E premte, 24.05.2024, 10:47 AM (GMT+1)

Editorial

Alfred Papuçiu: Shqiptarët dhe dyshtetësia

E enjte, 30.04.2009, 11:00 PM


Shqiptarët dhe dyshtetësia

Nga Alfred Papuçiu

Zvicra prej në tokën e saj prej 41 293 km katrorë dhe me banorë rreth 7 milionë vete, rreth 200.000 shqiptarë, si dhe një numër të konsiderueshëm italianësh, gjermanë, portugezë, spanjollë, afrikanë e popuj të vendeve të tjerë. Zvicra është konfederatë dhe në këtë vend të vogel, që nuk është as sa dyfishi i Shqipërisë punojnë e jetojnë në harmoni banorë që flasin katër gjuhë kombëtare: gjermanisht, frëngjisht, italiasht dhe romanshë. Autoritetet e Gjenevës para disa vitesh pranuan bustin e Heroit tonë Kombëtar Skëndebeu që është ngritur buzë liqenit Leman, pranë Organizatës Ndërkombëtare të Tregtisë. Italianët në Romë shohin çdo ditë monumentin e heroit tonë kombëtar tek “Piaca di Skanderbeg”. Janë bërë përpjekje për të ngritur bustin e Skënderbeut në Londër, Paris, Nju Jork dhe bile edhe në Gjermani. Dhe ndoshta një ditë ne apo brezat tanë të ardhshëm do ta shohin këtë ëndërr të realizuar. Ky simbol i atdhedashurisë mendoj se duhet të shtrihet edhe tek çështja e dyshtetësisë. Po shprehem më qartë: disa shtete në bazë të legjislacionit të tyre i detyrojnë shqiptarët por edhe të huajt të braktisin kombësitë e vendeve nga kanë ardhur, nëse duan të marrin atë të shtetit ku jetojnë. Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe kudo që jemi në çdo shtet të botës, kemi bërë emër për korrektësinë, jemi punëdashës, familjarë, ruajmë zakonet tona dhe të tjerët na respektojnë. Pa çka se ndonjë, për hesapet e veta ngre anatema kundër shqiptarëve se janë njerëz që merren me shitjen e drogës, me prostitucion e nuk e di çfarë. Një pakicë e bashkëatdhetarëve tanë për arsye ekonomike mund të bien në prerin e krimit, shtyrë edhe nga ai dikushi që nuk na e don të mirën. Por ne jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe këtë e tregojnë edhe kolokiume si ai për Kushtetutën tonë në Universitetin e Gjenevës, apo edhe organizimi i ekspozitave dhe veprimtarive të ndryshme për Shqipërinë, organizuar në Pallatin e Kombeve e kudo në botë, ku marrin pjesë me kënaqësi personalitete të shquara të politikës, të shkencës, të ekonomisë, kulturës dhe bashkëatdhetarët tanë. Unë nuk mund t’i harroj kurrë ato mbrëmjet apo veprimtaritë me shqiptarët në Nju Jork vite më parë, apo edhe tani ku marrin pjesë edhe përfaqësues nga brezi i ri nga Kosova e viset,  Shqipëria. Pra e përsëris, jemi krenarë që jemi bij të tokës mëmë: Shqipëri. Jemi krenarë siç janë italianët e kinezët të vendosur prej dhjetravjeçarë në Shtetet e Bashkuara dhe që kanë lagjen e tyre “italiane”, „kineze“, gazetat e tyre, ruajnë kombësinë e tyre. Kështu ka ndodhur dhe me popuj e breza të tërë që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për një arsye ose një tjetër. Ky është një fenomen jo vetëm i vendeve të varfëra dhe në tranzicion por edhe i shteteve të pasura. Le të sjellim përsëri shembullin pozitiv të Zvicrës. Zvicra, një vend i vogel, në sajë të legjislacionit zviceran, edhe nëse ke marrë nënshtetësinë zvicerane, mund ta mbash edhe atë italiane, spanjolle, portugeze, somaliane, turke, srilankeze. Pra mund ta ruash dyshtetësinë. Pra, një vend që ka katër gjuhë kombëtare, respekton gjithashtu qytetarët e vendeve të tjera që kanë zgjedhur si vend të dytë të tyre Zvicrën. Po të shohësh termin “nacionalitet” në fjalor thuhet: “përkatësi juridike e një personi në popullsinë e një shteti: të kesh nacionalitetin e dyfishtë”….”Grupim individësh të së njëjtës origjinë ose që kanë të njëjtën histori dhe tradita të përbashkëta, por që nuk përbën shtet”.
Prandaj sygjerova dhe përmenda se mund të japim ndihmesën tonë për botimin e temave të kolokiumit. Me ndihmesën e profesorëve zviceranë, italianë dhe shqiptarë, por edhe të studentëve, ne mund të bëjmë shumë për mbrojtjen e shtetësisë shqiptare. Unë nuk mund të kem të njëjtin mendim me atë studenten shqiptare që u shpreh në konfidencë se kish qe¨në për disa vite në një shtet të huaj dhe atje vete shqiptarët kishin pranuar shtetësinë e atij vendi. Ajo mund të pohonte më mirë se shqiptarët si popuj të vendeve të tjerë, për një arsye ose një tjetër, kishin qënë të detyruar të merrnin shtetësinë e vendit ku ishin vendosur. Nuk kishin zgjedhje tjetër, pasi ai vend nuk u jep mundësinë si Zvicra e vende të tjera të kenë dyshtetësinë. Por kurrë ndonjë shqiptar i ndershëm nuk do të pranonte me dëshirë heqjen e të qënit shqiptar, një komb i lashtë, një komb që ka ruajtur të pastër gjuhën, zakonet dhe gjithçka të mirë për t’ua lënë trashëgim brezave të ardhshëm, që një ditë do të kthehen në tokën e tyre të bukur, buzë detit, në fushat e Myzeqesë apo Devollit, në malet e lartë e të bukur në Valbonë e gjetiu. Fatmirësisht ka në botë vende me demokraci shembullore dhe një legjislacion të përshtatshëm dhe bashkëkohor si Zvicra që respekton prejardhjen dhe rrënjët e banorëve të huaj që kanë zgjedhur të banojnë qoftë edhe përkohësisht apo përherë tokën zvicerane, me njerëz të mirë, punëtorë dhe të lumtur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora