E diele, 28.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lapsat me kapuça dhe intelektualët

E enjte, 17.09.2009, 07:49 PM


Mentaliteti në retrospektivë:

LAPSAT ME KAPUÇA DHE INTELEKTUALËT

Nga Demir KRASNIQI

    I mbajë mend mirë vitet e fëmijërisë sime . Ato vite që sapo kishte filluar shkollimi, arsimimi dhe punësimi i popullatës shqiptare nëpër vende të ndryshme pune. Atë kohë, pjesa dërmuese e popullatës shqiptare në Kosovë ishte e pa shkolluar, apo gjysmë analfabete . Varfëria ishte shumë e madhe dhe të rrallë ishin ata njerëz që mund të posedonin ndonjë laps të thjeshtë prej drurit me të cilin do të shkruanin dhe këmbenin letra me dike tjetër, sidomos me ata që ishin në shërbimin ushtarak .
    Njerëzit e asaj kohe , të cilët posedonin ndonjë laps dhe dinin të shkruajnë letra , konsideroheshin si njerëz të mëdhenj dhe intelektual të zgjuar e të mençur . Populli dhe rrethi ku jetonin ata pak njerëz të lapsave, ua kishte lakmi dhe në shenjë respekti e nderimi ata i quante “njerëz të lapsit”, apo “kalemxhi “!
    “Njerëzit e lapsave “, apo intelektualët e asaj kohe, duke e kuptuar lakminë dhe konsideratën e popullit ndaj tyre, ua blinin lapsave të tyre nga një kapuç të metaltë të cilin ua vënin lapsave mbi majat e fyshtave për t’i mbrojtur ata nga thyerjet e mundshme! Madje, kishte shumë sish që ose blinte më shumë lapsa e kapuça, ose një laps e shkurtonte në disa vende dhe ua vinte kapuçat, të cilët pastaj i varnin mbi xhepa të jashtëm të  palltove , në pjesët e përparme të gjokseve , në mënyrë që para masave publike të tregohen se janë intelektual të fortë dhe posedojnë shumë lapsa për shkrime !
    Njerëzit e tillë “intelektual” me shumë lapsa mbi xhepa të palltove , më së tepërmi eksponoheshin nëpër tubime të ndryshme popullore, nëpër tregje, nëpër oda, e sidomos nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme popullore .
    Më vonë, lapsat e thjeshtë prej drurit u zëvendësuan me lapsa kimik dhe stilograf me ngjyra, të cilët nuk kishte nevojë që t’iu vihen kapuçat , nga se ata prodhoheshin nga fabrika bashkë me vegët e tyre për varje nëpër xhepa të palltove . Atëherë pati filluar gara në mes të “ intelektualëve – kalemxhi”, se cili prej tyre do të posedojë më shumë lapsa kimik, apo stilografë ?!
    Pas një kohe pak sa më të gjatë, dolën në përdorim makinat e shkrimit, të cilat i zëvendësuan lapsat dhe stilografët , me ç’ rast “intelektualëve – kalemxhi” ua lanë xhepat e zbrazur nga lapsat dhe stilografët të cilët më nuk përdoreshin në vendet zyrtare !
    Me daljen në treg të kompjuterëve dhe futjes së tyre në punët zyrtare , gjërat ndryshuan rrënjësisht bashkë me administratën zyrtare .
    Zyrtarët “intelektualë” u modernizuan dhe tani nuk dinë se si të reklamohen para publikut, nga se më nuk janë aktual as lapsat me kapuça, as stilografët , as makinat mekanike të shkrimit! Por, dëshira për t’u reklamuar se ata janë “intelektual të ngritur” dhe se dinë për të shkruar me kompjuter , tani realizohet duke bërë poza të ndryshme para kompjuterëve  të tyre, të cilët ua ka siguruar shoqëria për t’ i kryer detyrat e veta zyrtare !
    Njerëzit – zyrtarët e tillë, të prirë nga etja karrieriste, sa herë që të iu jepet shansi për t’u intervistuar nga ndonjë ekip i gazetarëve, apo kameramanëve të televizioneve, ata para se ta fillojnë bisedën me gazetarët, pa tjetër do të pozojnë para kompjuterëve të tyre, për të dëshmuar se kinse janë shumë të angazhuar me punë, me shkrime zyrtare dhe se dinë të manipulojnë në mënyrë profesionale me kompjuterin !
    Se është vërtetë kështu, ju mund t’i përcillni intervistat televizive nëpër zyrat e zyrtarëve tanë publik dhe do të bindeni se si ata do të pozojnë para kompjuterit, para se ta fillojnë bisedën me gazetarin.

Gjilan, më 17.09.2009.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora