E shtune, 27.04.2024, 01:34 PM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Me mirëbesim e me mirëkuptim bëhen mirë të gjitha punët

E enjte, 28.05.2009, 07:49 PM


ME MIRËBESIM E ME MIRËKUPTIM BËHEN MIRË TË GJITHA PUNËT

Shkruan Engjëll KOLIQI

Qoftë nëpër venbanime anekënd Kosovës, qoftë edhe në diasporë, shumë qytetarë të Republikës së Kosovës janë organizuar nëpër shoqata të ndryshme, siç shihet e siç thuhet – për të ndihmuar vendlindjen e tyre me akcione punuese që përmirësojnë kushtet e përgjithshme të jetës.

Shumë shoqata të qytetarëve tanë, sidomos në diasporë – nëpër shumë vende të botës, i kam parë dhe i kam njohur. Por, mjerisht, në të shumtën e rasteve është vërejtur se ato shoqata disa njerëz i kanë themeluar, që të mund të ekspozohen publikisht, të bëjnë emër dhe njerëzia të thonë se filani ose filan fisteku bëri këtë ose atë mrekulli në këtë ose atë vend. Madje, ç’është edhe e çuditshme shpesh tentohet që të fshihen apo të mbesin nën hije të gjitha ato që janë bërë deri atëherë, nga njerëz të tjerë. Tradita jonë e lavdishme kombëtare na mëson që përmes këtyre shoqatave t’i mbajmë e t’i ruajmë disa dukuri kombëtare, përmes vlerave tona origjinale. Mirëpo, ata që luftojnë vetëm për një karrierë personale dhe për interese individuale, po i degjenerojnë këto shoqata dhe me “mjeshtritë” e tyre po na imponojnë të gjithëve që të punojmë vetëm pët karrierën e tyre dhe për intereset e tyre. Bile shkojnë aq larg, saqë se çfarë duhet të bëhet në vendbanimet e Kosovës, ata duhet të vendosin nëpër mbledhje të përbashkëta nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, apo të ndoj vendi tjetër. Bile edhe delegacione nga vendbanime të ndryshme të Kosovës, si të nënshtruar të këtyre shoqatave, duhet t’i hypin aeroplanit dhe – duke harxhuar shumë pare, të marrin pjesë në ato mbledhje “vendimtare” të shoqatave nëpër Europë. Pra, ata nga Kosova duhe t’i harxhojnë paret që këta nëpër Europë t’i marrin të gjitha meritat për gjithçka që bëhet në zhvillimin e Kosovës. E këta si “patriotë të mëdhenj” të gjitha paret që i investojnë në Kosovë, i mbledhin nga biletat hyrëse për festa të ndryshme kombëtare, sepse anëtarë i kanë vetëm ata që janë vetëzgjedhur në kryesi. E anëtarësinë nuk e paguajnë as ata që janë vetëzgjedhur në kryesi.

Mirë që janë këto shoqata. Edhe duhet të funksionojnë, por me mirëbesim dhe me mirëkuptim duhet t’ anëtarësojnë të gjithë bashkatdhetarët tanë në rrethinë dhe denjësisht t’i kultivojnë vlerat tona kombëtare e të solidaritetit, që dalin nga  të shenjtat dhe të bekuarat tradita tonat kombëtare. Ato duhet të organizojnë mësim plotësues në gjuhën shqipe, në të gjitha vendet ku janë shpërndarë qindëra mijëra, për të mos thënë miliona bashkëkombas tanë. Pastaj, të organizohen edhe në ruajtjen e vlerave tona të mëdha e të shumta kulturore, duke organizuar shfaqje të shumta. Sidomos, me rastin e festave kombëtare, shumë më mirë do të ishte që shoqatat ta përgatisin programe festive me bashkëkombasit, se sa t’u paguajnë shuma të mëdha parash t’ashtuquajturve këngëtarë, për të ardhur nga Kosova, nga Shqipëria apo nga Maqedonia, për të futur një CD me muzikë tallava – pa kurrfarë kuptimi dhe për të “emituar” me lëvizje të buzëve, para publikut të madh, konse po këndojnë...  Apo, thënë shkurt: ata vijë vetëm për të marrë para, pa dhënë kurrfarë vlerash artistike, kurse këta të shoqatave i ftojnë dhe i sjellin këndej, vetëm për t’u folur se ata e kanë prurë këtë ose atë “këngëtar”.

Do të ishte e këshillueshme krijimi i një mirëbesimi dhe i një mirëkuptimi me të gjithë njerëzit tanë këndej, dhe kjo mbërrihet vetëm duke i kultivuar denjësisht vlerat tona kulturore nga të shenjtat dhe të bekuarat tradita kombëtare. Nëse me mirëbesim dhe me mirëkuptim të plotë, mund të korren suksese të mëdha. Atëherë, nuk ka nevojë të bëhen lloj-lloj akrobacishë të çuditshme, por lavdatat vijnë vetë – nga anëtarësia e gjërë dhe nga mbarë populli.

Pra, të gjitha shoqatave ji mbetet të punojnë maksimalisht në kultivimin e mirëfilltë të vlerave tona kombëtare, në mënyrë që të kenë sa më shumë lavdata, të mirëfillta dhe të merituara, për të gjithë drejtuesit e tyre. Kështu pra, me realizimin e këtij interesi të madh të përgjithshëm kombëtar, do të realiziheshin lehtë edhe intereset personale dhe karrieriste të njerëzve të caktuar. Të shkojmë përpara me mikrëbesim dhe me mirëkuptim të plotë me të gjithë bashkatdhetarët tanë! Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora