E merkure, 09.10.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Editorial

PDK: JO centralit bërthamor në Shkodër

E diele, 19.04.2009, 09:00 PM


                                                                                                       Tirane, 19.04.2009

Deklaratë për shtyp e kryetarit të Degës së PDK-së Shkodër, Mark Kroqi

PDK:  Jo centralit bërthamor në Shkodër

Centrali bërthamor shkatërrron të ardhmen e Shkodrës
Deputetët e Shkodrës të mos heshtin

Javën e fundit  mediat ballkanike por edhe me gjerë, kane botuar lajmin se qeveria e Kroacisë dhe qeveria Shqiptare pritet të nënshkruajnë në fund te muajit Prill një memarondum mirëkuptimi për ndëritimin e një reaktori nuklear për prodhimin e energjisë elektrike në qarkun e Shkodrës, në grykëderdhjen e Lumit Buna, ose diku pranë Liqenit të Shkodrës.

Ky lajm ka krijuar një shqetësim të vertetë për qytetarët shkodranë, ka krijuar pasiguri dhe frikë për të ardhmën.

Partia Demokristiane, dega Shkodër, e kundërshton me forcë  këtë projekt të kryeministrit, i cili na kujton ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik Çeliku i Partise në Elbasan, i cili shkatërroi  një nga qytetet tanë më të bukur dhe ka krijuar probleme serioze për shëndetin e njerëzve në këtë qytet prej shumë e shumë vitesh.

Ne demokristianët gjykojmë se Shkodra dhe qarku i saj, është një nga rajonet me resurset më të pasura natyrore dhe me një përspektivë të shkëlqyer zhvillimi, nëse gjithçka nuk kërcenohet nga shkatërrimi prej projekteve të pastudiuara dhe me kosto të pallogaritshme për të ardhmen.

Shkodra ka det, ka një nga plazhet më të bukur të Ballkanit, ka lumej dhe liqenin e saj, ka alpet e mrekullueshme, ka histori dhe trashigimi kulturore, është e rrethuar nga fusha nga më pjelloret në vendin tonë. Shkodra mund dhe duhet të zhvillojë ekonominë e saj duke u mbështetur në këto resurse natyrore, duke zhvilluar turizmin dhe duke ruajtur ekosistemin e saj, më të pasurin në Ballkan.

Ruajtja, mirëadministrimi dhe investimi në këto resurse natyrore  është garancia që siguron rritjen e mirëqenies për qytetarët dhe një jetë të shendetshme e të begatë për shumë breza.

Nëse Shkodrës ia bën të papërdorshëm Plazhin e Bukur të Velipojës, Liqenin e Bukur të Shkodrës, lumjet që e rrethojnë dhe Alpet e Virgjera, atëherë qyteti ynë bëhet i pabanushem dhe pa të ardhme.

Partia Demokristiane Dega Shkodër dënon vendimin e njëanshëm të kryeministrit Berisha për të ndërtuar një Central Berthamor, pa pyetur për vullnetin e qytetarëve të saj.

Kryeministri, edhe pse gjithmonë ua ka kërkuar votat shkodranëve në emër të demokracisë, sot ai në kabinetin e tij nuk ka asnjë ministër shkodranë, ndërkohë që shumë projekte për zhvillimin e Shkodrës kanë mbetur në Letër prej katër vjetësh, edhe pse janë përuruar disa herë, sic është projekti i ndërtimit të supërstradës, Shkodër-Hani i Hotit.

PDK dhe qytetarët e Shkodrës, janë  të vendosur që të mos e lejojnë kryeministrin Berisha, të ndërtojë një reaktor Berthamor në kundërshtim me vullnetin tonë dhe të qytetarëve, ne nuk do të lejojmë që Shkodra të shndërrohet në një Elbasan të dytë, ne nuk do të lejojmë që qyteti ynë të shkatërrohet, sic po shkatërrohet fusha nga Fushë-Kruja në Lezhë, nga fabrikat e çimentos që ndotin çdo ditë mjedisin ku jetojnë dhjetëra mijëra njerëz, ndërkohë që fitimet shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe investitorëve deri në shkretëtirat e Arabisë.

PDK u bën thirrje deputetëve përfaqësues të Shkodrës të ngrejnë zerin kundër këtij projekti të rrezikshëm për jetën tonë dhe të fëmijëve tanë, duke dëshmuar përgjegjësinë e tyre politike dhe njerëzore para qytetarëve që i kanë votuar.
Heshtja e tyre përballë këtij projekti që mund të sjellë katastrofën për qytetin tonë është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.

PDK- dega Shkodër, edhe njëherë i bën thirrje kryeministrit Berisha, të mos e nënshkruajë në emër të qeverisë një projekt të tillë të pastudiuar, që nuk ka mbështetjen e qytetarëve dhe që vë në pikëpyetje të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora