E shtune, 04.05.2024, 01:29 PM (GMT+1)

Editorial

Hysen Ibrahimi: 10 vjetori i Çlirimit të Kosovës nga NATO

E enjte, 11.06.2009, 09:33 PM


ME RASTIN E 10 VJETORIT TË NDËRHYRJES SË FORCAVE TË NATO-S, PËR ÇLIRIMIN PËRFUNDIMTAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

10 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS NGA NATO

Nga Hysen Ibrahimi  -  kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi

Forcave të NATO-s, duhet t’u ngritet lapidari më i madh në Qendër të Prishtinës, pastaj në kufi në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe nëpër kufij të Kosovës me nga një lapidar mesatar duke e evidentuar 12 Qershorin e vitit 1999, Dita e Çlirimit të Republikës së Kosovës, për të dëshmuar se ajo përfundimisht e çliroi popullin e Kosovës, që ishte para një kasaphane e ngjajshme me ate të Srebrenicës në Bosnje.

12 Qershori e vitit 1999, është 10 vjetori, Dita e Çlirimit të Republikës së Kosovës,  ku duhet të kujtohet si njëra ndër datatë më të shënuara në historinë më të re të Kosovës, kur  Trupat e NATO-s, hynë në Kosovës dhe përfundimisht pas një shekulli vrasje, burgosje, spastrime etnike, robërie  nacionale, helmime, etiketime ndër më ç’njerëzoret,  e çliruan Republikën e Kosovës nga okupatori shovenist Serb. Historia tradicionale e shqiptarëve i kishte provuar të gjitha metodatë për çlirimin e vendit, si vetëdijen kombëtare, patriotizmin, atdhetarizmin, ilegalizmin, optimizmin, revulucionin, ilegalitetin, të cilat nuk dhanë rezultatin e dëshiruar për t’u çliruar përfundimisht nga okupatori serb,  por qe një politikë që asnjëherë nuk ishte provuar, at që quhej politikë paqësore. U desh të pritet një shekull e të dal një njeri duke përdorur një filozofi politike që në kuadër të saj të nxjerr dhe trajton politiken paqësore, si metodën më perfide dhe  më me ndikim tek faktori i shteteve Perendimore. Ideatori i kësaj ideje të kësaj politike paqësore me ndikim që kishte filluar për herë të parë në historinë e Kosovës, ishte Dr. Ibrahim Rugova.

12 qershoti i vitit 1999, lidhet ngusht me politikën e Kryetarit Rugova, sespe ishte faktori më relevantë i vazhdimësisë së politikës tradicionale të historisë së Kosovës, por me një drejtim kah SHBA-të dhe shtetet e Perendimit dhe me një politikë të re paqësore që gjente përkrahje çdo ditë e më shumë nga këto qendra të vendosjes. Për lëvizjen e forcës më të madhe të këtij planeti, ishte pikërisht politika e Kryetarit Rugova për 10 vjet rresht pa u ndalur për të bindur botën me situatën e rëndë të Republikës së Kosovës që ishte pllakosur nga një regjim që nuk njeh kufij për masakrimin e të gjithë atyreve që mendojnë ndryshe.
Kryetari Rugova me vullnetin dhe sakrificen e tij të pa shoq  (që ishte i vetëdishëm se rrezikohej ai personalisht dhe tërë familja e tij ), për vendimin e vet që të përcaktohej duke kordinuar dhe udhëhequr lëvizjen më të madhe ndonjëherë që ishte rreshtuar pas ndonjë force politike, ja arriti që të bindi SHBA-të dhe disa vende Europiane, që ato të ndikojnë që NATO duhet të intervenoj  sa më parë që është e mundur për parandalimin e spastrimeve etnike të një populli.
E gjithë veprimtaria e forcave të NATO-s organizohej dhe konsultohej përmes funksionimit të ndërlidhjes së Kryetarit Rugova me SHBA-të, që ishin plot rreziqe dhe sakrificë për vet Kryetarin Rugova,  i cili prezentoj gjendjen e spastrimeve etnike ku tani Kosova po mbetet pa banorë shqiptarë – thoshte Kryetari Rugova, i jipte një forcë SHBA-ve dhe dise vendeve Perendimore që të ndërhyjnë me forcat e NATO-s për të dal në skenë botërore për të dëshmuar se ato janë pikërisht në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Me t’u zbuluar se lidhja e drejtë përdrejtë e NATO-s e SHBA-ve dhe Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova, diktatori Millosheviq dha urdhër që të arrestohej Kryetari Rugova me tërë familjen e tij dhe e detyroj të dal para opinionit botëror dhe të kërkoj për parandalimin e bombardimeve të NATO-s, ose ai me tërë familjen do të masakrohet.  Kjo ishte dëshmia më e fortë kur edhe pushteti serb e diti dhe ishte i vetëdishëm sepse kishte zbuluar se kush ishte indikatori për ndërhyrjen e NATO-s e cila e bombardonte serbinë.

Bill Clinton
Politika e Kryetarit  Dr. Ibrahim Rugova, i një rëndësie të veçant përkatësisht të politikës shqiptare të Kosovës shihet në mënyrë të plotë arritja e synimeve të tij kur problemin e Kosovës që konsiderohej si problem lokal, arriti të internacionalizoj dhe ta bën problem Ndërkombëtar deri te ndërhyrja e forcave të NATO-s me bombardime të caqeve serbe (së pari që ajo të tërheqë trupat e veta ushtarako-policore dhe paramilitarë që kishin ardhur për të masakruar shqiptarë, duke e nënshkruar kapitullimin  e saj më 9 qershor në Kumanovë), dhe pastaj kur vjen 12 qershori hyrja e trupave tokësore të NATO-s.
Bota u revoltua me padrejtësitë e krimeve, spastrimeve etnike si një aprathejd i pushtetit serb mbi popullin e pafajshëm Shqiptare, sidomos masakra e Familje së Komandantit Adem Jashari në Prekaz, masakra e Reçakut, Izbicë dhe vendeve të tjera të Kosovës.
Në këtë datë të shënuar të Ditës së Çlirimit të Kosovës, përkujtojmë të gjithë Dëshmorët e Kombit dhe të gjithë të rënit tjerë të cilët u vranë nga regjimi i shkjaut, e po ashtu ju shprehim keqardhje të gjitha familjarëve që të afërmit e tyre ende janë të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre.
Ndarja e ideve programore të forcave politike shqiptare, nuk arriti  të krijoj ndarjen e luftës së përbashkët për çlirimin e Kosovës, e cila kishte ndikim të madh në jeten e shqiptarëve që përballeshin me jetë a vdekje para një diktatori të t’mershëm që quhej Millosheviq. Kjo u dëshmua në radhë të parë në faktin se orientimi i të gjitha forcave politike shqiptare kishin të njejtin qëllim: ”Çlirimin dhe arritjen e krijimit të shtetit të Republikës së Kosovës”.
Pa dyshim se autoriteti i krijuar i Kryetari Dr. Ibrahim Rugova me politikën e tij të mençur, krijoj ndikimin që forcoj idenë e shumë shteteve të jenë të qëndrueshme dhe rezistente gjatë gjithë bombardimeve 78 ditëshe, që ishin rrethana të reja për botën e Perendimit, që asnjëherë në historin e këtij planeti nuk ishte marrë një aksion i tillë për të ditur se si të veprohej, pra ishin rretha të panjohura për forcat e NATO-s dhe shteteve me ndikim me në krye SHBA-të.
Në këto kohëra gjatë bombardimeve të NATO-s, forcat policore, ushtarake, paramilitare serbe ishin të ç’frenuara dhe kishin një shtytje nga regjimi i serbisë që të masakrojnë sa më shumë që është e mundur dhe të bëjnë spastrimin etnik të Kosovës duke e detyruar popullin të braktisë vendëlindjen e tij, kurse në kufi plaçkiteshin dhe merreshin edhe dokumentet e identifikimit si qëllim për humbjen e identitetit kombëtar!  Kjo shkaktoj edhe më tepër revoltë te bota e qytetëruar dhe bindjen se kanë të bëjnë me një regjim të aparthejdit.

12 qershori i viti 1999, çlirimi përfundimtar i Republikës së Kosovës, i dedikohet politikës së mençur të Dr. Ibrahim Rugova, SHBA-ve, Anglisë, Frances, Gjermanisë, Italisë, Shqipërisë, Turqisë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të Kombit Shqiptar me në krye Komandantin Adem Jashari, Sali Çeku, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Xhevat Isufi, Shemsi Ahmeti, pastaj e shumë personaliteteve që ishin miqë të popillit Shqiptar siq ishin, Bill Clinton, Madalen Ollbrajt, Xhorxh Bushi Plak dhe dhe Xhorxh Bushi i Ri,  Toni Bler, Hillari Klinton, Papa Gjon Pali,Vesli Klark, Willjam Woker, Anna Lind, Richard Hollbrok, Xho Bajden dhe shumë personalitete të tjera. Zoti i bekoft të gjithë pa përjashtim me tërë familjet e tyre.
Sot është 10 vjetori i ditës së hyrjes së forcave të NATO-s, kur shteti i Republikës së Kosovës është i njohur nga 60 shtete më të fuqishme të botës, me shpresë se 20 vjetori i ndërhyrjes së forcave të NATO-s, Republikën e Kosovës do t’a gjej të integruar në strukturat e saj të NATO-s, në Be, antarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si një shtet ligjor, funksional që pasqyron paqë dhe stabilitet për rajonin e Ballkanit, që të gjitha këto shtete mike që na ndihmuan, të krenohen se kanë pasur të drejtë të ndërhyjnë.
Forcave të NATO-s, duhet t’u ngritet lapidari më i madh në Qendër të Prishtinës, pastaj në kufi në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe nëpër kufij të Kosovës me nga një lapidar mesatar duke e evidentuar 12 Qershorin e vitit 1999, Dita e Çlirimit të Republikës së Kosovës, për të dëshmuar se ajo përfundimisht e çliroj popullin e Kosovës, që ishte para një kasaphane e ngjajshme me ate të Srebrenicës në Bosne.

Këtë e thot më së miri gjatë fjalimit të tij në Ferizaj para shumë të pranishmëve në vitin 1999 menjëherë pas çlirimit të Kosovës, Kryetari i SHBA-ve Bill Klinton kur  thot:
”Ne e çliruam Kosovën kurse ju ndërtone Kosoven”. Kjo nuk do koment.

Populli Shqiptar përherë do t’u jetë mirënjohës të gjitha atyre shteteve dhe personaliteteve që na ndihmuan në ditët më të vështira të historisë së Kosovës. Këtë ndihmë të tyre do t’a ruajmë si vlera të larta që kanë mesazhe për lirinë dhe të drejtatë e secilit njeri për të jetuar i lirë, që Kosova krahas zhvillimit të saj pa dyshim se do të plotësoj të gjitha standardet e minoriteteve.
Shqiptarët e Kosovës, duke e pasur një përvojë të hidhur që u trajtuan si minoritarë me mohimin e të gjitha të drejtave të tij, këtë e shofin si diskriminim gjë që kjo nuk do do t’i ndodhë Kosovës, sepse synimet e saja janë në të larta për integrimin e saj në Botën e qyetëruar të vendeve demokratike.

Zoti i bekoft miqt e popullit Shqiptar me në krye SHBA-të.
Zoti e bekoft 12 Qershorin Ditën e Çlirimit të Republikës së Kosovës.
Zoti i bekoft Forcat e NATO-së dhe shtetet aleate të saj.
Zoti i bekoft popullin Shqiptar.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora