E diele, 28.04.2024, 12:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Vdiq Niku Konstantini - aktor i famshëm rumun me prejardhje arumuno/shqiptare

E merkure, 16.09.2009, 07:59 PM



Niku Konstantin

B. Ymeri me aktorin N. Konstantin (Foto-Laura Rushani)

Nicu Constantin
Nicu Constantin
Personalitete të pavdekshme: Nicu Constantin (1939/2009)


Aktor i famshëm rumun me prejardhje arumuno/shqiptare

Suksesi nuk është vështirë ta përfitosh por është vështirë ta mbash, dhe për këtë ekziston nevoja për talent, për punë, për famë, për familje, për fëmijë dhe admirim. Dhe kjo vjen nga gjaku shqiptar që rrjedh në damarët e mi. Mbaj mend se, në fëmijëri, njerëzit e pasur ngjisnin shpallje nëpër qytet: “Angajam portar sau paznic, numai albanez!” (Angazhojmë portar apo roje, vetëm shqiptarë!).

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Aktori i famshëm rumun, Nicu Constantin (shq. Niku Kosntantin), u lind para 70 vitesh në brigjet e Detit të Zi (Carmen Sylva), në gjirin e një familjeje arumuno/shqiptare. Para disa vitesh, me rastin e 50 vjetorit të karierës së tij artistike, lansoi në Bukuresht një Sidi me vargje që ta përkujtojnë biografinë e tij, lindjen e tij pranë detit dhe rërës, prejardhjen e tij “prej njëfarë arumuni në gjak, dhe një çik shqiptar”, qëndresën e tij “si një “argjend i gjallë”,/ që qëndron në vend porsi mbi zjarrë,/ dhe do e s’do bëhesh aktor,/ qoftë edhe për një spektator,/ dhe koha kalon me durim për herë të parë,/ porsi uji në breg, të cilit i përulet çdo valë,/ dhe vjen fundi kur s’je më aktor,/ kur roli bëhet i vogël,/ dhe nuk lundron në një ibrik,/ ngase oqeani i jetës nuk është një çik”.  
Kanë kaluar 50 vjet që kurë se keni vendosur të bëheni aktor? Çfarë domethënie ka ky vendim juaji?- e pyet reporterja e Radiodifuzionit Rumun, këtë aktor që e përkujton me dashamirësi Shqipërinë, Kosovën dhe Çamërinë. “Po qe se e parafrazoj poetin Koshbuk”, shton: “Jeta është luftë”, ndaj lufto, me zemër për të, dhe me mall. Për mua jeta nuk ka qenë një shaka. Suksesi nuk është vështirë ta përfitosh por është vështirë ta mbash, dhe për këtë ekziston nevoja për talent, për punë, për famë, për familje, për fëmijë dhe admirim. Cristian Brancu para 9 vitesh boton një libër për këtë aktor komik (Syzat e mrekullueshme, Editura Cuvantul, 2000). Duke shfletuar 157 faqet e kësaj vepre të rrallë, kuptojmë se Niku Konstantini është një personalitet kompleks dhe magjepsës, dhe parasëgjithash një shpirt i madh. Për çdo vjet vjen në ambasadën shqiptare për ta kremtuar Ditën e Flamurit në gjirin e komunitetit shqiptar. Bibliotekën e tij e stolisin libra shqipe dhe fotografi me shqiptarët e Sllatinës. Si i prëkujton shqiptarët aktori në fjalë? “Prej nga vini, zoti Niku Konstantin”? – pyet Cristian Brancu.
“E ke fjalën për familjen time nga e cila buroj? Babai, Tudor Konstantini pat ardhur në Rumani dikur rreth vitit 1910, me një grup shqiptarësh nga Korça. U thonin korçarë dhe ishin muratorë. Për herë të parë pat ardhur daja Grigore Hristu dhe daja Dumitru Panait, të cilët patën arritur më 1904 dhe pastaj erdhi babai, që ish i vogël përnga mosha, e pat prurë këtu ahmarrja”. “Çka e pat prurë këtu?” “Në Shqipëri ishte varfëri. Rumania ishte e njohur si një vend me traditë. Një pjesë e korçarëve ortodoksë ishin arumunë me një edukatë të lartë intelektuale. Atje i patën gjetur rrënjët Jon Karamitru (ishministër i kulturës, sot drejtor i Teatrit Nacional të Bukureshtit), George Vraca, Viktor Eftimiu. Shqiptarët në atë kohë ishin me dhentë, me dhitë, me bagëtinë. Vend malor! Nuk ekzistonte drejtësia asokohe, ngase zotëronte ligji i ahmarrjes, si në Sicili. Njerëzit nga ana e babait ishin të ashpër. Ata quhen Shqiptarë, fjalë që ti përkujton shqiponjat. Dy komunitetet, ortodokse dhe myslimane i karakterizonte harmonia (...), (fq.3)     Më tej, Niku flet për motivet e arratisjes së babait të tij, i cili e pat vrarë një turk në Drenovë (1912), dhe vjen e vendoset së pari në Rumani, te vëllezërti e tij. Si ishin shqiptarët asokohe? “Cila ishte rregulla kryesore e familjes suaj”, e pyet Cristian Brancu Niku Konstantinin.  “Drejtësia. Fisi i Konstantinëve përbëhej prej njerëzish tejet të ndershëm. Babai ishte një tip i ashpër, por i ndershëm me ne, me shtatë fëmijët e tij, për të cilët përkujdesej më shumë mamaja. Babai shkonte në ora gjashtë në kantjer, dhe vjente në mbrëmje më shtatë, pastaj kthente në pijetore. Njerëz punëtorë, të pastër dhe të ndershëm si prindërit e mi nuk kam parë. Më vjen mirë që i kam trashëguar këto cilësi, edhepse komunizmi na ka dëmtuar shumë...Dhe kjo vjen nga gjaku shqiptar që rrjedh në damarët e mi. Mbaj mend se, në fëmijëri, njerëzit e pasur ngjisnin shpallje nëpër qytet: “Angajam portar sau paznic, numai albanez.” (Angazhojmë portar apo roje, vetëm shqiptarë.). (fq.4).
Niku Konstantini ishte njeriu që i besonte Zotit. “Sa herë kam patur vështirësi, jam lutur dhe i kam kërkuar ndihmë Atij që është Lart, dhe kam arritur ta përfitoj atë që e kam dashur. Mirëkuptohet se çdo gjë është dyfishuar me punë intenzive, pa pushim. Të vetmin pushim që e kam bërë, ishin nja dy ditë kur shkova në Ruse para disa vitesh. Dhe disa javë në verën e vitit ’99. Aq! Një shqetsim tjetër imi është se kam përshtypjen se nuk kam bërë shumë në jetë. Qysh si fëmijë kam mësuar se nuk duhet të vetëmburrem me atë që kam bërë, edhepse më kanë dashur dhe respektuar, që nga njerëzit e thjeshtë e deri te kryetarë shtetesh”.
    Ja, ky është Niku Konstantini i një kariere gjysmëshekullore, teatrale, komike e artistike, aktori rumun me prejardhje arumuno/shqiptare, siç ishte profesori i Akademisë së Voskopojës Theodor Kavalioti dikurë, apo Pitu Guli i Krushevës legjendare më vonë, siç është sot poeti i famshëm rumun, Cezar Ivanescu (tashmë i ndjerë), dhe jo vetëm ai. Për Nikun ka shkruar Shqiptari i Bukureshtit, Qëndresa e Mallmos, Flaka e Shkupit. Atë e ka xhiruar edhe TV Arti i Tetovës. Mass-media për Niku Konstantinin ka një rol tejet të rëndësishëm në ekzistencën e një artisti. “Artistët duhet të bashkëpunojnë mirë me shtypin. Në të vërtetë, gazetari don të të ndihmojë, kur të lavdëron apo sulmon. Lëvdatat nuk më kanë gëzuar kurrë. Përveç sinqeritetit dhe trimërisë, admiroj profesionalizmin në mass-media”. Duke e pyetur Cila është dëshira Juaj, Niku përgjigjet: “Dua që teatri të ketë erë parfumi ngase ekziston një mjerim i madh në botë, ndaj po qe se ne nuk e sjellim bukurinë në skenë, nuk e di se ku mund të arrijmë”.
“Jeni nostalgjik?”. “Nganjëherë, po!”. “Për çka ju kaplon malli?”. “Për fëmijërinë time në Eforie. Për kohën kur kalëroja në karrocë, në kuaj, kur rendja në rërë, kur këndoja me kitarë në plazh, dhe mblidheshin qindra vasha rreth meje! Për kohën kur nga mosha 16-21 vjeçare punoja si një qen, nuk më kaplon malli. Dhe më kaplon malli për vitet derisa u martova. Kohë të bukura e të përbujshme!”. “Përherë dukeni sentimental, përherë i qartë”. “E shikon, unë e di se sa më vlen lëkura, dhe ngase e di, duhet të përpiqem të jem shembullor. Po qe se jam shembullor, duhet të çoj jetën me dinjitet. Po qe se duhet ta çoj jetën me dinjitet, mendoj se jam një njeri i respektuar. Po qe se jam i respektuar, don të thotë se jam një njeri idashur. Dhe kjo don të thotë shumë. Me këtë i thash të gjitha”.

In memoriam

Niku Konstantini vdiq të martën (15 shtator), në moshën 70 vjeçare, pas një internimi prej 4 muajsh në Spitalin Klinik Ushtarak të Urgjencës në Bukuresht. Mediafax lajmëron se u shua pas një serë vuajtjesh të ashpra në mushkëri. Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Shqiptari shprehin dhembje të thellë për humbjen e këtij aktori të famshëm, një shpirt i madh dhe një simbol i lidhjeve shpirtërore ndërmjet rumunëve, shqiptarëve dhe arumunëve. I ndjeri ishte anëtar aktiv i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, për të cilën shprehte një admirim të madh duke e konsideruar një organizatë të rëndësishme në jetën kulturore të afrimit të rumunëve me komunitetin shqiptar. Frekuentonte manifestimet kulturore shqiptare dhe e donte Shqipërinë. Ka marrë pjesë edhe në përurimin e librit të poetit kosovar Sali Bashota në Bukuresht. Ka luajtur në 20 filme dhe ka qenë aktor i qindra rolesh komike në teatrot e Bukureshtit dhe provincës.
           Aktorë, shkrimtarë dhe dashamirë të shumtë të tij e konsiderojnë si një talent i veçantë për sqenën e tetarit, një njeri me dhunti të madhe, gjithmonë i gëzuar dhe trishtuar, siç janë artistët e lindur. Lajmi i vdekjes së tij na e ka dridhur shpirtin, na ka prekur thellë dhe shprehim keqardhje se qe një vjet nuk e kemi parë në sqenat tona, thekson një dashamire e tij. Aktorja rumune me origjinë hebraike e vajton vdekjen e aktorit duke e konsideruar si “një mjeshtër tejet serioz lidhur me profesionin e zotërisë së tij, një artist që e ushtronte mjeshtrinë e aktrimit me respekt, admirim dhe dashuri.” Kurmi i tij u preft në paqë! Shpirti i tij fluturoftë në qiell! Zoti e shpërbleftë me dritën e Parajsës!
Niku Konstantini (me syza) gjatë lansimit të poetit kosovar Sali Bashota në Bukuresht (2004)
Niku Konstantini (me syza) gjatë lansimit të poetit kosovar Sali Bashota në Bukuresht (2004)
Niku Konstantini (me syza) në gjirin e komunitetit shqiptar
Niku Konstantini (me syza) në gjirin e komunitetit shqiptar
Niku Konstantini me Mënducën e tij (Foto - B. Y.)
Niku Konstantini me Mënducën e tij (Foto - B. Y.)
Niku Konstantini, Xhelku Maksuti dhe Nikolla Çakiri
Niku Konstantini, Xhelku Maksuti dhe Nikolla Çakiri



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora