E premte, 26.04.2024, 09:48 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Beteja me “protokollin”

E shtune, 29.08.2009, 06:59 PM


Beteja me “protokollin”

Shkruan Skender KORÇA

Në Kosovë po lind një debat mjaft i rëndësishëm dhe shumë diskriminues për kohën dhe situatën politike të cilën po kalon vendi me rastin e propozimit të fundit të EULEX për propozim nënshkrimin e “Protokolit” me Serbinë. Kjo është një politikë e cunguar politike në vend, pa fuqi reagimi, pa sens politik edhe për reagim, pa rrugë të zgjidhur dhe një mashtrim optik për qytetarët e Republikës së Kosovës. Serbia hodhi me guxim dhe artikulim të sofistikuar për nivelin dogmatik të politikës tradicionaliste dhe kundërshqiptare edhe një prag të pakalueshëm për të arritur një gjashtë pikësh të miratuar më parë në KS e OKB-së. Ku është ajo “Jo” e politikanëve të Kosovës në kohën se kur u paralajmërua ky gjashtë pikësh?!
Fatkeqësisht, me ardhjen e EULEX-it në “pushtetin ekzekutiv” e jo në ate monitorues sikur që ka të definuar si rol këtë gjë në Kosovë, kjo doktrinë po gjenë hapësirë tek kjo qeverisja e vendit. Po mendohet në filozofinë e “shtetit të vogël dhe të ri”,por nëse ka shteti ynë emrin shtet dhe i pavarur duhet patur edhe fuqinë e reagimit për të mos pranuar skenare ndërkombëtare që nuk i ndihmojnë brishtësisë politike të vendit. Shembulli i fundit “ Protokoll” është fenomeni më i rrezikshëm duke e shndërruar vendin, qytetarin në një konflikt institucional e kushtetues me aktorët e tjerë të shtetit të së “drejtës kushtetuese”. Synimi për të imponuar gjithçka në Kosovë, pasqyrohet në të gjithë projektligjet që qeveria e "vogël" dërgon për miratim në Parlament skenare të tilla çdo herë që nga paraardhësi i një UNMIK-u që tash e ka emrin EULEX, ku shpesh dhe në mënyrë shqetësuese, përmes dhunës së “kartonit të kuq” kërkon t'i imponojë shoqërisë në Kosovë modele apo i ndëshkon ato për një përjashtim kushtetues, për hatër të Serbisë. Vallë a mos qeveria e Kosovës është në “dietë” dhe do hajë çdo gjë që i servohet nga mjeku EULEX? Shumë më kontabanduese është ky nënshkrim i këtij protokolli se sa përmbajtja mashtruese optike kinse për të luftuar kontrabandën reale për të krijuar sigurinë mes këtyre dy vendeve fqinje. “Dieta e qeverisë sonë” po prodhon helm dhe po nisë një luftë të re më shumë faktorë. Fatkeqësisht është i dominuar nga sherre që nuk prodhojnë asnjë ide për stabilizim në rajon por po hedhin edhe një segment që kanë mashtruar popullin sepse Qeveria e jonë u deklarua se nuk do përfillë planin gjashtë pikësh e tash mashtrimi i saj popullit  po i vje koha që të shihen këmbët e shkurtëra të gënjështrës politike. Një individ me vlerë (kushdo qoftë ai) nuk mund të plotësojë vetveten në një komunitet pa vlerë dhe, anasjelltas, një komunitet me vlerë nuk mund të mbetet peng i një individi pa vlerë. Harmonizimi i vlerës dhe cilësisë individuale me atë komunitare është modeli i ri shoqëror që ne synojmë, pasi ne nuk mund të jemi më peng i ndarjes klasore, sepse këto të fundit nuk ekzistojnë më. Kush janë këta individ të qeverisë së Kosovës që na gënjyen? Kujt do i mbetet barra e kësaj të keqe politike, apo si do ua “imponojnë popullit” që duhet të “lëshojnë penjë” për hirë të mardhënieve me ndërkombëtarët?
Mos të mendohet në këtë situatë të pa lakmuar që jemi se individi dhe komuniteti së bashku janë pjesëmarrës dhe ndajnë përgjegjësitë, kësaj rradhe gënjeshtarët politik na gënjyen se gjashtë pikëshi për Kosovën nuk do aplikohet kurrë në Kosovë. Si të shmangim këtë konflikt ideologjik dhe demagogjiko mashtrues, të “elitës politike”? Nëse shfrytëzojmë një parim dhe rregull kushtetuese do duhet që popullin në këso situatash për të ruajtur gjakëftohësinë e tij me fqinjët të organizohet një referendum për të i mbrojtur edhe kësaj rradhe “politikanët e kohës” së Kosovës së Re, të asaj të pas pavarësisë. Ndonëse të pa artikuluar shumë qartë dhe në thellësi gjërat për të mos i prishur “Ujin e kthjellët ndërkombëtarëve në Kosovë-EULEX”, për shkak edhe të historisë relativisht të shkurtër dhe ngarkesave polarizuese ende me Serbinë, më qartë të themi, me guxim e me zë të lartë për të nxitur një vendim të gjerë të ridimensionimit dhe plotësimit të përfaqësimit të spektrit politik,  a do duhet të reagojmë si popull tash ne për të mbrojtur veten apo të heshtim edhe kësaj rradhe për të vazhduar me avazin e vjetër, për të i dhënë shancë “elitës” për të na hedhur piper syve edhe më…? Rezultatet  konfliktuale që do dalin nga ky nënshkrim protokolli, në cilën rrugë do shpiejnë qytetarin votues në të ardhmen, për të përmbushur apetitet dhe orekset e politikanve mashtrues të Kosovës, apo të japim edhe ne kontributin shoqëror që të i përgjigjemi vetë politikës së verbër dhe mashtruese të kësaj elite politikës tek ne. Kjo masë e rëndësishme e shoqërisë-populli ka nevojë të komunikojë me qeverinë tonë e jo me skenare politike të imponuara direkt nga Serbia.
Dëshira për liri dhe vetëvendosje dyfishon shpirtin e një kombi. Nëse e njohim armikun dhe veten tonë, s'kemi nevojë të frikësohemi për rezultatin e njëqind betejave. Nëse e njohim vetën por nuk e njohim armikun, për çdo fitore të korrur mund të pësojmë një humbje. Nëse nuk e njohim as armikun as vetën tonë, kemi për të dhënë shpirt në çdo betejë. Cilat do jetë beteja me “Protokollin” kur e njohim tash armikun?


(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora