E hene, 09.12.2024, 01:01 PM (GMT)

Editorial

Jahë Sadrija: Lavdi e përjetshme atyre që ranë për Atdhe

E merkure, 04.03.2009, 10:25 PM


Jahë Sadrija
Jahë Sadrija
Reka e keqe në dhjetë vjetorin e lirisë dhe në nje vjetorin e pavarsisë
 
LAVDI Ë PËRJETSHME ATYRE QË RANË PËR ATDHE

Më shumë se 150 deshmorë e martirë të këtij regjioni, rreth 500 të zhdukur e të pushkatuar në masakrën e Mejesë, 400 fëmijë  jetimë edhe sot janë një barrë e dhimbjeve e përditshme për njerëzit e gjallë të këtyre fshatrave

Nga Jahë Sadrija

Çdoherë njeriun e tërheq e kaluara, pavvarsisht se çfarëdo të ketë qenë ajo. E kaluara mbetet e kaluar, ndersa të punojmë dhe të jetojmë me dashurinë e së ardhmes, me dashurinë e Kosovës së pavarur, por të mos harrojmë se duke kujtuar të kaluarën dhe luftën e UÇK-së dhe intervenimin shpëtimtar të NATO-s, mund të ndërtojmë më lehtë të ardhmen.
Pozita gjeografike e Rekës së Keqe, me rreth 30 fshatra shtrihet sa gjerë e gjatë kufirit shqiptaro-shqiptar.
Çdo fshat i këtij regjioni e ka historikun e vet, sa të dhembshëm aq edhe krenar të luftës dhe pas saj. Pasojat e luftës në këtë regjion ishin të tmerrshme. Kujtimet e luftës rrjedhin  me vrull e po na përplasin në gjirin e vuajtjeve të përditshme, të viteve të shkuara. Breshëritë e plumbave të serbit,  kryqëzoheshin mbi kokat e banorëve të të gjith fshatrave të Rekës së Keqe. Ata plumba të mallkuar morën shumë jetëra fshatarësh e trimash të luftës për liri. Më shumë se 150 dëshmorë e martirë të ketij regjioni, rreth 500 të zhdukur e të pushkatuar në masakrën e mejës, 400 fëmijë jetima edhe sot janë një barrë e dhembjeve të perditshme për njerëzit e gjallë të ketyre fshatrave.
Okupatori serb na kishte sjellë diellin një pëllëmbë mbi kokë e jetën e kaluam në një heshtje përvëluese. Por aq sa mund të shkulen Alpet Shqiptare e të behen fusha, aq mund të shkulte makineria serbe luftëtarët e lirisë për t’u bërë të huaj në shtepitë e veta. E deshën tokën e Kosovës më shumë se vetë jetën. Te gjitha zemrat tona e deshën lirinë, e liria e deshti  gjakun e djemve tanë; ajo na ishte bërë nevojë, dëshirë, ujë, bukë, ajr, gjak e çdo gjë tjetër. Liria dhe pavarësia e fituar na i lehetsojnë vuajtjet e dhembjes së ditëve të luftës.
Flakë u dogj ato ditë pjesa dërrmuse e shtëpive në regjionin e Rekës se Keqe, u dogj çdo fije bari, çdo pikë ujë u ngjyros me gjakun e atyre që ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë.
Lavdi e përjetshme të gjithëve që ranë në altarin e Atdheut! 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora