Editorial
Lebit Murtishi: Kush e “ projektoi“ kosovarizmin!?!
E diele, 21.06.2009, 10:00 PM
Kush e “ projektoi“ kosovarizmin!?!
Nga Lebit Murtishi, krijues
Për të mos hyrë thellë në errësitë e historisë mesjetare, dua të rikujtoj lexuesin e nderuar se, emërtimi (toponimi) Kosovë, paraqitet shumë vonë në faqet e historiografisë shqiptare. Madje-madje, nuk janë dhënë nga askush argumente bindëse për origjinën apo domethënien shqiptare të këtij emërtimi…
Megjithatë, është një varg brezash që u lindën e u rritën me këtë emër, dhe do ta mbajnë me krenari dhe brezat që vijnë këtë emër, siç mbajmë Drenicën, Çamërinë, Labërinë…
Por kjo, nuk i jep askujt të drejtë të „shpikë“ „komb të ri“ brënda kombit shqiptar, „Reçetat“ e tilla serbe nuk i shkojnë më për shtati kombit shqiptar. Ai doli nga lufta shekullore fitues, dhe fitues do të mbetet për jetë të jetëve, dhe mbi djallëzitë e serbisë, dhe mbi sejdo bajramoviqët!...
Sërish për të rikujtuar lexuesin, se në të gjitha hartat e vjetra, teritori i sotëm i Kosovës quhet Dardani. Pra, sipas dokumenteve të vjetra, Kosova ka „zëvëndësuar“ Dardaninë ilire. Dhe dihet gjithashtu se në mesjetën e hershme, me vërshimin e fiseve barbare sllave, shumë vëndbanime ilire, dhunshëm, morën emra të rinjë me domethënie sllave… Për këtë barbarizëm kulturor, ekzistojnë dëshmi të panumërta.
Për fat të keq, dhe brezi ynë përjetoi të njëjtin fat që përjetuan shumë breza përpara nesh. Për t`u kthyer tek lajtmotivi i këtij shkrimi, duhet të përmend faktin që, Serbia, saherë është bindur që nuk mund ta shpopullojë Kosovën përmes vrasjeve, shpronësimeve, dëbimeve masive, kolonizimeve e të tjera masa makabre, në shërbim të të njëjtave djallëzi, ka vënë idenë e tjetërsimit të vetëdijës kombëtare për shqiptarët që mbetën padrejtësisht nën sundimin serbo-sllavë…
Sa e sa herë është përëritur nga ultranacionalistët e Beogradit, se në Kosovë ka vetëm treqindmijë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria, ndërsa pjesa dërrmuese e popullatës janë serbë të „ shiftarizuar“…
Prandaj, sipas tyre “allbancat“ dhe „shiftarët“ nuk i përkasin të njëjtës etni. Është për t`u çuditur (mabase dhe jo aq shumë), që pas dëbimit të Makinerisë vrastare serbe nga Kosova, të ngrihen njerëz (njerëz u thënçin) dhe të kërkojnë formimin e „kombit kosovar“, ide që përputhet katërcipërisht me ide të akademisë famkeqe serbe…
Më shumë më çuditin mediat shqiptare, posaçërisht televizionet, që shkelin pa fije përgjegjësie normat etike të informimit, duke u servuar shikuesve të etur pa informim, surrate të mjerësh, të cilët dalngadale, po „formësohen“ në mbetje të kohëve të errëta të sejdo bajramoviqëve…
Kombi shqiptar nuk është ndarë me dëshirën e vet në disa shtete ballkanike, dhe kurrë nuk do të lejojë që ta „ripagëzojnë“ sipas krahinave apo lagjeve ku ai banon. Kujt i rëndon emri i shenjtë Shqiptar, mund ta ndërrojë identitetin personal (këtë ia garanton edhe Pakoja e Ahtisarit), ndërsa populit të Kosovës, që historisë i pagoi çdo çmim për të mbetur Shqiptar, është në të mirën tuaj zotrinj „reformatorë“ të mos ia zini udhët…

Komentoni
Artikuj te tjere
Skender Korça: Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri
Hysen Ibrahimi: 10 vjetori i Çlirimit të Kosovës nga NATO
Engjëll Koliqi: Origjinaliteti dhe diplomacia e kombit iliro-shqiptar
Hajdin Islami: Skënderaj - qyteti i rezistencës shqiptare
Engjëll Koliqi: Presidenti i Republikës së Kosovës i hapi udhë një politike të mirë të shqiptarëve në Maqedoni
Ndue Ukaj: Rindërtimi shpirtëror i shqiptarëve
Engjëll Koliqi: E kemi një aleancë të fortë përtej oqeanit
Isuf B. Bajrami: Greqia te çështja çame, shkel Konventat
Engjëll Koliqi: Me mirëbesim e me mirëkuptim bëhen mirë të gjitha punët
Engjëll Koliqi: Politika e shqiptarëve në Maqedoninë antishqiptare
Albert Vataj: Vrasja, si test politik
Alfred Papuçiu: Shqiptarët dhe dyshtetësia
Alfred Papuçiu: Letër drejtuar kryeministrit Sali Berisha?
Dorian Koçi: 70 Vjet (Pa)Siguri Kombëtare
Frank Shkreli: Zonja e Zeze, Nexhmije Hoxha
Hysen Ibrahimi: Apel për të ndihmuar themelimin e Universitetit Publik Shqiptar...
Ndue Ukaj: Libri është i shenjtë
PDK: JO centralit bërthamor në Shkodër
Enver Bytyçi: Karla del Ponte ringjall fantazitë serbe
Skender Korça: Kufiri Kosovë - Serbi