Editorial
Përgjigje deklaratës për shtyp të ''Forumit të të Rinjve Muslimanë'' të Kosovës nga familjet Mehaj dhe Kabashi të Istogut
E diele, 23.08.2009, 06:21 PM
VAZHDIMËSI SHPIFJESH DHE FYERJESH TË NJË FORUMI
------------------------------------------------------
*Rikthimi në fenë e të parëve nuk e ka pasur asnjë pasojë as për familjen Mehaj nga Prigoda e as për atë Kabashi nga Gurrakoci i Istogut, por ka shkaktuar shqetësime tek panislamistët dhe për ata Muslimanë "shqiptarë", që identifikohen me shqetësimet e islamizmit botëror dhe që duan ta fusin një pjesë të këtij populli në konfliktin që s'është i tij e që ska përse të bëjë me të
_______________________________
Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës që së paku deri tash është udhëhequr nga Behar Beqiri (e-maili:mburoja@yahoo.com),që tash jetuaka përkohësisht në Ulqin të Malit të Zi, iu përgjigj shpejt dhe me shqetësim njohtimit të familjeve tona për kalljen e shtëpisë së familjes Mehaj dhe tentim kalljen e shtëpisë së vëllait të Gjergj Kabashit në Gurrakoc të Istogut. Ne nuk kemi atakuar askend konretisht se kush mund të jetë autori a autorët e këtyre veprave piromane antishqiptare se këtë, siç e kemi theksuar, e kanë për detyrë ta bëjnë organet policore e të hetuesisë nga Kosova, por kemi theksuar dhe sinjalizuar për ata që kanë nxituar disponime të këqija ndaj nesh, ku bëjnë pjesë edhe prodekani i Fakultetit të Kulturës Islame në Prishtinë,Qemal Morina, Behar Beqiri që na kërcënonte me "forca në terren" dhe Artan Meha nga Lushnja e Shqipërisë që na ka bërë për një kohë të gjatë fyerje e kërcënime nga më të ndryshmet, për çka ne i kemi dëshmitë për gjuhën urrejtëse që e ka përdorur jo vetëm ndaj nesh me rastin e të drejtës sonë legjitime për ta pasur fenë që e duam e që besojmë me shpirt e zemër që i takojmë, e jo atë që duan të na e imponojnë të tjerët.
Familjet Mehaj nga Prigoda e Istogut dhe Kabashi nga Gurrakoci, e njohtojnë opinionin mesa vijon:
Zotërinj të Forumit të të Rinjve Muslimanë të Kosovës, ua bëjmë përfundimisht të ditur se rikthimi ynë në fenë e të parëve nuk e ka pasur asnjë pasojë as për familjen Mehaj nga Prigoda e Istogut e as për familjen Kabashi nga Gurrakoci i Istogut, por ka shkaktuar shqetësime tek panislamistët dhe tek ata Muslimanë "shqiptarë", që identifikohen me shqetësësimet e islamizmit botëror dhe që duan ta fusin një pjesë të këtij populli që e praktikon fenë islame në konfliktin që s'është i tij e që s'ka përse të bëjë me të; andaj ne pjesëtarët e Familjeve Mehaj dhe Kabashi nga Prigoda dhe Gurrakoci i Istogut, praktikues të fesë katolike, theksojmë për opinionin publik mesa vijon:
1.Letra e Salih Kabashit nuk paraqet ndonjë dëshmi, fakt dhe s'paraqet asnjë të dhënë se të afërmit tanë janë kundër nesh, përkundrazi pjesa dërmuese e atyre që ai thekson se është i "autorizuar" prej tyre për të shkruar kundër familjes sonë, ka dhjetëvjetsha që nuk flasin e komunikojnë me të, madje ata kanë dashur të ngrenin padi për shpifje ndaj tij, por familja e cekur Kabashi për arsyet e njohura nuk i ka lejuar ta bënin këtë!
2. Ne nuk kemi braktisur asnjë fe, por kemi marrë apo i jemi rikthyer fesë që i takojmë shpirtërisht, të bindur se çdo besim është për të reflektuar dashuri,mirëkuptim dhe mirëbesim ndërnjerëzor, e jo për të krijuar "kufinj" dhe ndasi ndërmjet njerëzve, vëllezërve të një nëne a babai, të një barku a fisi.
3. Artan Meha i Lushnjës as nuk na njeh e as nuk e njohim, kështu që po të jetë e nevojshme ai duhet të përgjigjet për shpifjet e fyerjet ndaj nesh dhe të tjerëve!
4. Letra jonë nuk është shkruar nga fanatik animuslimanë por ne kërkojmë që të zbardhet e vërteta për këto ndodhi të hidhura nga ana e organeve përkatëse të shtetit të Kosovës.
5.Familja Mehaj nga Prigoda e Istogut e thekson publikisht se nuk e ka "nip" personin Artan Meha nga Lushnja me banim në Irland, siç shpifet në deklaratën e këtij forumi muslimanësh të rinj, dhe nuk ka asnjë lidhje gjaku me të sepse familja Mehaj është familje me rrënjë shqiptare denbabaden, ndërsa Artan Meha ka theksuar vet në shkrimet e tija se është gjak i shprishur, racë e përzier që e ndien vetën ma shumë me ndërgjegje turke-islame por që, çuditërisht, përzihet në çështje të brendshme që i takojnë vetëm popullit shqiptar!
6.Familja e vëllait të Gjergj Kabashit nuk gjendet në Zallkuq të Klinës, por në Gurrakoc të Istogut, siç shpifni ju nga FRMja që flisni përmendësh.
7. Siç theksuam më lartë, ne nuk akuzojmë askend për kalljen e tentim kalljen e shtëpive tona, por qëllimisht bëjmë me dije se kush ka përhapur urrejtje,mosdurim, shpifje dhe kërcënime ndaj nesh, ndërsa po të jenë të interesuara janë organet përkatëse ato që do ta zbardhin të vërtetën!
8. Letra e familjeve Mehaj nga Prigoda dhe Kabashi nga Gurrakoci, nuk është shkruar nga persona të paidentifikuar, andaj po të ketë të interesuar për ta ditur se si u shkrua letra, ne do ta njohtojmë por askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë t'i bëjë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për ta shpallur dikend të çmendur vetëm se e thotë një të vërtetë për kalljen e një shtëpie dhe tentim kalljen e shtëpisë tjetër! Ne kërkojmë hetime policore për rastin e ai a ata pjesëtarë të FRMsë që duan ta dërgojnë dikë prej nesh për trajtim psikologjik-psikiatrik, le ta dijnë se për paragjykime e shpifje të tilla ndeshen me ligjin e shtetit përkatës.
Familja Mehaj nga Prigoda e Istogut & Familja Kabashi nga Gurrakoci i Istogut
________________
ORGANIZATA JOQEVERITARE KOSOVARE
FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË
DEKLARATË PËR SHTYP
“Konvertimi në katolik ka patur pasoja emocionale në familjen Kabashi”
Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës ka lexuar me shqetësim qytetar dhe psikologjik një letër që është hedhur në internet nga një nënshkrues anonim ku shkruhet ‘Familja Mehaj nga Prigoda e Istogut & Familja Kabashi nga Gurrakoci i Istogut’ më datë 22.08.2009.
Pikë së pari FRM duhet të sqarojë opinionin publik që familja Meha dhe Kabashi nuk ndajnë mendimin e kësaj letre, pasi anëtarë të shumtë të familjes Kabashi dhe Meha janë muslimanë dhe janë ndarë publikisht nga çmenduria fetare e para do kohëshme e Gjergj-Bajram Kabashit dhe disa të afërmëve të tij, të cilët braktisën fenë e të parëve tanë muslimanë dhe popullit të Kosovës dhe u pagëzuan në fenë e Kishës Katolike Romane (shiko letrën publike të Salih Kabashit apo shkrimet e Artan Mehës). Për këtë arsye FRM vë në pah që kjo letër që është hedhur në internet është një trakt i shkruar nga ndonjë fanatik anti-musliman që pas konvertimit fetar sheh endrra me sy hapur dhe beson në fenomene empirikisht të pavërtetueshme nga shkenca moderne.
Së dyti FRM është thellësisht i indinjuar nga histeria fetare që letra anonime kërkon të përhapi në internet kundër fesë muslimane në Kosovë, Islamit fesë së shumicës së popullit tonë, të cilën këta anonimë minoritarë e quajnë fe terroriste. Në letrën e fanatikëve katolikë sulmohet prodekani i nderuar i Fakultetit të Kulturës Islame në Prishtinë, Qemajl Morina, kryetari i Forumit të të Rinjve Musliman të Kosovës, Behar Beqiri dhe një intelektual nga Shqipëria, nip i fisit Mehaj, Artan Mehaj të cilët akuzohen sikur kanë djegur shtëpinë e familjes Kabashi në Zallkuq të Klinës. Këto akuza janë një shpifje e rëndë dhe autorët e kësaj letre anonime duhet të përballen me ligjin e Republikës së Kosovës por edhe të vendeve ku ata jetojnë pasi në këtë mënyrë ata nxisin shpifje, urrejtje ndër-fetare dhe sulmojnë karakterin e disa qytetarëve të lirë të Kosovës sonë shekullare demokratike dhe Shqipërisë.
FRM ndjen dhembje të thellë për djegjen e shtëpisë së familjes Kabashi në Zallkuq të Klinës. Për këtë FRM i kërkon policisë së Kosovës që të gjejë dhe ndërshkojë djegësit e saj. Nëse shtëpia e familjes Kabashi është djegur nga rryma elektrike apo i nxehti i madh apo nga vetë banorët e saj, mendojmë që shteti i Kosovës duhet të ndihmojë këtë familje në rindërtimin e shtëpisë. Por FRM nuk mund të pranojë dot si mentalisht të ekuilibruara akuzat që shkruesi anonim që nënshkruan ‘Familja Mehaj nga Prigoda e ?stogut & Familja Kabashi nga Gurrakoci i Istogut’ i bën zotërijve Morina, Beqiri dhe Mehaj sikur janë djegës së shtëpisë së tyre. Sa për sqarim të opinionit publik z Mehaj jeton në Irlandë ndërsa z. Beqiri në këta muajt e fundit jeton në Ulqin të Malit të Zi. Për z. Mehaj dhe Beqiri djegja e shtëpisë së familjes Kabashi do të ishte aq e mundur sa do të ishte e mundur edhe ardhja e Dytë e Jezu Krishtit apo e Shën Palit në Zallkuq të Klinës për të pagëzuar familjen Kabashi në Krishtërimin Romano Katolik.
Për sa më lartë FRM i bën thirrje ministrisë së shëndetësisë dhe organeve policore të Kosovës që të gjejne se kush është shkruesi anonim i traktit anti-kosovar dhe anti-musliman që është hedhur në internet dhe pasi ta gjejnë, ti ofrojnë trajtim psikologjik dhe klinik të konvertuarit në fenë katolike të Romës.
Me keqardhje dhe shqetësim qytetar
Forumi i të Rinjve Muslimanë - Kosovë
Kryesia e FRM-së
Prishtinë
23.08.2009

Komentoni
Artikuj te tjere
Kallet shtëpia e familjes Mehaj dhe tentohet të kallet edhe shtëpia e vëllait të Gjergj-Bajram Kabashit
Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare
Ndue Ukaj: Froni i së djathtës
Albert Voka: Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore
Ndue Ukaj: Historia dhe shqiptarët
Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit
Skender Korça: OSBE-ja e 15 Nëntorit në Kosovë
Refik Hasani: Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!?
Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë
Arif Molliqi: Pushimet e kurbetçinjëve dhe plaçkitja e tyre
Alfred Papuçiu: Requiem për Shqipërinë dhe Europën
Mërgim Korça: Engjëlli ''Kristo Frashëri'' dhe Satanai i vonuar
Alfred Papuçiu: Mjaft më me padrejtësitë e historisë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës
Ndue Ukaj: Europa si shpirt dhe rragatjet tona
Skender Korça: Dallimet për zgjedhjet në Kosovë
Mërgim Korça: Rreth akuzave që më drejton z. Kristo Frashëri...
Shaban Peraj: Bashkimi që solli qeverinë
Hysen Ibrahimi: 19 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Kosovës?
Shaban Peraj: Përplasjet që nuk na duhen
Sokol Demaku: Një e keqe ogurzezë që po godet pa mëshirë