjte, 17.09.2009, 02:19 PM

Nga Halit Bogaj
Ndër krijimet më të famshme gojore të cilat i përkasin ciklit të ashtuquajtur këngët mbi ‘’vrasjen e naçallnikëve serbë’’ pa mëdyshje është edhe Kënga kushtuar Salih /Shaban/ Kabashit, i cili në marrëveshje me popullin e tij të dashur dhe bashkëfshatarët organizoi vrasjen e një çetniku të çmendur i cili i kishte vrarë tetëdhjetë shqiptarë duke i djegur në një kishë malore serbe!
Kënga popullore heroike Salih /Shaban/ Kabashi këndohet me adhurim të madh nga gjeneratat e shkuara qëkurse ishte vrarë Spirë Dellovci i cili e kishte shkaktuar një tragjedi aq të madhe në popullatën , duke i lënë disa familje dhe fëmijë pa prindërit dhe bijt e tyre.
Pra, një ditë në fshatin Mushtisht populli ishte organizuar dhe kishte vendosur që ta bënin planin për ta vrarë një çetnik dhe antishqiptar të papaparë i cili u bënte zullum të madh banorëve të atyre viseve, me gradë kapieten dhe që ishte caktuar’’naçallnik’’nga Beogradi duke i pasur duart e lira nga regjimi që të na i bënte të gjitha të zezëditat në të cilat hynte edhe masakrimi i përmendur i 80 burrave shqiptarë/ madje duke i pjekur për së gjalli në një kishë/.Ata të cilët shtireshin si fetarë kishin bërë një krim të tmerrshëm ndaj nesh dhe duke mos u frikësuar fare nga Zoti, i vranë njërëzit dhe i poçën për së gjalli, pikërisht në shtëpinë e ‘’Zotit të tyre’’!!! E për çfarë zoti, çfarë feje ose për çfarë tempulli mund të flasin ata që bëjnë krime të tilla dhe duket se janë i vetmi popull në botë që e shajnë Diellin, tokën dhe Zotin!Ata i shajnë ato tri kulte dhe nuk e kanë fare gajle, por ashtu siç janë ashtu u kanë ardhur edhe punët , përkatësisht’’ çka kanë mbjellur edhe kanë korrë’’, duke mos u shkuar përherë’’ kungulli mbi ujë’’.Pra Kënga Salih /Shaban/Kabashi është njëri ndër margaritarët më të shquar , e cila, kurdo që e dëgjojmë, na kthen në një periudhë shumë të lavdishme dhe kreshnike kur një i ri kishte marrë detyrë popullore që të luftonte për vendin e tij të dashur duke vrarë një kriminel aq të pashpirtë i cili ia nxinte jetën rrethinës së Prizrenit.
Pra n’fshatin Mushtisht ra mexhlisi dhe u bë betimi që të merrej vendimi për ta vrarë atë i cili ua ndalonte edhe diellin mbi kokë banorëve të atyre anëve , ashtu si edhe Miliq Kërsta i rrethit të Pejës të cilin e vrau atëherë Selman Kadria.
Njerëzit të cilët ishin mbledhur për atë qëllim kishin biseduar, siç shihet nga vargjet e këngës: /A thue gjindet n’ dokund ndoi djalë/ Spirë Dellovcit për m’i dalë/ Janë tubue rend kuvendojnë /Shaban Stafës mbrenda po i shkojnë/Djalë Salihun pe kërkojnë/n’ luftë me shkie që ta çojnë/shën.yni/.
Pas kësaj ngjarjeje dhe marrëveshjeje për ta vrarë Spirën, babai i thotë djalit:/Djali im n’kofsh me kanun/ Për shqiptarë gjakun me marrun/../I kam ba shtatëdhjetë vjet/ se njimend kisha dale vetë/.
Pastaj vijnë vargjet: /Sabah Zoti kur e ka marue/ kanë dalë Spirën e kanë rue/./N’Prizren po donë me shkue/ Spira e Fila ishin shtërngue/Me kual t’Shalës tuj flutrue/./Ah n’ Mushtisht trimat kur janë ra/ Ah hajgare me shqiptarë kanë ba//Pra Salihu koka çue/ e vesh atin asht shtërngue/./Ja ze pritën o te gllija//Eh sa fort kërset alltia/shën.yni/.Po vjen Spira tuj livdue/po vjen Filës tui kallxue/./Krali s’ka kapetan si mue/./Flakë nishanat/armët/ m’i ka çue/me nishana që m’i ka çue vetë/ I kamë pre unë tetëdhetë/.
Dhe Salihu e paska ndi/N’kofsh azgan o kryqali/ Unë gjithë ditën po t’lypi ty/Atë manzere po e dredhon/drejt e n’gjoks ia drejton/./O Salih shqiptar i ka thane/Punë me ty unë nuk kam/Ti mos paç unë kam me ty/M’i ke pre tetëdhetë vllazni/Nisi Spira be po ban/Kurrë n’Kabash nuk jam kanë/./O more Spirë s’un um rren mue/krejt Kabashin i ke tubue/ dhe në kishë i ke çue/./I ke çu e i ke prit/tanëve n’rekë kryet ua ke qitë/./E ke mush rekën me gjak/Spirë Dellovcin e dogj flakë/ .
Pas vrasjes së Spirë Dellofcit ,Salihu me shokë shkon në Shqipëri dhe jeton atje deri në vdekje, duke mbetur në historinë tonë si njëra ndër figurat më të rendësishme të këngëve tona pullore i cili e kishte krijuar një pjesë tejet t’ë lavdishme të historiesë sonë të bujshme.
Komentoni
Artikuj te tjere
Poeti freng Lionel Ray - Laureat i Çmimit "Naim Frashëri"
Krijime letrare nga Arbër Arapi
Luan Çipi: Një kërkesë e shokut tim (Poezi)
Baki Ymeri: Vdiq Niku Konstantini - aktor i famshëm rumun me prejardhje arumuno/shqiptare
Demir Krasniqi: Pse qiteshin tre burra para bajrakut në dasmat tona?
Cikël poetik nga Arbër Arapi
Dhurata Hamzai: Intervistë me piktoren Mimoza Arapi
Vitrina e librave të LSHAKSH
Etien Dilo: Sejfulla Malëshova
Përparim Hysi: Mallkimi i nënës
Cikël poetik nga Sabit Idrizi
Cikël poetik nga Luan Xhuli
Njoftim për shtyp - Takim në Asti (Itali) me shkrimtaren Elvira Dones
Halit Bogaj: ’’Xhemail Abria- pleqnar i Kosovës’’
Demir Krasniqi: Mbarë Gollaku po qanë me lot
Agron Tufa: Një letërsi e dënuar me vdekje
Kujtim Agalliu: Busti (Tregim)
Blerim Rrecaj: Jetë, o jetë
Patrick Swayze ka vdekur
Engjëll Koliqi - Vjershat e 28 gushtit 2009 - Le poesie del 28 agosto 2009