E shtune, 27.07.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Origjinaliteti dhe diplomacia e kombit iliro-shqiptar

E merkure, 10.06.2009, 09:00 PM


ORIGJINALITETI DHE DIPLOMACIA E KOMBIT ILIRO-SHQIPTAR

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Rrënjët e kombit tonë janë shumë të vjetra dhe të fuqishme, sa edhe personalitetet e mëdha, me të cilat kemi nderuar botën nëpër shekuj. Personalitetet me origjinë nga kombi ynë antik – Shën Konstantini i Madh, Shën Niketë Dardani, shtatë papët iliro-shqiptarë, perandorët ilirë të Perandorisë Romake, pashallarët shqiptarë në Perandorinë Otomane, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Nëna Tereze e të tjerë, i kanë dhënë shpresa dhe vlera civilizuese kësaj bote të fëlliqur të intereseve, nëpër shekuj. Mirësia dhe pastërtia shpirtërore iliriko-shqiptare është përcjellur shekull mbas shekulli dhe vazhdon edhe sot.

Pra, është pikërisht origjinaliteti i kësaj mirësie dhe pastërtie shpirtërore të kombit tonë, i mbajtur dhe i përcjellur me shekuj (gjeneratë mbas gjenerate), në këtë botë të intereseve që i ka shkuar ndesh diplomacisë dhe natyrisht e ka dëmtuar kombin shqiptar në shumë pikëpamje dhe sfera të jetës, përfshirë edhe territoret tona. Disa herë në histori – shekull mbas shekulli, trojet tona janë tkurrur dhe kombi ynë është dëmtuar mu për shkak se liderët tanë nuk kanë bërë diplomacinë e duhur dhe taktike me qendrat mdërkombëtare të vendosjes. Dhe, këtë diplomaci nuk kemi ditur ta bëjmë mirë, sepse origjinaliteti i shpirtit tonë si karakteristika specifike i ka dashurinë, mirësinë dhe barazinë për të gjithë. Ndërkaq diplomacia ngërthen pamjen e jashtme dhe joshëse për palën tjetër. Pra, nga mirësia jonë dhe nga pastërtia e shpirtit iliriko-shqiptar, ne nuk kemi mundur ta bëjmë mirë diplomacinë, sepse në doplomaci ka vend edhe për mashtrime.

Falë origjinalitetit të pastërtisë shpirtërore iliriko-shqiptare, ne çdoherë që jemi ulur me palët tjera dhe me qendrat e vendosjes ndërkombëtare, bukur shpesh e kemi dënuar vetëveten, respektivisht kombin tonë, duke mos ditur e mundur të luajmë mirë në valle te intereseve dhe të diplomacive, që asnjëherë nuk kanë pasur dhe nuk kanë ritme konform intereseve tona kombëtare. Kështu ka ndodhur në shekuj, duke qenë të sunduar dhe të shtypur nga perandoritë me renome botërore – Perandoria Romake dhe Perandoria Otomane – e para për shtatë shekuj dhe e dyta për më shumë se pesë shekuj. Në të gjithë potezat e diplomacisë ndërkombëtare të atyre shekujve, trojet tona janë tkurrur dhe janë marrë nga pushtuesit. E njëjta gjë mbi trojet tona është përsëritur edhe në shekullin njëzet – me rastin e të dy luftërave botërore. Falë këtij origjinilatiteti të pastërtisë së shpirtit tonë kombëtar, trojet shqiptare kanë mbetur nën administrimin e shumë shteteve (pos dy shteteve tona - Shqipërisë e Kosovës, ato kanë mbetur edhe nën sovranitetin e Serbisë, të Greqisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi). Bile edhe shteti ynë i Kosovës, edhe me kushtetutë, është përcaktuar si shtet multietnik, edhepse të gjitha minoritetet në Kosovë nuk përbëjnë as 8% të popullsisë së vendit. Mbase përfundimisht duhet tërhequr një vijë vendimtare ndërmjet diplomacisë ndërkombëtare dhe intereseve tona kombëtare.

Është shumë më mirë që jemi të tillë dhe që mbajmë origjinalitetin tonë të pastërtisë shpirtërore, edhepse kjo veti shpesh po na hakmerret. Le ta mbajmë pastërtinë tonë shpirtërore, derisa mundemi e në masën më të madhe që mundemi. Le ta mbajmë origjinalitetin tonë të pastërtisë shpirtërore, sepse është i shenjtë dhe me këtë shenjtëri të origjinalitetit tonë kombëtar, mund të llogarisim në shekuj të mirë – në një ardhmëri shumë fisnike dhe përspektive të kombit tonë. Kështu siç jemi – me këtë origjinalitet të pastërtisë sonë shpirtërore do të ecim gjithmonë dhe do të mbërrijmë shumë larg me suksese dhe gjithëherë në kohë. Është më se e vërtetë se me këtë origjinalitet do të mbërrijmë deri në amshim dhe do të gëzojmë gjithmonë – për jetë të jetëve. Gëzuar! Ashtu qoftë!



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora