E hene, 29.04.2024, 09:55 AM (GMT+1)

Editorial

Kolec Traboini: Gjuha e zemrës - Nënë Tereza shqiptare

E shtune, 14.03.2009, 12:44 AM


GJUHA E ZEMRËS

Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit virtutin që i kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi.

Nga Kolec TRABOINI

Mjerisht ka ende në botë njerëz që kërkojnë të prishin atë çfarë një tjetri i është dashur një jetë ta krijojë. Ka ende në botë që mirësinë e përballojnë me mllef e urrejtje. Ka njerëz që nuk njohin kufi në dëshirën e shkatrrimit, madje edhe duke bërë përpjekje donkishoteske për të njollosur figura që mbarë bota i ka si simbol mirësie, urtësie, devocioni e përkushtimin për njerëzimin. Një ndër këta plangprishës të shqiptarizmës është edhe zotëriu pseudofetar musliman në Kosovë, që e shkruan dhe e flet mirë shqipen( idhnake) por nuk ka të bëjë me asgjë kombëtare shqiptare. Ai fetar që i tregoi ferrin Nënë Terezës mund të jetë shumëçka por as shqiptar e as krasniqas nuk mund të jetë, tek e fundit mund të jetë ndonje farë jeniçeri mbjellë tinëzisht në tokën shqiptare në Kosovë. Ky pseudofetar që mbjell urrejtje e që për nga emertimi të kujton famëziun Shefqet Turgut Pasha, mund të jetë nga Kurdistani, Afganistani, Pakistani, Iraku apo Irani por kurrë pjellë shqiptare nuk mund të jetë. Ai ka gene nga fiset e egra të Anadollit apo beduineve të shkretirës arabe. Nder është të jesh bir i çdo populli, sepse të gjithë popujt i ka krijuar Zoti, por ama, nuk ka pse na e bën lëmsh këtë popullin tonë shqiptar që ka lindur Nënë Terezën, duke i mohuar asaj në të gjallë e në të vdekur dashurinë për atdheun dhe neve dashurinë për këtë hyjneshe që e lartëson kudo në botë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Aq më tepër që tani ajo është kthyer në një simbol, në një virtut që shpreh tiparet më të larta të popullit që e ka lindur. Të gjithë udhetarët e botës që kanë kaluar nëpër Iliri-Arbëri-Shqipëri( ku hyn Shqipëria, Kosova, gjysma e Maqedonisë, Çamëria, trojet shqiptare në Mal të Zi, ( kujtoni Bajronin, Pukevilin, Edith Durhamin e plot të tjerë), kanë vënë re pikërisht këtë tipar,bujarinë shqiptare, tipar që tek Nënë Tereza jonë u trashëgua e mori permasat universale të gjenialitetit. Tanimë ky virtut, si dinjitet e simbol, i përket gjithë njërëzimit por kurrë pa ju mohuar origjinës, Shqipërisë e shqiptarëve.

Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit, në mënyrën më të devotëshme se kurrkush tjetër, virtutin që e kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi. Ajo me vepren e saj humane si asnjë tjetër, i lartësoi dinjitetin dhe bëri të njohur e të respektuar popullin shqiptar kudo në botë, pikërisht atëherë kur ky popull ishte poshtruar e rronte si skllav nën zgjedhen e djajve të kuq të ferrit komunist. Edhe ky moment duhet vlerësuar sepse shumë kush aso kohe mendonte se Shqipëria kish njollën e zezë të diktaturës mizore, ndaj dhe ish lënë në harresë e përbuzje prej qarqeve që vendosnin ekuilibrin e kësaj bote.

Është në dinjitetin tonë kombëtar, historik, që ajo kur po merrte çmimin Nobel për Paqe, tha tekstualisht "nga gjaku jam shqiptare". A ka dëshmi më të madhërishme dashurie se sa kur e shpall faqe botës me krenari të qenit me gjak shqiptar, e pikërisht atëhere kur Shqipëria ishte e deklaruar si sinonimi i dhunës e diktatures me të tmerrshme në Europë.

Në momentin solemn e kujtoi popullin e Atdheun e vet faqe gjithe njerezimit. E kjo nuk është pak. Për një popull të vogël e të nëpëkëmbur në histori si i yni, është shumë, është më se e mjaftueshme për t'a ngritur Nënë Terezen në peidestalin e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar.

Kapur pas rrfanës se ajo nuk e dinte aq mirë gjuhën shqipe, disa pasionantë interneti, përpiqen t'a mohojnë tërësisht, mirëpo harrojne këta zotërinjë se më se shumti nuk ka rëndësi çfarë gjuhe flet, por e verteta që thua, nuk kanë fort rëndësi fjalët që thotë goja para dashurisë që mban zemra...

Ka shumë shqiptarë në botë që e kanë harruar gjuhën shqipe, por në zemër kanë Shqiperinë. Ne nuk mund t'ua shkoqim nga zemra e tyre dashurinë vetëm me shkakun se nuk dinë të flasin shqip sepse ata flasin me gjuhën e zemrës.

Dhe një gjë mos e harrojnë ata që duan t'a shohin historinë ndryshe nga se ka qenë në të vertetë, apo duan t'a modifikojnë atë për hir të interesave të kohës, se turqit e historisë ( e jo të sotmit) dihet mirëfilli se i digjnin shqiptarët të gjallë po t'i zinin tek shkruanin gjuhën shqipe, madje nuk kanë qënë aspak më të mirë se grekët, që vranë shejtorin e shqiptarizmës Papa Kristo Negovanin, të cilin edhe sot e kësaj dite greku i zi Janullatos dhe puthadoret e tij antishqiptarë e mohojnë. Po të përmendje Gjergj Kastriotin, në kohen e sundimit të sulltanëve të egër të Stambollit, jeniçerët të fshinin nga faqja e dheut, por populli Skenderbeun e mbajti në zemër nëpër shekuj robërie, dhune, gjaku e tmerresh...paçka se me gjuhë të ndaluar. Ja pra çfarë force madhështore ka gjuha e zemrës.

Gjuhën mund t'a ndalosh të flasë por zemrën nuk mund t'a ndalosh të rrahë për mëmedheun sa kohë që njeriu është gjallë dhe ka dashuri për atdheun e vet. Atëherë pra, si mund t'i mohohej Nënë Terezës dashuria për Atdheun e vet, si mund t'i mohohej asaj dashuria për nënën që e kishte lindur, për babain Kol Bojaxhiun që ja kishin helmuar pushtuesit serbë, për motrën që i vdiq në rrugën "Hajdar Hidi" në Tiranë (diku pranë Pazarit të Çamëve) e që të gjithë flisnin vetëm shqip, gjuhën e Shqipërisë e të shqiptareve. A thua për këtë e ndaloi Enver Hoxha që të takonte nënën e motren e vet në Tiranë, se e hante meraku diktatorin se nuk do të mund të merreshin vesh në gjuhën shqipe? Jo për atë zot, nuk ish ky shkaku i mohimit të diktaturës, nuk është ky shkak i vertetë as dhe sot, prej disa që vazhdojnë ta mohojnë me të njejtin pasion të eger, sepse: Dashuria para së gjithash është në zemër e jo në fjalë!
Kurrë mos harrojmë ta lexojmë e ta rilexojmë thirrjen Nënë Terezës, drithërimen nga thellësia e shpirtit drejtuar shqiptarëve në vitin 1997, kur shteti po shkërmoqej si një grusht rërë, populli po vuante e rinia po vritej, varret shumoheshin si brenga në tuallin arbëror. Në atë letër ka dashuri në përmasat e gjenialitetit të saj. Ajo në atë letër është shqiptare në çdo qelizë në çdo frymëmarrje. Ajo në atë letër është më shqiptare se çdokush tjeter ne këtë dhè e, ku e ku në krahasim me ata që, ani pse e flasin gjuhën shqipe, shpesh herë e përdorin atdhetarinë si medalion.

Populli ynë ende ka nevojë për figura të mëdha të ndritura që e lartësojnë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve faqe botës, sepse ata shtojnë admirimin, shtojnë miqtë e përkrahsit e shqiptarëve, çfarë deri në fillim të këtij shekulli më së shumti na kish munguar. Dhe të mos harrojmë se nuk është e lehtë ti lindësh botës të tillë personalitete që nderohen nga mbarë njerëzimi, tej e përtej religjionit, sepse tipari thelmelor i saj ka qënë humanizmi, përkushtimi për mbarë njerëzimin.

Fundja duhet t'a dimë, e në mos e ditshim ta mësojmë ( ani pse tejet të vonuar në këtë mësim), se gjuha shqipe para së gjithash duhet të jetë dashuri...e dashuria është gjuhe e përbotëshme që i tejkalon të gjithe kufijte me të cilët historia deri më tash mjaft keq i ka ndarë e përçarë popujt.Shqiptarët kryekreje. E së fundi, fjala para se të dale nga goja duhet të kalojë nga zemra. Vetëm atëhere ajo është e vertetë si drita e diellit, një e vertetë që gjen strehë ndër zemra të tjera, siç gjenin strehë tek njerëzit, popujt e kombet e tjerë, fjalët e Nënë Terezes, Nënë Terezes sonë me gjak e zemër shqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora