E premte, 04.10.2024, 04:54 PM (GMT+1)

Editorial

Xhevat Rexhaj: Ringjallja shqiptare - ra komunizmi - fitoi demokrati

E enjte, 02.04.2009, 10:36 PM


E filloi me USA-në                                                 Po ec bashkë me USA-në

RINGJALLJA SHQIPTARE- RA KOMUNIZMI- FITOI DEMOKRATI

-  N A T O-

Athua çfarë bluhet në trurin serb? Ku janë more, s`po nihen hiq!

Nga Xhevat Rexhaj 

Dikush do të thotë që në fillim se na lodhi ky njeri me lëvdata për njerëz të caktuar, pra nga ana e tij të admiruar. Ju dha të drejtë se “ ku dhem dhami shkon guha”, e mua zakonisht më mahnitin Njerëzit e vërtet, të drejtë, të moralshëm në çdo aspekt, të kjartë, të vetëdijshëm, të mençur, të fortë në shumë sfera, dhe thjeshtë të brumosur me shqiptari të pastër, ( mua shumë nga këto më mungojnë), por i dua ata që i posedojnë këto veçori.

Ne që jemi lindur dhe rritur në një shtet, në një shoqëri, në një sistem të cilin kurrë nuk e pranonim si të tonin e dimë shumë mirë se si dhe ku ishin serbët, pra Serbia. Ishte fshisë që thithte të gjitha të mirat e kombeve të “ bashkuara e të vëllazëruara” ish jugosllave, pra edhe ne shqiptarët futeshim në “ sllavë të jugut". Serbia( Jugosllavia) ishte e fortë na e kajti e sna e kajti neve me e pranua, Serbia( Jugosllavia) ishte udhëheqëse e një Lëvizjeje të quajtur e Painkuadruar, ishte mike me Rusinë, Kinën, B. E Madhe, Francën, Italinë, Indinë, deri diku edhe me SHBA-në, ishte mike dhe përtej mikje me shtetet arabe-myslimane, ishte pra “ hasreti” i krejt botës.

Po ku ishim ne shqiptarët, ne ishim “jetimet” e nënçmuar jo vetëm nga fqinjët por edhe nga vetë regjimi bolshevik-komunistë-Stalinist i shtetit amë, ishim thjeshtë ata që nuk ishim askund, bota na njihte përmes propagandës serbe edhe pse ne vetvetes i thurnim lëvdata me çiftelia e me kang bashibozuke e shanim Evropën “kurvën plakë” ngase mendonim që ata i kanë fajet për të këqijat tona! Vërtet ne edhe nuk mund të depërtonim në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar sepse shteti ”amë” që duhej të kryente detyrat për kombin në përgjithësi ishte futur në errësirën fatale komuniste e izolacioniste duke luftuar edhe “imperializmin Amerikan”, pra neve thjeshtë ishim të padukshëm në konstelacionet e atëhershme politike e strategjike ndërkombëtare...

1998-9, R. Regan President i SHBA-së përgatit shkatërrimin e bastionit të djallit, dhe  pastaj me Murin e Berlinit fillon tatëpjeta e sllavëve.

Dhjetor, 23 viti 1989 formohet partia e parë demokratike në Evropën Juglindore LDK, Elita kombëtare shqiptare e Kosovës uron Kryetarin e parë të Partisë, Njeriun që kurrë nuk e kishte përjetuar përkëdheljen e babait (e kishin vrarë serbët me 1945), Njeriut që tërë moshën e vetë e kishte kushtuar në shkollim, arsimim dhe studim të shqiptarisë, por edhe prurjet e ardhme në skenën ndërkombëtare, pra Dr. Ibrahim Ukë Rugovën. I Madhi e kishte të paraparë të matur mirë dhe të shtjelluar mirë, ta shkeli Tokën e bekuar për tu bekuar nga i bekuari shtet i quajtur USA, të tjerat dihen...

Në Shqipëri studentët dhe  Intelektualët e kishin vënë me meritë në vendin e caktuar Njeriun tjetër të Madh shqiptarë, Doktorin Sali Berisha i cili krah me Azem Hajdarin e Madh fillojnë shthurjen dhe shpordhjen e komunizmit mizor famëkeq shqiptarë. Ky Njeri u vu në ballë të Partisë së dytë Demokratike shqiptare PDSH-së. Ky njeri të parin qëllim e kishte Shqipërinë në NATO, pra tregoi cakun.

Kaluan vite, ndodhën prapë tronditje, marrëzira, fatkeqësi edhe të përgatitura nga armiqtë, të cilët ishin të brendshëm e të jashtëm. Shqiptarët  në të gjitha trojet etnike me mundim ecnin përpara, por tani përkrah kishim një mik të madh kishim Amerikën me disa aleatë të fortë, ngase formula” Republika e Kosovës dhe shqiptarët duan të jenë  në strukturat Euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në” ishte një dokument i shënuar në kancelarin e Presidentëve të SHBA-së, dhe se kjo duhej realizuar medoemos. Ndodhi lufta në Kosovë, Ushtria e Kosovës UCK me Adem Jasharin, u bë aleate e Nato-s, përzuri forcat serbe nga Dardania. Shqipëria votoi prapë Njeriun  që duhej të përfundonte nismat e marra herët nga Rugova dhe vetë ai, evoluimet ishin marramendëse për të mbarë.

10 Qershor 2007, (tërë ditën kam derdhur lot nga gëzimi), shkel tokën e arbrit, tokën shqiptare zyrtarisht Njeriu më i Madh, më i fortë dhe më i dashur për shqiptarët i Madhi G.W. Bush, dhe ju thotë shqiptarëve. Kosova Shtet i pavarur, Shqipëria në Nato, shqiptarët në tryezën e kombeve Evropiane, pra u pa se edhe për shqiptarët ka Diell dhe Zot.

Bukuresht 2008, Bushi President llafos me Berishën, Topin e sidomos Bashën si me vëllezër, mrekulli.

30.prill, sekretari i Nato-s J. Skefer dërgon ftesën Shqipërisë, pra Ministrit Basha, ejani në tavolinën e ardhmërisë ku e keni vendin.

1.prill 2009, në SHBA nënshkruhet zyrtarisht anëtarësimi i Shqipërisë( shqiptarëve ) në NATO, ah sa kënaqësi.

Me 3 dhe 4 Prill festoni shqiptarë Ditën më të madhe shqiptare pas pavarësisë së republikës së Kosovës, festën e sigurisë për shqiptarët.

Athua fqinji i ynë “ hasreti” i dikurshëm çka bluan në kokë, çfarë hallakatje ka në barkë dhe çfarë traume do të përjetoi, ua besoi se nuk e kanë lehtë se ende po jetojnë si në kohën e; NASERIT-NEHRUS-TITOS, sa për mua le të vazhdojnë se nostalgjia zor zhduket.

Urime Festa SHQIPËRI, urime Festa Shqiptarë kudo jeni, e ardhmja edhe më e begat

Urime Dr. Sali Berisha, Kryeministri i shqiptarëve, Zoti të ruajt gjithherë,  ke ende punë për të bërë

Urime President B. Topi

Urime Z. L. Basha , krenaria shqiptare

Urime Zonja shqiptare J. Topalli

Urime të gjitha Partive politike që bëjnë festë për këtë datë madhore

Të qoftë dheu i lehtë President Rugova për ato që bëre e ne të jemi tani këtu, ishe mishërimi dhe burimi i realizimit të ëndrrave shqiptare, pra u bënë realitet, ne vazhdojmë  tutje me Ty i Madhi i shqiptarëve, fizikisht po na mungon shumë mirëpo vizionin e qojmë përpara, do na duhet gjithherë ne shqiptarëve.

(Ah, si nuk i përjetoi dy gëzimet e mëdha shqiptare)



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora