E diele, 28.04.2024, 09:56 PM (GMT+1)

Editorial

Bardhyl Mahmuti: Letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara Amerikane, z. Barack Obama

E merkure, 24.06.2009, 10:00 PM



Përmes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në  Shkup


Presidentit të Shteteve të Bashkuara Amerikane, z. Barack Obama

- Kërkesë që Kryeministri aktual i Maqedonisë z. N. Gruevskin të futet në ‘listën e zezë amerikane’ si person që planifikon, që ushtron dhe që mbështetë dhunën institucionale kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe që pengon implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
- Kërkesë që SHBA-të dhe BE-ja, si garant të Marrëveshjes së Ohrit, të organizojnë një Konferencë Ndërkombëtare me qëllim që Maqedonia të ndalojë aplikimin e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve dhe të ushtrojnë presionet e domosdoshme për të imponuar zbatimin e plotë të saj të kësaj marrëveshje.

I nderuari z. President,

Mbajtja në fuqi e ‘listës së zezë amerikane’ për personat që sponsorizojnë ose mbështesin dhunën në Maqedoni dhe që pengojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe mospërfshirja në këtë listë të shkaktarëve kryesor të dhunës dhe pengimit të implementimit të kësaj marrëveshje më shtrëngoi t’Ju drejtohem  përmes kësaj letre publike.

- Fillimisht rikujtoj se që nga themelimi i Maqedonisë si republikë në kuadër të Federatës jugosllave e deri në ditët e sotme një nga karakteristikat e funksionimit të institucioneve shtetërore të këtij shteti ka qenë dhe mbetet diskriminimi racial i shqiptarëve.
Për t’ju përshtatur modës dhe kontekstit historik nën akuza të ndryshme  shqiptarët në Maqedoni janë vrarë, janë rrahur, janë poshtëruar, janë  torturuar, janë burgosur dhe janë dënuar në vazhdimësi.
Si rezultat i dhunës së vazhdueshme shpërtheu lufta e vitit 2001. Falë angazhimit ndërkombëtar dhe veçanërisht mobilizimit diplomatik të SHBA-ve lufta përfundoi me pasoja minimale krahasuar me pasojat e luftërave tjera që u zhvilluar gjatë procesit të shpërbërjes së Federatës jugosllave.

Obama
I nderuari z. President,


Marrëveshja e Ohrit, si marrëveshje me garanci ndërkombëtare që i dha fund luftës, nuk arriti që të implementohet dhe t’i japë fund diskriminimit të shqiptarëve në këtë shtet.
Tani, kur po i afrohemi 8 vjetorit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje konstatojmë me keqardhje se marrëveshja që i dha fund luftës nuk ndërtoi paqen në Maqedoni.
Dështimi i këtij misioni lidhet në mënyrë të pashmangshme me logjikën e funksionimit të institucioneve shtetërore të Maqedonisë nga njëra anë dhe të mënyrës së funksionimit të partive politike shqiptare që bëhen pjesë e pushtetit nga ana tjetër.

Politika antishqiptare dhe strategjia e manipulimit janë inherente në institucionet shtetërore të Maqedonisë ndërsa karakteristikë dominante e partive politike shqiptare është degradimi i projekteve kombëtare për interesa të ngushta klanore dhe grupore.


Si pasojë e koordinimit të  interesave të tyre grupore koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare e sollën situatën politike në gjendjen e para luftës së vitit 2001.

Instalimi i diktaturë së VMRO-së në institucionet shtetërore të Maqedonisë paraqet rrezikun më të madh për paqen dhe stabilitetin e vendit. Ky rrezik bëhet edhe më i madh për shkak të aplikimit të politikës radikalisht antishqiptare të VMRO-së. Ky radikalizëm antishqiptar i VMRO-së u shpreh në mënyrë më të qartë dha pa ambiguitet në fjalimin e famshëm të para dy viteve të Kryeministrit Gruevskit në Parlamentin e Maqedonisë.  Ai para deputetëve të parlamentit, para korit diplomatik dhe në sytë e opinionit publik që përcillte përmes TV-ve transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës e bëri të qarë pikëpamjen e VMRO-se “se shqiptarët mund vetëm të ëndërrojnë të jenë të barabartë në këtë shtet!”

Fjalimi i Kryeministrit Gruevski në Parlamentin e Maqedonisë simbolizoi fillimin e një dinamike të re të radikalizmit antishqiptare:
-    refuzim i zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni që është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit;
-    ndalimi i përdorimit të flamurit dhe simboleve kombëtar shqiptar që është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit;
-    mobilizimi i aparateve represive kundër popullsisë civile: dhuna në Tanushë, vrasje në Vaksincë, vrasje në Haraçinë, Vrasje në Shkup,  vrasje në Pollog, vrasjet në Malësi të Sharrit (Masakra e Brodecit);
-    Montimet e proceseve politike kundër shqiptarëve, të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare;
-    degradimi i mëtejmë i të drejtave të shqiptarëve në fushën ekonomike, politike dhe kulturore;

I nderuari z. President,

Kjo politikë antishqiptare dhe antidemokratike e VMRO-së dhe e liderit të saj N. Gruevskit
paraqet aventurë të rrezikshme politike që destabilizojnë vendin dhe rajonin,
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga SHBA-të si garant i Marrëveshjes së Ohrit që Kryeministrin aktual të Maqedonisë z. N. Gruevskin ta fusin në ‘listën e zezë amerikane’ si person që planifikon, që ushtron dhe që mbështetë dhunën institucionale kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe që pengojnë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

I nderuari z. President,

Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron se SHBA-të dhe BE-ja,  si garant të Marrëveshjes së Ohrit, duhet të organizojnë një Konferencë Ndërkombëtare me qëllim që Maqedonia të ndalojë aplikimin e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve dhe të ushtrojnë presionet e domosdoshme për të imponuar zbatimin e plotë të saj të kësaj marrëveshje.
 
Bardhyl Mahmuti
Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar
24 Qershor 2009


(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora