E shtune, 05.10.2024, 01:15 PM (GMT+1)

Editorial

Ramadan Asllani: Bashkimi gjeografik (territorial - shtetëror) e jo bashkim kombëtar

E merkure, 25.03.2009, 09:44 PM


GJEOPOLITIKË

BASHKIM GJEOGRAFIK  (TERRITORIAL – SHTETËROR) E JO BASHKIM KOMBËTAR

Kemi një gjuhë, një zakon, një popull, por jo një shtet – jo një territor, që është baras me gjeografinë kombëtare të një Shqipërie Etnike. Shumica e këtyre cilësive na bashkon (veç territorit).  Dhe absurdi më i madh është: -fëmijët shqiptarë mësojnë me tri abetare të ndryshme: ndryshe në Shqipëri, ndryshe në Kosovë, ndryshe në Maqedoni...

Nga Ramadan ASLLANI
 
Pikënisje e këtij titulli është viti 1913, kur është copëtuar Shqipëria gjeografike, që në histori dhe në popull njihet Shqipëria Etnike, përkundër armiqve sllavë, grekë etj. që thonë Shqipëria e Madhe” (origj. Veljika Albanija). Bashkimi kombëtar si koncept ka nisur nga kjo kohë, kur jo vetëm që u ndamë territorialisht, por deri më vitet e 90-ta edhe kombëtarisht.
Tani (është viti 2009), nuk jemi të ndarë kombëtarisht, por politikisht. Duke filluar që nga vitet e ‘90-ta, kur ndryshuan sistemet politike në dy pjesët më të mëdha të tërësisë së Shqipërisë gjeografike (territoriale): Shqipërisë dhe të Kosovës, por edhe të pjesëve të tjera. Pse? Po bëhen gati 100 vjet nga copëtimi i Shqipërisë gjeografike – pa u bashkuar dhe do të shkojnë edhe vite. Mirëpo, po ashtu, ka 10 vjet që qyteti i Mitrovicës është ndarë nga viti 1999 dhe nuk po mund ta bashkojmë praktikisht, edhe pse në hartë është gjithçka në rregull.
E mora këtë shembull për të treguar se edhe andej edhe këndej Mitrovicës ka njerëz dhe qarkullojnë, por nuk është një tërësi administrative praktike e zbatimit të Kushtetutës së Kosovës dhe e udhëheqjes së saj. Po kështu, edhe pjesët e tjera të Shqipërisë gjeografike, pas viteve të 90-ta kufijtë administrativë janë të qarkullueshëm, bile nga nostalgjia për njëri-tjetrin njerëzit - jo vetëm që janë bashkuar kombëtarisht, por edhe kanë krijuar bashkëshortësi (martesa) dhe askush nuk i ka penguar dhe as që është duke i penguar, por ku është territori, gjeografia për të cilën po shkruaj.
Kemi një gjuhë, një zakon, një popull, por jo një shtet – jo një territor, që është baras me gjeografinë kombëtare të një Shqipërie Etnike. Shumica e këtyre cilësive na bashkon (veç territorit).  Dhe absurdi më i madh është: -fëmijët shqiptarë mësojnë me tri abetare të ndryshme: ndryshe në Shqipëri, ndryshe në Kosovë, ndryshe në Maqedoni...
Kush na ka penguar që, së paku në Shqipëri dhe Kosovë të kemi një abetare të njëjtë apo të përbashkët si të doni i themi, duke përjashtuar Maqedoninë (për shkak të një komuniteti tjetër me shumicë) edhe pse nuk ka arsye.
Si student mbaj në mend, kur në kohën e social-komunizmit ka pasur bashkëpunim kulturor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në fakultete të ndryshme, bile edhe në atë të albanistikës, e sot nuk bëhemi bashkë për ta bërë një abetare të njëjtë kombëtare për të qenë shembull dhe për të vërtetuar cilësitë e përbashkëta të një etnie, se jemi një popull, kemi një gjuhë, një traditë, por, jo – një shtet, një territor, nje gjeografi dhe më keq – NJË ABETARE!
Një mik më pat pyetur njëherë për shqiptarët: -sa bën një shqiptar? –një, i thashë. Po dy? –Dy, bëjnë dy bre?!.. Jo, mik, ti nuk po e ditke matematikën elementare për shqiptarët! – u përgjigj miku. -Është e vërtetë se një shqiptar bën një shqiptar, por dy shqiptarë nuk bëjnë dy shqiptarë, por  -  asnjë shqiptar?!...
Dhe, si duket, mirë e ditke mbledhjen aritmetikore?!...                           



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora