Editorial
Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit
E merkure, 05.08.2009, 10:00 PM

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
De facto, Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve ekspansioniste të udbashëve të Rusisë komuniste. Titulli mund të modifikohet apo interpretohet sipas interesave nacionale të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngase jo Rusia i ka fajet, por udbashët e Beogradit dhe ultranacionalizmi serb që e ka përgjakur Kosovën shqiptare shekuj me rradhë. Kosova është për shqiptarët porsi Republika e Moldovës për rumunët. Këtë e ka thënë një analist rumun Tiberius Puiu, duke shtuar se publiku rumun lidhur me çështjen e Kosovës gjatë kohë ka qenë i mashtruar. Idetë e gabuara, jorealiste, të bazuara në gënjeshtra dhe krahasime të papërshtatshme, kanë (patur) një përhapje tejet të madhe në Rumani, duke arritur të ndikojnë madje dhe pozitat e organeve zyrtare, për shembull ato të presidentit dhe parlamentit të vendit. Kosova është për shqiptarët porsi Basarabia për rumunët, me dallim në faktin se shkalla e shkombëtarizimit, e desolidarizimit me atdheun mëmë nuk i ka as për së afërmi proporcionet e Republikës së Moldovës.
![]() |
Shqiptarë, rumunë dhe arumunë duke defiluar rrugëve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me NATON-n dhe Kosovën (31 mars 1999 |
Administrata internacionale e Kosovës, si dhe autoritetet shqiptare të zgjedhur përmes rrugës demokratike, kanë bërë përpjekjë për të arritur një pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Shqiptarët e Kosovës dhe rumunëe e Moldovës
Fatmir Sejdiu ne gazeten Evenimentul Zilei |
Në emër të shoqërisë civile, Nikolla Dabizha është autor i Kërkesës për Aderimin e Moldovës në BE, kërkesë të cilën e ka cenzuruar qeveria komuniste e Kishinjëut. Është veprimtar i zellshëm aksionesh të shumta për afrimin e rumunëve të gjitha vendeve, ish/deputet në Sovjetin Suprem të BRSS (1989/1991), inisiator për ndëshkimin e pasojave të Paktit Ribbentrop-Stalin-Molotov, përmes të cilit Basarabia rumune ra në kthetrat e Bashkimit Sovjetik, siç ra Kosova në ktjetrat e kolonializmit serb, që nga Koha e Dushanit, e deri te ajo e Sllobodanit. Dabizha ka qenë deputet në Parlamentin e Moldovës (1990-1994, 1998-2001) dhe është autor librash si E drejta për të gabuar, Heshtje shurdhuese, Përmallime të ndaluara, Maraton mes plumbash, Edhe në Moldovë lindin njerëz, Në kërkim të identitetit (Historia e Kombit Rumun në Basarabi), Moldova tejmatanë Nistrit – tokë e lashtë stërgjyshore, Liria ka fytyrën e Zotit, Basarabia, ikonë e thyer, Harta jonë që kullon gjak, etj., duke qenë i përkthyer në gjuhët më prestigjioze në botë.
Gazeta Adevarul (E verteta) me Hashim Thacin |
Gjenocidi serb kundër kombit shqiptar
![]() |
Dita e Pavaresise se Kosoves (Evenimentul, 17.12.2009) |
Intoleranca serbe dhe zemërgjerësia shqiptare
Tiberius Puiu |
Po qe se asokohe forcat ushtarake ruse do të vendoseshin në Shqipëri, nuk dihet në do të bëhej fjalë për pavarësinë e Jugosllavisë apo për ndonjë politikë properëndimore në Itali.
Mënjanë, Rusia është kundër pavarësisë së rajonit të Kosovës, ndërsa në anën tjetër e përkrah aktivisht separatizmin në Transnistri, Abhazi dhe Osetinë e Veriut. Nga kjo shihet se pozita e Rusisë është më shumë spekulative se sa realiste, ndaj shumë lehtë mund të përmbyset në kokë të shpinës. Një krahasim tjetër të cilit i mungon themeli, bëhet ndërmjet Kosovës dhe Transnistrisë. Por në Transnistri pjesën dërmuese të banorëve e përbëjnë rumunët, njësoj si në Kosovë e përbën mazhoranca shqiptare.
Kosova, zonë kontakti ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve
Për të shkuarën e Kosovës mund të bëhen konsiderata të shumta. Ndoshta do të ishte mirë të dihet se ky rajon, para ardhjes së sllavëve ishtë një zonë kontakti ndërmjet rumunëve (vllehë) dhe shqiptarëve. Është sinjifikativ fakti se serbët që e kanë zotëruar për pak kohë këtë territor para ardhjes së turqve, kanë ngritur këtu disa manastire të reja, pranë atyre që i patën gjetur në Kosovë, e të cilat u përkisnin shqiptarëve. Kosova në Mesjetë kishte katunde me vllehë dhe shqiptarë të krishterë, të cilët i mbanin gjallë këta manastire. Fshatrat serbe nuk u jepnin gjë, me një fjalë nuk e kishin zemërgjerësinë e të parëve. Fakti se shqiptarët dhe disa nga vllehët e përqafuan islamin kishte të bëjë me qëndresën për t’i bërë ballë presionit sllav dhe për ta ruajtur identitetin. Turqit nuk ua impononin gjuhën turke, por vetëm fenë. Për atë kemi në Gadishullin ballkanik muslimanë që flasin bullgarisht, apo serbokroatisht.. Përndryshe burimet lidhur me popullatën janë të interpretuara gabimisht, ngase në Mesjetë shqiptarët paraqiten në regjistrim shpeshherë si turq (të fesë islame), si serbë apo grekë (të fesë ortodokse), apo si italianë (të fesë katolike).
Mendimet e filoshqiptarëve rumunë si Tiberius Puiu, Florian Bichir, Corneliu Zeana etj. Janë të mirëseardhura për komunitetin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, ngase sipas tyre, Rumania duhet të ketë relacione të mira me Serbinë, me popullin serb, njësoj si me Shqipërinë dhe me shqiptarët, sidomos me ata të Kosovës. Për fat të keq, sipas shtypit bukureshtar, përpjekjet e autoriteteve rumune për ta përkrahur kauzën serbe nuk e ka përmirësuar në asnjë mënyrë situatën e rumunëvë të Luginës së Timokut. Fëmijët shkonin para do kohësh në shkollë për të mësuar sëerbisht. Në shkollë u ndalohej reptësisht të flasin mes vedi rumanisht. Krejt emrat u janë serbizuar. Takon emra familjesh si Iepureviç, Lapadatoviç, Caranoviç, dhe sa e sa shembuj të shumtë, të dhembshëm e tragjikë mund të jepen në këtë kontekst. Ndërsa instrumenti kryesor në këtë politikë të shkombëtarizimit, ka qenë kleri ortodoks i Serbisë, po ai i cili ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës në emër të ortodoksisë serbe.
Komentoni
Artikuj te tjere
Skender Korça: OSBE-ja e 15 Nëntorit në Kosovë
Refik Hasani: Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!?
Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë
Arif Molliqi: Pushimet e kurbetçinjëve dhe plaçkitja e tyre
Alfred Papuçiu: Requiem për Shqipërinë dhe Europën
Mërgim Korça: Engjëlli ''Kristo Frashëri'' dhe Satanai i vonuar
Alfred Papuçiu: Mjaft më me padrejtësitë e historisë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës
Ndue Ukaj: Europa si shpirt dhe rragatjet tona
Skender Korça: Dallimet për zgjedhjet në Kosovë
Mërgim Korça: Rreth akuzave që më drejton z. Kristo Frashëri...
Shaban Peraj: Bashkimi që solli qeverinë
Hysen Ibrahimi: 19 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Kosovës?
Shaban Peraj: Përplasjet që nuk na duhen
Sokol Demaku: Një e keqe ogurzezë që po godet pa mëshirë
Bardhyl Mahmuti: Letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara Amerikane, z. Barack Obama
Engjëll Koliqi: Demokracia do fushatë pa plumba
Lebit Murtishi: Kush e “ projektoi“ kosovarizmin!?!
Skender Korça: Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri
Hysen Ibrahimi: 10 vjetori i Çlirimit të Kosovës nga NATO
Engjëll Koliqi: Origjinaliteti dhe diplomacia e kombit iliro-shqiptar