E shtune, 27.07.2024, 02:24 AM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: E kemi qeverinë

E enjte, 19.03.2009, 12:33 AM


Engjëll Koliqi, Garlate (LC), mars 2009
Engjëll Koliqi, Garlate (LC), mars 2009

E KEMI QEVERINË

T’i ndihmojmë në zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Ditëve të fundit, nga një pjesë e opozitës kosovare dëgjohen sllogane për ndërrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht për zgjedhjen e një qreverie teknike, me ministra – ekspertë të fushave të caktuara, pa marrë parasysh partitë as rezultatet në zgjedhje.  

Po të kshte qenë Kosova një shtet i moçëm dhe i fortë dhe anëtar i Bashkimit Europian, edhe do të shkonte ky propozim, por në rrethanat në të cilat ndodhet vendi ynë dhe në të cilat veprojnë ministrat e qeverisë sonë, ky propozim nuk pi ujë, pra as që guxon të lansohet nga ata që thirren në demokraci.

Do të thoja – më mirë do të ishte të këshillohen ministrat se çka duhet të bëjnë e si duhet të veprojnë në çaste të caktuara, se sa të kërkohet ndërrimi i qeverisë. Nuk duhet harruar se qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, për herë të parë në histori, i takon koalicionit të dy partive më të mëdha të Kosovës, të cilat edhe kanë fituar përqindjen më të madhe të votave në zgjedhjet e fundit politike. Më parë ishin aq kundërshtare, sa që gjithëherë njëra ishte në pushtet e tjetra në opozitë, por kësaj radhe u respektua vullneti i popullit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u ftua në koalicion qevritar nga Partia Demokratike e Kosovës – partia që fitoi përqindjen më të lartë në zjedhjet e fundit, prandaj edhe ministrat u takojnë njërës ose tjetrës parti. Dhe, për çudi, propozimi për ndërrimin e Qeverisë vjen nga një parti e vogël opozitare, nga një grup politikanësh të ndarë nga partia më e madhe – Lidhja Demokratike e Kosovës, vetëm për të fituar ndoj vend në pushtet, që njihen me emrin Lidhja Demokratike e Dardanisë. Me këtë rast duhet përshëndetur tjetrën parti opozitare – ORA, që i thotë vërejtjet, por pranon që Qeveria nuk mund të ndërrohet pa vota. Habia është edhe më e madhe kur kemi  parasysh falënderimin dhe thirrjen e popullit për të bashkëpunuar, nga ana e Kryeministtrit..

Le të citojmë, me këtë rast, deklaratën e Kryemimnistrit të Republikës së Kosovës – Hashim Thaçi, dhënë në fundvitin e kaluar në gazetën “Epoka e Re”, të ndërrimit të moteve (30 e 31 dhjetor 2008 dhe 1, 2 e 3 janar 2009), fq.3:

“Bashëqytetarë të nderuar,

Me rastin e fundvitit 2008 dhe fillimit të vitit të ri 2009 në Kosovën shtet krenar, i pavarur, demokratik dhe sovran, si kryeministër i juaj dua t ‘ju falënderoj të gjithëve për punën e palodhshme dhe përkushtimin që keni treguar në vitin që e lamë pas.

Ishte ky një vit që vulosi historinë e vendit tonë.

Vit i Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Viti i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Vit i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjeneratat e tanishme dhe ato që do të vijnë pas nesh, do ta kujtojnë vitin 2008 si moment kulmor, kur populli i Kosovës ungrit dhe zuri vendin e vet në familjen e shteteve sovrane.

Ne u bashkuam për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Sot, ne krenohemi  me të arriturat tona.

Sot, ne kemi institucione shtetërore të dala nga zgjedhjet e lira dhe demokratike...

... Tërë atë që kemi bërë, e kemi bërë bashkë si qytetarë të Kosovës së pavarur dhe demokratike.

Edhepse si politikanë mund të kemi dallime në rrugën që duhet ndjekur për t’i zgjidhur problemet tuaja, të gjithë duan që ju të keni standardet më të larta të jetesës. Të keni më shumë mundësi për të rinjtë tanë,për të ndërtuar karrierat e tyre dhe për të krijuar familje, këtu, në Kosovën e pavarur.

Viti 2008 do të mbaht mend si vit i unitetit politik dhe qytetar....

... Vetëm me unitet dhe përkushtim mund t’i tejkalojmë sfidat, të shënojmë edhe më shumë përparim dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ne dhe për fëmijët tanë”.

T’i përgjigjesh me tone të këtilla një kryeministri, siç është Hashim Thaçi, i cili rreth dy mauj më parë ftoi popullin që me unitet t’i tejkalojë të gjitha sfidat dhe të marshojë lirshëm drejt përparimit, me suksese të reja, është më shumë se mëkat, ose siç po thuhet ne një gjuhë më profesonale – krim i organizuar. Kurrë më parë Kosova nuk është përfaqësuar mëmirë para ndërkombëtarëve, se sa në këtë legjislaturë, me tnademin: Hashim Thaçi – kryeministër dhe Fatmir Sejdiu – president i Republikës.

Në anën tjetër, në këtë kohë të globalilizmit të përgjithshëm e sidomos të ndikimit të strukturave ndërkombëtare në Kosovë, te ne është një karakteristikë speciale që, pa marrë parasysh kush është në qeveritë e Prishtinës, një valle të caktuar dhe nga ndërkombëtarët të informuar, duhet luajtur. Prandaj, çkado që të bëjnë ministrat e qeverisë sonë, duhet kuptuar ata, se shumicën e veprimeve i kanë të diktuara nga strukturat ndërkombëtare.

Nuk po dua  t’i mbroj ministrat tanë, sepse nuk i takoj as njërës as partisë tjetës nga të cilat vijnë ministrat e qeverisë aktuale dhe nuk ua kam dhënë votat asnjërit (i ndodhur në diasporë, në zgjedhjet e fundit nu kam pasur mundësi të votoj). Qëllimi im në këtë shkrim është që ta them të vërtetën për ministrat dhe qeverinë aktuale të Republikës së Kosovës, që dikush dëshiron ta ndërrojë pa të drejtë e atyre trumpetuesve dua t’u them: Shkoni e fitoni votat e popullit, për të qenë pastaj pjesë e qeverisë së vendit.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora