Editorial
Engjëll Koliqi: Demokracia do fushatë pa plumba
E hene, 22.06.2009, 10:00 PM
DEMOKRACIA DO FUSHATË PA PLUMBA
Shkruan Engjëll KOLIQI
Në Shqipërinë tonë, në fund të këtij muaji, do të mbahen zgjedhjet politike-parlamentare dhe – si në mbarë botën demokratike, po zhvillohet fushata parazgjedhore, përmes së cilës – me programet e veta qeverisëse e zhvillimore dhe me shumë premtime, partitë politike po ua kërkojnë votat zgjedhësve shqiptarë. Në këtë fushatë parazgjedhore – megjithatë, mjerisht, në vendin tonë po vërehen disa ndryshime që nuk kanë të bëjnë fare me demokracinë dhe që janë jashtë çdo norme të saj. Ato ndryshime, mjerisht, fushatën parazgjedhore në Shqipëri po e skuqin – po e përgjakin.
Për t’i treguar botës demokratike se edhe ne e duam dhe e kultivojmë demokracinë, duhet t’i evitojmë menjëherë aktet e dhunës edhe vrasjet, dhe institucionet shqiptare të drejtësisë duhet t’i zbulojnë aktorët e atyre akteve të zeza dhe ata – kushdo qofshin, ta marrin dënimin e merituar. Dhe, që të mos ndodhin më akte dhune e vrasje, politikanët që zhvillojnë fushatën parazgjedhore duhet të jenë shumë gjakftohtë. Ata duhet t’ua shpalosin zgjedhësve programet e tyre zgjedhore e alternativat e tyre me shumë kujdes, pa i sharë dhe pa i ofenduar kanditatët tjerë dhe partitë tjera – pjesëmarrëse në zgjedhje.
Kur fushata bëhet pa sharje, atëherë lulëzojnë vlerat e vërteta të demokracisë. Populli është i vetëdijshëm dhe duke vlerësuar punën dhe të arriturat e qeverisë së të dy blloqeve politike – të djathtë e të majtë, normalisht që votën ia jep atyre që kanë vepruar më drejtë e për interese të përgjithshme.
Me aktet e dhunës në këtë fushatë parazgjedhore duhet të turpërohemi të gjithë ne e duhet të qajë e të mërzitet mbarë fara arbërore. Këto akte që po marrin jetëra njerëzish janë të zeza dhe tragjike. Ato u bëjnë nder dhe shërbim mbeturinave komuniste-diktatoriale në Shqipëri, që për një gjysmë shekulli, për interese të ngushta personale kanë ngulfatur demokracinë dhe kanë qeverisur me dhunë mbi popullin shqiptar, duke e stopuar dhe bllokuar zhvillimin e tij. Ato mbeturina, në emër të njëfarë internacionaleje komunisto-socialiste, gjithnjë kanë punuar për t’i përmbushur intereset e blloqeve sllavo-orthodokse të boshtit: Beograd-Moskë, Athinë, mbi trojet tona e mbi shpatullat e popullit shqiptar.
Duke i pasur parasysh këto e shumë të zeza të tjera të komunizmit mbi vendin tonë, u apeloj shqiptarëve që të votojnë për të djathtën antikomuniste, por t’i shmangen çdo sharjeje, çdo ofendimi dhe gjithçka të zezë t’ia lëmë së kaluarës dhe historisë. Vendi ynë dhe populli ynë, në rrugën e integrimeve ndërkombëtare, ka nevojë më shumë se kurrë më parë, që t’ia tregojmë botë vlerat shqiptare të demokracisë, para së gjithash duke zhvilluar zgjedhje të drejta dhe të qeta – pa ekscese e pa dhunë. Le ta lëmë të kaluar dhunën! Ta bëjmë pa sharje fushatën! T’ua japim votat atyre që punojnë për intereset tona të përgjithshme kombëtare! Le t’i dënojmë ata që shkaktuan dhunë dhe muarën jetëra njerëzish! Kështu dhe vetëm kështu e zëmë vendin e merituar në familjen e kombeve europiane! Vetëm nëse i votojmë të merituarit dhe nëse zgjedhjet i kalojmë pa dhunë e pa gjakderdhje, Shqipërisë ia trasojmë rrugën e sigurtë dhe ajo do të marshojë fuqishëm drejt integrimeve ndërkombëtare. Le ta bëjmë kështu një Shqipëri të fortë europiane, sepse populli shqiptar e meriton këtë! Gëzuar Shqipëri! Gëzuar demokraci! Gëzuar parlament i ri demokratik!

Komentoni
Artikuj te tjere
Lebit Murtishi: Kush e “ projektoi“ kosovarizmin!?!
Skender Korça: Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri
Hysen Ibrahimi: 10 vjetori i Çlirimit të Kosovës nga NATO
Engjëll Koliqi: Origjinaliteti dhe diplomacia e kombit iliro-shqiptar
Hajdin Islami: Skënderaj - qyteti i rezistencës shqiptare
Engjëll Koliqi: Presidenti i Republikës së Kosovës i hapi udhë një politike të mirë të shqiptarëve në Maqedoni
Ndue Ukaj: Rindërtimi shpirtëror i shqiptarëve
Engjëll Koliqi: E kemi një aleancë të fortë përtej oqeanit
Isuf B. Bajrami: Greqia te çështja çame, shkel Konventat
Engjëll Koliqi: Me mirëbesim e me mirëkuptim bëhen mirë të gjitha punët
Engjëll Koliqi: Politika e shqiptarëve në Maqedoninë antishqiptare
Albert Vataj: Vrasja, si test politik
Alfred Papuçiu: Shqiptarët dhe dyshtetësia
Alfred Papuçiu: Letër drejtuar kryeministrit Sali Berisha?
Dorian Koçi: 70 Vjet (Pa)Siguri Kombëtare
Frank Shkreli: Zonja e Zeze, Nexhmije Hoxha
Hysen Ibrahimi: Apel për të ndihmuar themelimin e Universitetit Publik Shqiptar...
Ndue Ukaj: Libri është i shenjtë
PDK: JO centralit bërthamor në Shkodër
Enver Bytyçi: Karla del Ponte ringjall fantazitë serbe